Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Bavaria tregoi se si mund të frenohet e djathta ekstreme

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Bavaria tregoi se si mund të frenohet e djathta ekstreme

Nga Pierre Haski “Internazionale”/ Nga njëri proces zgjedhor në tjetrin, vëmendja në mbarë Evropën po përqëndrohet prej disa kohësh tek një tregues i vetëm:rezultati i partive populiste, dhe i të djatthës ekstreme. Por zgjedhjet e të dielës në landin gjerman të Bavarisë, na detyrojnë fatmirësisht ta zgjerojmë analizën.

Zgjedhjet në një land (rajon), që përbën një të gjashtën e votuesve gjermanë, priteshin si një provë vendimtare politike, për shkak të incidenteve të shumta me të djathtën ekstreme verën që shkoi, por edhe tensioneve brenda koalicionit qeveritar kombëtar, ndërmjet kancelares Angela Merkel dhe aleatëve të saj bavarezë të Unionit Kristiansocial (CSU).

Leksioni i madh që duhet nxjerrë, nuk lind aq shumë nga rezultati i të djathtës ekstreme – me 11 për qind mund të flasim për një dështim relativ, dhe një lloj rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar në të njëjtin rajon – se sa për fragmentim të votave. Partitë politike tradicionale, po e humbasin mbështetjen, dhe jo vetëm në Gjermani.

Këtë e kemi parë tashmë në Francë dhe Itali. Fituesit janë formacionet më të fundit, të tilla si e Alternativa për Gjermaninë (AFD) e të djathtës ekstreme, e cila befasoi vitin e kaluar duke futur me shumë deputetë në Bundestag, por edhe Gjelbrit (Bündnis 90/Die Grünen), të cilët i dyfishuan votat e tyre në Bavari, dhe janë bërë tashmë partia e dytë në këtë land.

Votuesit nuk u pajtuan me inkoherencën e partive tradicionale

Rasti i CSU-së bavareze, është emblematike. Partia konservatore, aleate në nivel kombëtar me Kristiandemokratët (CDU) e Angela Merkelit, e ka dominuar Bavarinë për dekada të tëra. Megjithatë më 14 tetor, ajo arriti rezultatin më të keq që nga viti 1950, me rreth 35 për qind të votave, kur në vitin 2003 mori më shumë se 60 për qind.

CSU-ja e pagoi shtrenjtë inkoherencën e saj. “Shpërthimi” i AFD-së në zgjdhjet e vitit 2017, mbolli panik në udhëheqjen e partisë, e cila u përpoq ta transferojë peshën e krizës së emigracionit tek Angela Merkeli, deri në pikën e refuzimit për ta ftuar këtë të fundit në tubimin e tyre elektoral.

Votuesit në tërësi nuk u rreshtuan në një anë:njëra palë zgjodhi  në fakt AFD, por shumë të tjerë u rreshtuan me të Gjelbërit, të cilët në Bavari drejtohen nga krahu “realist” i partisë dhe 33-vjeçarja, Katarina Shulce, që shfaqet plot gëzim e veshur me rrobat tradicionale bavareze.

Të Gjelbrit, përfituan gjithashtu nga një rënie e gjatë e Socialdemokratëve (SPD), që në zgjedhjet e së djelës morën më pak se 10 për qind të votave.

Në Francë dhe Itali partitë tradicionale kanë rënë, por situata është e ndryshme në të dyja vendet: në Francë ajo që përfitoi ishte lëvizja “En marche” e presidentit Emanuel Makron, ndërsa në Itali janë populistët dhe e djathta ekstreme.

Përparimi i të Gjelbërve në Bavari, por edhe në Luksemburg, ku ata kanë regjistruar një rezultat rekord, tregon se “dallga” e të djathtës ekstreme, nuk është e pandalshme. Gjëja më e  rëndësishme, është të sillen propozime alternative politike si ndaj partive të vjetra, tanimë të lodhura, ashtu edhe ndaj demagogëve.

Tags: BavariaE djathtaekstrememundtë frenohettregoi

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Rama përplaset me gazetaren, i del në mbrojtje Olsit dhe Dakos

Rama përplaset me gazetaren, i del në mbrojtje Olsit dhe Dakos

Skandal, mjekët gjobiten për të kapur normën e check up-it

Skandal, mjekët gjobiten për të kapur normën e check up-it

‘Tronditet’ Shtëpia e Bardhë, ‘Melania Trump’ kërcen nudo para… (Video +18)

‘Tronditet’ Shtëpia e Bardhë, ‘Melania Trump’ kërcen nudo para... (Video +18)







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com