Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE s’duhet të tolerojë elitat e korruptuara të Ballkanit

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
BE s’duhet të tolerojë elitat e korruptuara të Ballkanit

Nga: Stephan Richter “The Globalist”

Presidenti francez, Emanuel Makron, mori shumë kritika për shkak të refuzimit të tij për të vazhduar qasjen e zakonshme të BE-së ndaj zgjerimit të vet. Disa e akuzuan se ua mbylli derën aspiratave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë).

Në mesin e nëntorit të vitit 2019, qeveria franceze bëri publike një propozim që parashtroi një proces të kushtëzuar 7-fazësh për anëtarësimin në BE, dhe që ishte në dallim nga ai i deritanishmi i kthyeshëm. Edhe hyrja në negociata e një vendi aspirant me BE-në, nuk nënkupton domosdoshmërisht një fund pozitiv.

Në fillim të shkurtit të këtij viti, Komisioni Evropian u përpoq të gjente një kompromis me qeverinë franceze. Ai pranoi që tani e tutje, të fokusohet më shumë në garantimin e “reformave themelore” për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, ekonomisë informale, si dhe funksionimin e duhur të institucioneve demokratike, duke theksuar se “negociatat mbi themelet e unionit do të hapen të parat, dhe do të mbyllen të fundit”.

Në mbrojtje të ideve të tij, Makron mund të tregojë me të drejtë një numër argumentesh. Asnjë prej tyre nuk është më i rëndësishëmm, se sa leksioni që ka mësuar Franca nga futja e euros mbi reformat e ardhshme evropiane:mendimi i dëshiruar, nuk ndërton domosdoshmërisht një të ardhme të fortë të përbashkët.

Kol dhe Mitterran supozuan dikur, se marrja e vendimeve të rëndësishme politike fshehtazi të tjerëve, çon në zgjidhje magjike të konflikteve themelore më vonë. Makron nuk do që ajo të përsëritet në fushat e tjera të politikave. Tek e fundit, siç mund të shihet edhe sot e kësaj dite, tensioni themelor brenda eurozonës vazhdon vetëm të përshkallëzohet, duke e bërë të vështirë një zgjidhje përfundimtare.

Pika e dytë që vërteton qasjen e matur dhe më të kushtëzueshme të Makron ndaj Ballkanit Perëndimor, është një refuzim i qartë i “filozofisë” të Britanisë së Madhe të BE-së. Për të ngadalësuar ecjen përpara të BE-së, që nga koha e Margaret Theçërit qeveritë e njëpasnjëshme britanike kanë vepruar nën sloganin “e zgjerimit dhe jo thellimit”.

Duke pasur parasysh ngurrimin e gjatë të Britanisë, për të pasur një kauzë të përbashkët me Brukselin dhe kontinentin, preferenca për të zgjeruar rrethin e anëtarëve të BE-së ishte logjike. Sa më shumë ndryshonte anëtarësia përtej 6 origjinalëve, aq më shumë forcohej pozita e Londrës, dhe aq më shumë dobësohej ajo e Berlinit dhe Parisit.

Faktori më i rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është përvoja që unioni ka me Rumaninë dhe Bullgarinë. Nëse është dikush që ua ka mbyllur dyert e anëtarësimit Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë etj, këto janë 2 vendet që iu bashkuan BE-së në vitin 2007, gjatë valës së pestë të zgjerimit.

Edhe sot e kësaj dite, këto 2 vende ballkanike vazhdojnë që të degradojnë çdo ditë nga elitat e tyre drejtuese plotësisht të korruptuara. Prandaj anëtarësimi i tyre ishte një veprim naiv. Rrugëtimi i Bullgarisë dhe Rumanisë brenda BE-së, është një kujtesë më e gjallë se strategjia e zakonshme e BE-së e “shpresës dhe lutjeve për vetë-reformim”, thjesht nuk funksionon.

Qasja e Makron për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, injekton një dozë shumë të nevojshme të realizmit. Fakti që ai nuk është i gatshëm të fshehë “nën rrogoz” detyrimet e qarta që duhen zbatuar, është një parakusht për funksionimin e mëtejshëm të BE-së. Anëtarësimi në BE, duhet të arrihet me meritë.

Nëse shoqëria civile dhe strukturat qeverisëse të një vendi të caktuar, nuk janë mjaftueshëm të forta, anëtarësimi në BE nuk mund të ndodhë. Në vendet me struktura shtetërore të dobëta, anëtarësimi në BE sjell më shumë korrupsion. Vendet e drejtuara falë aleancave personale të epokës komuniste midis politikanëve dhe partive, janë baza ideale për akoma më shumë korrupsion.

Për më tepër, duke pasur parasysh shtimin e fondeve strukturore të BE-së, korrupsioni është shumë më fitimprurës tani sesa dikur. Kështu, fondet që kanë për qëllim avancimin e kohezionit dhe zgjerimit të BE-së, në të vërtetë arrijnë të kundërtën.

Për më tepër, Hungaria nën Orbanin dhe Polonia nën PiS dhe Kazinskin janë dëshmi e qartë e faktit, se edhe vendet që kishin struktura relativisht të qëndrueshme të qeverisjes post-komuniste, mund të bien pre e elitave vendase të papërgjegjshëme, që stimulojnë kleptokracinë.

Mendësia dhe qëndrimet e stilit të nomenclatures monite, nuk kanë ndryshuar aspak. Së fundmi, si duhet të sillemi me ata që synojnë të avancojnë kauzën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e trembur Brukselin me “gogolin” e Turqisë, Rusisë dhe Kinës, që ndodhet më pragun e BE-së?

Atyre u duhen kujtuar 2 fakte thelbësore: Së pari, rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të nxitet kryesisht nga investimet e kompanive të vendeve të BE-së. Dhe së dyti, është në interesin e këtyre vendeve aspirante, të vazhdojnë rrugëtimin drejt një qeverisje të pastër nga korrupsioni.

Nëse BE-ja i jepet frikës se Turqia, Rusia dhe Kina do të “gllabërojnë” vendet e Ballkanit Perëndimor, ajo vetëm sa do të përsërisë gabimet e mëparshme të të qenurit tepër e dobët në përcaktimin e kushteve të duhura për zgjerimin e eurozonës dhe anëtarësimin në BE.

Më në fund, duhet të theksohet se “fuqia” ekonomike e këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor është e papërfillshme. Dhe lejimi i këtyre vendeve që të hyjnë në BE, do t’u jepte atyre një fuqi politike joproporcionale. Dhe nëse ato dështojnë të adoptojnë ose të mirëmbajnë strukturat demokratike, do të forcojnë pozitën aktuale të Rumanisë, Bullgarisë, Polonisë dhe Hungarisë. Tek e fundit, një fuqizim i tillë do të dëmtonte më tej sundimin e ligjit në gjithë BE-në, dhe do të thellonte krizën e demokracive në Evropën Perëndimore.

TIRANA TODAY

Tags: Bashkimi EuropianBrukseliMacron

TË LIDHURA

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!
Bota

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’
Rajoni

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’

20:44 | 14/08/2025
Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve
Bota

Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve

15:51 | 14/08/2025
Next Post
Shkaktoi panik të madh në lokal, arrestohet 38-vjeçari

Shkaktoi panik të madh në lokal, arrestohet 38-vjeçari

Skandali i abuzimit me nxënësen në Fier, letër Ramës: Shkarko ministren

Skandali i abuzimit me nxënësen në Fier, letër Ramës: Shkarko ministren

“SHBA nuk përjashton idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”

“SHBA nuk përjashton idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com