E hënë, 8 Mars, 2021
9 C
Tirana

SHBA: Hetime mbi përgatitjet e policisë për protestën e dhunshme në Kapitol

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë, që vëzhgon mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion, tha të premten se do të hetojë mënyrën se si departamenti dhe agjencitë e tij të zbatimit të ligjit u përgatitën dhe u përgjigjën ndaj trazirave të javës së kaluar në Kongresin amerikan.

Hetimi nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm do të shqyrtojë nëse informacioni për mundësinë e dhunës gjatë asaj dite, u nda nga Departamenti i Drejtësisë me agjencitë e tjera, përfshirë policinë e Kapitolit.

Inspektori i përgjithshëm tha se “do të hetojë gjithashtu nëse ka ndonjë dobësi në protokollet, politikat apo procedurat e Departamentit të Drejtësisë, që ndikuan negativisht në aftësinë e departamentit apo të strukturave të tij, për t’u përgatitur në mënyrë të efektshme dhe për t’iu përgjigjur ngjarjeve në Kapitol më 6 Janar.”

Hetimi, është një nga disa të tillë, të nisur nga inspektorët e përgjithshëm, përfshirë ata në departamentet e Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe në Departamentit të Burimeve të Brendshme, i cili mbikëqyr Policinë e Parkut të Uashingtonit.

Fillimi i inspektimeve është tregues i një shqetësimi që duket se ekziston mes agjencive ligjzbatuese, se përgatitjet dhe reagimi ndaj sulmit në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump ishin të pamjaftueshme.

Policia e Kapitolit tha se ishte përgatitur vetëm për një protestë të zakonshme ditën që ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, edhe pse vetë presidenti Trump i kishte inkurajuar mbështetësit e tij të “luftonin me forcë”.

Hetimet ka të ngjarë të përfshijnë gjithashtu një vlerësim të informacioneve të zbulimit që Departamenti i Drejtësisë – dhe veçanërisht FBI – kishte mbledhur para dhe pas trazirave. Ai vjen disa ditë pasi FBI-ja pranoi se një nga zyrat e saj në terren përpiloi një buletin të brendshëm që paralajmëronte për dhunë të mundshme në Kongres.

Lexo edhe :   SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik
Lexo edhe :   SHBA-ja dënon "sulmin" e Kinës ndaj autonomisë së Hong Kongut

Gazeta Washington Post, e cila raportoi e para ekzistencën e një raporti të dates 5 janar hartuar nga zyra e FBI-së në Norfolk, tha se buletini pëprfshinte kërcënime nga ekstremistët për të kryer “luftë”. Steven D’Antuono, ndihmës drejtor në detyrë për zyrën e FBI-së në Uashington, tha se sapo u mor paralajmërimi i 5 janarit, informacioni u shpërnda me shpejtësi tek agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit përmes Forcës së Përbashkët të Terrorizmit në Uashington./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet debati në Kryesinë e PS mes kryeministrit Edi Rama dhe Ditmir Bushatit

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë...

Dalin emrat e parë nga PS/ Rama në Durrës e Vlorë, Majko i 19-ti në Tiranë

Dalin emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Partisë Socialiste. Mësohet se kryeministri Edi Rama do të kandidojë...

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Platforma sociale, “Facebook” ka bërë një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financojnë...

Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë...

Zelanda e Re tronditet nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë

Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet me magnitudë6.6 në brigjet e saj lindore, vetëm disa ditë pasi një varg tërmetesh në të...