Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE arrin paktin për refugjatët

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
BE arrin paktin për refugjatët

Në orët e para të mëngjesit të së premtes (29.06) u arrit një ujdi në samitin e BE-së për migracionin, pas një nate të gjatë debati. Në të ardhmen refugjatët e shpëtuar në det vendosen në kampe të mbyllura brenda BE. Kishte shumë dyshime, nëse ky samit do të sillte suksesin e duhur, madje jo gjithçka është arritur, por një kompromis për çështjen e azilit po konsiderohet si sinjal pozitiv se BE është e aftë të bashkëpunojë. Por ujdia e arritur parashikon ashpërsimin e politikës së azilit, gjë që nënkupton forcimin e fortifikatës Europë edhe më tej në të ardhmen.

Kancelarja Merkel e përshëndeti rezultatin e arritur sot në orët e para të mëngjesit duke e cilësuar atë si “mesazh të mirë”. Ende kemi shumë punë për të bërë, tha Merkel, por “jam optimiste. pas ditës së sotme, se ne mund të vazhdojmë të punojmë së bashku.” Edhe politikani i CDU-së dhe komisioneri i BE-së për buxhetin, Günter Oettinger u shpreh se “besoj që e gjitha është një hap i rëndësishëm dhe i madh.” Madje ai shpreson se kjo mund ta kënaqë edhe CSU-në, që i vuri afat Merkelit samitin e BE-së para se të fillojë me kthimin e refugjatëve në kufi.

Në të ardhmen refugjatët e shpëtuar në det vendosen në kampe të mbyllura brenda BE., por nuk është specifikuar, se cilat vende do t’i ngrenë këto kampe të mbyllura. Po ashtu Agjencia e BE për Mbrojtjen e Kufijve Frontexi do të forcohet me personel deri në vitin 2020. BE e kthen në prioritet mbrojtjen e kufijve të saj jashtëm.

Ndalimi i migracionit sekondar

Megjithëse në deklaratën përfundimtare të samitit është futur vetëm një klauzolë për ndalimin e migracionit sekundar, kjo është një pikë që mund të ndihmojë Merkelin në grindjen me CSU, e cila e sheh këtë “turizëm azili.” Fjala është për refugjatët që shëtisin nga një vend i BE në tjetrin, dhe stacionohen aty ku është më mirë. Asnjë azilkërkues nuk ka të drejtë të kërkojë sipas dëshirës vendin në BE ku dëshiron të qëndrojë. Ky është mesazhi i samitit.

“Shtetet anëtare duhet të marrin të  gjitha masat ligjore dhe administrative për t’u dalë ballë këtyre lëvizjeve dhe të punojnë me ngushtë së bashku”, thuhet në deklaratën e samitit për ndalimin e “migracionit sekundar”. Kreu i qeverisë italiane, Giussepe Conti që kishte kërcënuar më parë me veto në samit, foli në mënyrë euforike pas arritjes së ujdisë. Pas këtij samiti Italia nuk është më vetëm, tha ai.

BE po kërkon po ashtu mundësi për ngritjen e kampeve edhe në Afrikë. Libia i kundërshtoi kampe të reja në vendin e saj. Shqipëria që u përfol, se do të ngrejë kampe të tilla, ka kundërshtuar. Në intervistë për “Bild”, kryeministri Edi Rama tha se “nuk duam të jemi valëthyesit e fluksit” dhe nuk duam qendra “nëse kjo do të thotë që njerëzit e dëshpëruar të lihen diku si mbetje toksike që nuk e do kush”. (Burimi: DW)

 

Tags: beMarrëveshjaRefugjatët

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
Zbulohet autori i masakrës në redaksinë e gazetës. Ja për çfarë mori “hak”

Zbulohet autori i masakrës në redaksinë e gazetës. Ja për çfarë mori "hak"

(EKSKLUZIVE) Rihapja e dosjes “Hajdari”/Gjinushi:  Berisha, shpifës. E di krimin para se të bëhet

(EKSKLUZIVE) Rihapja e dosjes “Hajdari”/Gjinushi: Berisha, shpifës. E di krimin para se të bëhet

Moderatorja shqiptare e pranon hapur: Më kanë ngacmuar në emision. Ja kush janë…

Moderatorja shqiptare e pranon hapur: Më kanë ngacmuar në emision. Ja kush janë...

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com