E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Ura e Zogut drejt rrënimit, Berisha: Rama urren çdo gjë të Veriut (Foto)

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, kanë dëmtuar edhe më tej një ndër momumentet më të rëndësishme të kulturës në rajonin verilindor të vendit, Urën e Zogut e cila ndodhet në Milot.

Një nga këmbët e urës është fundosur në lumin e Matit me rreth 2 metra, ndërsa pothuajse i gjithë monumenti me harqe ka lëvizur.

Harresa e shtetit përballë këtij monumenti, për ish-kryeministrin Sali Berisha, përkthehet me urrejtjen që ka kryeministri Edi Rama për veriun e vendit.

Postimi i Berishës në Facebook

Urrejtja aterore e Edvinit per çdo gje te Veriut le ne shkaterrim Uren e Zogut.

Kjo kryeveper e inxhinierise dhe arkitektures, perle e veprave te ndertimit ne Shqiperi, e ndertuar ne  vitin 1927 dhe e shpallur monument kulture ne vitin 1999 po lihet te shembet me qellim vetem dhe vetem se mban emrin Ura e Zogut dhe se vendoset ne zonen e vendit qe urren Edvin Kristaq Zografi.

Denoj me forcen me te madhe albanofobine ndaj Veriut  te vendit te Edvin Kristaq Zografit dhe bandes se tij antishqiptare.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

 Mirembrëma I Nderuar Dr Berisha! Uroj të jeni mirë familjarisht. Këto fotot që të solla tregojnë papërgjegjshmërinë e institucioneve përgjegjëse që nuk e pranojnë katandisjen e kësaj ure të ndërtuar në vitin 1927 dhe të shpallur monument kulture në vitin 1999, pra këtu nuk jemi as në afganistan e as në kabul por në Shqipëri tek Ura e Matit(Zogut) aty ku ndan Pllanën me Milotin.

Kjo gjë ndodh kurdo por jo kur të merren masat e nevojshme të parandalimit të kësaj shkëputjeje të këmbëve të urës dhe pjesa e asfaltit është kthyer dhe ka lëshuar bark, e kjo vjen pas reshjeve të shumtave shiu ku nuk kanë  të kalojnë veç se të shkaktojnë përmbytje,ndotje dhe sigurisht shkatërrim të kësaj vepre që në harkun e pak ditëve po ikën me hyzmetin që po i bën pushteti vendor & qëndror i rilindjes! Ju lutem që ta postoni pasi e pashë të arsyeshme të jua përcjell ju si një zë i fuqishëm i ngritjes së problematikave të Shqiptarëve. Respekte dhe Mirënjohje për Juve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...