Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE kërkon nga SHBA respektimin për mbrojtjen e të dhënave

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
BE kërkon nga SHBA respektimin për mbrojtjen e të dhënave

BE dhe SHBA sapo ishin afruar në tregti dhe në dogana, kur tani kërcënon sherr i ri. BE kërkon nga SHBA në mënyrë ultimative respektimin e marrëveshjeve për mbrojtjen e të dhënave. Dy vjet të shkuara, në 1 gusht 2016 hyri në fuqi marrëveshja informale për shkëmbimin e të dhënave personale midis Komisionit Evropian dhe qeverisë së atëhershme të SHBA. Marrëveshja me emrin “Privacy shield” (Mbrojtja e sferës private) u mundëson 3500 sipërmarrjeve që marrin pjesë në të në SHBA dhe në Bashkimin Evropian që të dërgojnë të dhëna, emaile dhe fotografi të klientëve të tyre matanë Atlantikut.

Komisioni Evropian ankohet se qeveria aktuale amerikane nën Donald Trumpin nuk e zbaton sipas marrëveshjes marrëveshjen për “Privacy Shield” dhe rrezikon me këtë mbrojtjen e të dhënave. Komisarja e Drejtësisë e BE, Vera Jourova i ka shkruar javën e kaluar ministrit amerikan të Tregtisë Ëilbur Ross një letër ankuese duke i dhënë atij afat deri në fund të tetorit. Joureva kritikon ndër të tjera se pala amerikane nuk ka caktuar ende një person Të Ngarkuar, ku klientët evropianë të mund të drejtohen kur mendohet se kanë të bëjnë me shpërdorim të të dhënave të tyre.

Ministri i Tregtisë Ross përkundrazi, para disa muajsh e kritikoi si të tepruar mbrojtjen e të dhënave në Evropë. Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave që hyri në fuqi në maj rrezikon bizneset e sipërmarrjeve amerikane, u bë e ditur nga ministria e Drejtësisë.

Parlamenti Evropian: “Jo mbrojtje e mjaftueshme”

Parlamenti Evropian kërkoi në një rezolutë madje që marrëveshja për “Privacy Shield” për shkëmbimin e të dhënave të shfuqizohet që në 1 shtator dhe të përpunohet. Kryetari i Komisionit të Brendshëm në parlament, Claude Moares tha që në qershor se “Privacy Shield” nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në kuptimin e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave dhe të Kartës së të Drejtave Bazë.

Marrëveshja “Privacy Shield” u mundëson sipërmarrjeve si “Facebook” ose “Google” qasje në të dhënat dhe në të gjitha përmbajtjet e përdoruesve të tyre në Evropë. Atyre u dëshmohet, pa i kontrolluar më tej, se përcaktimet e tyre për mbrojtjen e të dhënave janë në përputhje me kërkesa evropiane.

Nga ana e saj, qeveria amerikane ka pranuar detyrimin që të ketë qasje në të dhënat e Facebook-ut etj vetëm në gjashtë raste të formuluara disi turbull, për t’i analizuar këto të dhëna nga shërbimet e fshehta. Kjo synohet të pengojë një përgjim masiv të përdoruesve evropianë. Veç kësaj, administrata amerikane ka shpallur detyrimin që ta vëzhgojë më mirë mbrojtjen e të dhënave në sipërmarrjet amerikane dhe të ngrejë një instancë për ankesat.

Edhe “Privacy Shield” para gjyqit

Dy vjet më parë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e shpalli të pavlefshme një rregullore të vitit 2000 të njohur me emrin “Safe Harbour”. Paditësi ishte avokati i ri Max Schrems nga Austria. Ai qe mbrojtur në Irlandë, ku e ka për arsye taksash rezidencën evropiane “Facebook”-u, kundër përdorimit të të dhënave të tij në Facebook. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kritikoi atëherë se në SHBA nuk ka rregullore të ngjashme për mbrojtjen e të dhënave si në Evropë. Institucionet në SHBA kanë thuajse qasje të pafrenuar nga rregulla në të dhënat e Facebook-ut, yahoo-së, google etj. Prandaj marrëveshjet për shkëmbimin e të dhënave janë të mundura vetëm nën kushte të rrepta.

Ndërkohë Schrems është avokat për mbrotjen e të dhënave dhe aktivist për mbrojtjen e të dhënave. Ai e ka hedhur sërish në gjyq marrëveshjen e re “Privacy Shield” para  Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Se kur do të merret vendimi për këtë është e paqartë.

Zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lindsay Ëalter bëri të ditur se “administrata e Trumpit do të synojë që të paraqisë një projektligj për mbrojtjen e të dhënave private, i cili të ruajë balancën midis sferës private dhe efikasitetit ekonomik”. Kjo do të ndodhë deri në vjeshtë. Për momentin në SHBA nuk ka asnjë ligj federal që të rregullojë mbrojtjen e të dhënave. (Burimi:DW)

 

Tags: beprivatesiSHBA

TË LIDHURA

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!
Bota

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!
Bota

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person
Bota

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person

09:31 | 07/06/2025
Next Post
Fotot/ Bisturi edhe për Era Istrefin

Fotot/ Bisturi edhe për Era Istrefin

S’ka më tolerime! Celulari do ndalohet në shkollë

S’ka më tolerime! Celulari do ndalohet në shkollë

Tiranë/ Makina bëhet copa-copa, përplaset me një pemë

Tiranë/ Makina bëhet copa-copa, përplaset me një pemë

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com