Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Befasia për ministrat e rinj kosovarë, ja çfarë taktike po ndjek Rama

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Befasia për ministrat e rinj kosovarë, ja çfarë taktike po ndjek Rama

Kabineti “Rama” mori vëmendjen e duhur nga të gjitha mediat, e shumë gazetarë e analistë e sollën në versionin e tyre pse ndodhën këto lëvizje, në kohën kur Shqipërinë e kishin “pushtuar” protestat. Në këndvështrimin e gazetarit Flamur Vezaj, kjo lëvizje nga ana e kryeministrit Rama, nuk ishte gjë tjetër veçse një taktikë tashmë e vjetër, ajo e tërheqjes së vëmendjes nga hallet e përditshme, e për tu fokosuar tek emrat e rinj, që do qeverisin këtë vend.

Me anë të një analize, të cilën ai e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Facebook, gazetari numëron arsyet pse e bindin atë që Rama nuk ka menduar për popullin, por për të mbuluar pasojat e pashmangshme të një moskënaqësie në masë. Ai nuk harron protestën e studentëve, korrupsionin në administratë e tenderat e paracaktuara. Për të, ministrat janë veçse firmëtarë, sikundër ata që ikën.

Ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama janë Besa Shahini, Anila Denaj, Belinda Balluku, Gent Cakaj, Bledi Çuçi, Eduard Shalsi dhe Elisa Spiropali. Midis tyre, Besa Shahini dhe Gent Cakaj janë dy zyrtarët kosovarë, që priten të vendosen në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kryeministri Rama bëri të ditur nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, se ka bërë 9 ndryshime të rëndësishme në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrie.

Lidhur me këtë vendim, një koment ka përcjellë edhe gazetari Flamur Vezaj, i cili mendon se janë vënë aty si kukulla, po kështu për ti bërë qejfin disa shqiptarëve të Kosovës. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai nënvizon se për asnjë arsye nuk mund të pranojë arsyetimin se nuk duhen “miratuar se janë kosovar”.

KM, rioshet e tij dhe patriotët e FB!

“Ndryshimet e detyruar te ministrave nga KM, na paskan ç’orientuar disa analiste, komentues apo edhe koleg! Miq, lëvizjet dhe emrat i ka zgjedhur vetëm qe ju te merreni me kete fakt, dhe te harroni problemet e mëdha si protestën e studenteve, korrupsionin ne administrate e tendera te paracaktuara, si dhe varfrin qe ka kapluar Shqipërinë!

Nuk dua te bie ne llumin e KM qe te merrem me emrat qe ka zgjedhur per ministrit përkatëse, pasi mendoj se me këto lëvizje KM tregoi edhe njehere se eshte ai drejtuesi i te gjithë ministrive, e këta emra janë vetëm firmetar siç ishin ata qe iken!

Por dua t’i kushtoj pak rreshta shqetësimit te disa kolegeve për ministrat riosh qe janë shqiptar te Kosoves! Ore une jam dakord qe edhe mund te qëndrojnë te gjitha, se ata janë ushtar te B.Haxhiut, jane vene aty si kukulla, janë vënë për ti bere qejfin disa shqiptareve te Kosovës, edhe per ti mbyll gojën mos ta shajne KM si “pro greke e serb”, janë vene aty pa asnjë merite dhe pa ndonjë CV te pasur etj etj…

por KURR nuk mund te pranoj arsyetimin banal e emocional se nuk duhen “miratuar se janë kosovar”! Refuzoj te pranoj arsyetime te tilla, diskriminuese e fyese per mua e disa tjerë me mend ne koke!

Nuk hy fare emrave te këtyre dy riosheve se mund te kenë 100 kusure qe nuk duhet te emërohen ministra, por fakti pse janë shqiptare te Kosovës nuk duhet emëruar kjo është e turpshme! Përveç kësaj, nuk ka asnjë rresht ne Kushtetuten e Shqiperise qe sanksionon një gjë te tille! Etj, etj!

Habitem me keta koleg, mes shume problemeve te tjera qe ka kjo qeveri, pse nuk kërkuan mos te emërohet F. Xhafa, nje hetues i regjimit komunist, por nuk u ndjen! Pse nuk kundërshtuan emërimin e kryetarit te Kuvendit nje tjeter drejtues te regjimit komunist! Nuk e di pse nuk folën për emërimin si ministër te nje greku si S.Ksera ne qeverinë e kaluar, apo postet qe ka mbajt greku tjeter V.Dule ne qeverit shqiptare!!?

Kështu qe miq, gjeni arsyetime me te logjikshme, dhe mos shkruani thjesht për te thëne qe bëra diçka kundër KM!”, shkruan gazetari.

TË LIDHURA

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar
Aktualitet

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale
Aktualitet

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Aktualitet

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Next Post
Trafikantët blejnë drogë sikur të ishte rrobë “gabi”, shteti rri e bën sehir. Kush e ka radhën nesër?

Trafikantët blejnë drogë sikur të ishte rrobë “gabi”, shteti rri e bën sehir. Kush e ka radhën nesër?

Sondazhi/Shqiptarët kërkojnë anëtarësimin në BE, serbët aspak optimistë

Sondazhi/Shqiptarët kërkojnë anëtarësimin në BE, serbët aspak optimistë

Shokon këngëtarja shqiptare: Dikur nuk kisha bukë të haja  

Shokon këngëtarja shqiptare: Dikur nuk kisha bukë të haja  







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin
Bota

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

by mirseda
22:49 | 24/11/2025
0

Nga 1 janari 2026, në Holandë nuk do të jetë më e mundur të blihen dhe përdoren...

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

21:34 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com