Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

BE-ja në mendjen e një filozofi: Fryn erë krize; Në jug, lindje dhe perëndim

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
BE-ja në mendjen e një filozofi: Fryn erë krize; Në jug, lindje dhe perëndim

Bashkimi Evropian shikohet si shpresa e shpëtimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk duhet të marrë si një e mirë universale. Sipas  njohësve të mirë të  gjeopolitikës,  filozofisë dhe  studiuesve të ekonomisë, gjendja në BE nuk është aq e bardhë, pasi  në tri drejtime  po fryn  një  erë krize, e cila do të ketë pasojat e veta-shkruan Tirana Today.

Analizë nga filozofi bullgar Andrey Raychev

Qëkur mbaj mend, më kujtohet se kam dëgjuar kambanat e vdekjes: “Vendet anëtare të BE do të grinden për çelikun. BE do të marrë fund në grindjen për kuotat e peshkimit. Evropa do të dështojë për shkak të migracionit.”

Ka kohë që dëgjohen këto kambana, por tani më fort. Si evropianolindor e njoh këtë motiv nga ana tjetër: Para 30 apo 40 e 50 vjetësh, Moska e groposi bashkësinë evropiane. Pas një ndërprerjeje të shkurtër, Kremlini e bën këtë sërish.Që atëherë shumë bullgarë u besonin këtyre thirrjeve. Edhe sot po ashtu. Ky refren zgjon mes evropianëve ndjesinë se diçka nuk është në rregull.Kjo nuk është edhe aq e gabuar. Po e them me një shprehi -„kur vuan nga mania e përndjekjes nuk do të thotë, se nuk përndiqesh vërtet.”E transferuar tek BE: Lumi i fjalëve për fundin e saj të afërt, është i pakuptimtë. Por kjo nuk do të thotë, se BE nuk e ka një problem kardinal.

Shumë konsens, shumë pak qëllime

Problemin e dimë prej kohësh – borxhet e Greqisë, Italisë, Spanjës, (të shpresojmë edhe jo të Francës). Në Perëndim, Brexit ka lënë një plagë që dhemb.Në Lindje ka fërkime në shumë vende – Hungari, Poloni, Çeki, Sllovaki. Vërtet është BE i sëmurë rëndë? Jo. Jo vërtet. Ai vuan vetëm nga konsesusi i tepërt, si edhe nga deficite në qartësinë e qëllimeve.

Si fjala konsens ashtu edhe qëllim janë përcaktime të së ardhmes, pra elemente bazë të politikës. Por të dyja dallojnë fundamentalisht nga njëra-tjetra.Një qëllim përshkruan diçka siç duhet të jetë. Konsensi përkundrazi atë që nuk duhet të jetë. Qëllimi të orienton nga e ardhmja, duke prodhuar një „ne” të përkohshme. Ndërkohë që konsensi ka një të ardhme të padefinuar, por prodhon një „ne” të përhershme-transmeton DW.

Në këtë optikë të bëhet e qartë: Në BE-në e sotme ne nuk jetojmë si do të donim, por si mundemi. Kriza nuk shkund të gjithë themelin e liberalizmit (idetë e lirisë, shtetit ligjor, të drejtat e njeriut, përgjegjësinë individuale), por një pjesë të dakortësive liberale. E për to duhet treguar kujdes. Shtëpia e përbashkët do ajrosur, pastruar, rimobiluar.

E zezë apo e bardhë – pa tone gri

Përballë çdo krize të re, ne kërkojmë mbrojtje tek iluzioni, se duhet të diskutojmë gjatë e të mendohemi pa fund deri sa të marrim vendimin e duhur, si tek çështja e refugjatëve. Por në këto debate ne nuk lëvizim asnjë centimetër përpara. Sepse ne diskutojmë, se çfarë nuk duhet të bëjmë, por jo se çfarë duhet.

Ky kërkim për një konsens negativ gropos fundamentin europian, ai prodhon skepticizmin dhe ndjesinë se Europa është e sëmurë kronike dhe pa shanse mbijetese. Prandaj duhet të ndalim me këtë kërkim. Kemi nevojë për të kundërtën.

Për polarizim. Për polarizimin e opcioneve politike që duhen peshuar, dhe jo përpjekjen e pafund për një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë (e në fund një zgjidhje gjysmake). Për shembull duhet të vendosim ose pro ose kundër energjisë atomike –dhe jo të fshehim problemin pas retorikës së përzierjes së energjive. Një vendim politik pra dhe jo ngecje në formën „nga njëra anë/nga ana tjetër të ekspertëve.

Një imazh i ri për të ardhmen

Nuk dua të vë me shpatulla pas muri „liberalët vajtues” dhe të mbroj liderë maskilistë që marrin shpejt vendime e janë ambiciozë.BE është një lidhje për një të ardhme të përbashkët, ajo përcaktohet në fund të fundit nga ky synim për të ardhmen e përbashkët.Problemi këtu është se kjo e ardhme është në krizë. Dhe një e ardhme e sëmurë mund të zëvendësohet nga një imazh i ri orientues.

Ku duhet të fillojmë? Tek qendra e pushtetit politik. Përfytyroni votime europiane presidenciale, ku të marrin pjesë qindra milionë qytetarë të BE. Përmes kësaj qytetarët kanë ndikim të drejtpërdrejt tek pushteti politik.

E kur të vijë dita që europianët të kenë një përgjigje për pushtetin politik supranacional, automatikisht do të ketë përgjegjësi për politikën e BE në të ardhmen. Kështu lind një polarizim shërues, një fuqi përthithëse që e zëvendëson burokacinë ankuese e larg realitetit të BE me marrëdhënie të vërteta pushteti.

Europa ka nevojë për ajër të pastër

E po qe se e krijojmë një qendër të tillë pushteti, atëherë do të vëzhgojmë, diskutojmë, ndikojmë veprimin e saj, e jo si deri më tani vetëm planet e saj. Sepse deri më tani ne synojmë paqen para një konflikti.

Ndërkohë që rruga tjetër do të ishte më e frytshme – njëherë konfrontim, pastaj mirëkuptim.A janë qytetarët e BE gati për këtë? Këtu kam dyshime. Por Europa duhet ta provojë këtë.Nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin marrë vendim për një president, por për një komision ndërshtetëror, SHBA do të kishte marrë fund prej kohësh.

Pra të dashur qytetare e qytetarë të BE – nuk kemi nevojë për ilaçe.

Europa nuk është e sëmurë. Ajo që kemi nevojë është ajri i pastër. E para së gjithash duhet t’i japim vetes të ardhmen. BE është një sukses i jashtëzakonshëm historik dhe perspektiva e vetme pozitive për qindra milionë njerëz. Ai vetëm se është parakaluar nga vetja, dhe duhet të veprojë tani – jo me hezitim, me vendosmëri.

Andrey Raychev është filozof bullgar, sociolog dhe autor. Në Bullgari analisti politik është i nohur si opinionist në TV. Ai është po ashtu i ftuar shpesh në emisionet e radios të BBC në rusisht. PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: beEREfilozoffrynjugkrizeLINDJEmendjenperendim

TË LIDHURA

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Aksident në aksin Maliq-Lozhan, përplaset nga automjeti, ndërron jetë këmbësori

18:37 | 02/12/2025
Mesazhi i Spiropalit në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Ishte prijës politik, misionar
Kryesore

Mesazhi i Spiropalit në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Ishte prijës politik, misionar

10:52 | 02/12/2025
LAJM I FUNDIT/ Veliaj në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Veliaj në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe

10:19 | 02/12/2025
Next Post
Daja: Europa League në plan të dytë, Kampionati objektivi kryesor

Daja: UEFA duhet të bëjë amnisti ndaj Skënderbeut

Rrëzohet Vuçiç: S’kthehemi në Kosovë; Kompromisi me shqiptarët, jetik!

Rrëzohet Vuçiç: S’kthehemi në Kosovë; Kompromisi me shqiptarët, jetik!

Shtypi i ditës, 19 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 19 shkurt 2018







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025




TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Aksident në aksin Maliq-Lozhan, përplaset nga automjeti, ndërron jetë këmbësori

by mirseda
18:37 | 02/12/2025
0

Aksident i rëndë në aksin Maliq – Lozhan, mjeti përplas një këmbësor. Sipas të dhënave paraprake, mësohet...

Holta Zaçajt i mbaron mandati, nis zgjedhja e kryetarit të ri

Holta Zaçajt i mbaron mandati, nis zgjedhja e kryetarit të ri

18:09 | 02/12/2025
Onkologjia në spitalet rajonale jashtë kontrollit, të gjithë dynden në Tiranë dhe shkaktojnë kolaps

Onkologjia në spitalet rajonale jashtë kontrollit, të gjithë dynden në Tiranë dhe shkaktojnë kolaps

17:35 | 02/12/2025
Gjekmarkaj kritikon menaxhimin e përmbytjeve

Gjekmarkaj kritikon menaxhimin e përmbytjeve

17:30 | 02/12/2025
Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë

Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë

16:46 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com