Bëmat e tifozëve serb nuk kanë të mbaruar. Kësaj herë vëmendja është zhvendosur në një ndeshje basketbolli, ku ultrasit e Cervena Zvezdës, fyen rënë lojtarin e klubit të tyre Alen Omic, pasi ka lindur në Tuzla të Bosnjës.
Në sfidën ndaj Olimpiakos, tifozët shpalosën parullën “Shqiptarët, kroatët, boshnjakët, nuk janë vëllezërit e mi”. Omiç nuk u shqetësua për këtë gjë dhe pas ndeshjes deklaroi se nuk e kishte parë parullën dhe nuk e kishte vënë re se çfarë kishin thënë njerëzit.
Në mbështetje të basketbollistit slloven të lindur në Bosnjë dolën 16 të rinj të mbledhur në “Sheshin e Republikës” në Beograd, ku shpalosën parullën tjetër, në të cilën shkruhej: “Kroatët, boshnjakët, shqiptarët në këtë qytet nuk janë të huaj”.