Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët e shkollës së mesme “Sami Frashëri. Ai ka folur me ta lidhur me reformën e re në arsim.
Duket se kryeministri është zgjatur paksa, teksa në sfond është dëgjuar një qen që leh. Duke mos e kaluar pa komentuar, Rama i kthen një përgjigje teksa thotë “shumë e drejtë, mbarova”, a thua se qeni është ankuar për tejzgjatjen e fjalës.
“…shumë e drejtë, mbarova. E fundit që dua t’ju them është që përtej të gjitha këtyre, juve jeni maturantë, drejtoresha shprehur mirënjohje çfarë kemi bërë ne për shkollën. Unë për vetë s’kam bërë asgjë për shkollën tuaj që të jemi të qartë.
E kam lyer në fillim kur isha kryetar bashkie. Ngjyrat e reja nuk i keni tamam siç duhet. Nëse keni nevojë për ndonjë këshillë artistik unë jam gati ta jap. Laboratorët e të gjitha këto nuk janë merita ime.”