Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Batha: Nuk ka ‘puç’, kthesa vjen këtë javë

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Batha: Nuk ka ‘puç’, kthesa vjen këtë javë

Në konferencën për shtyp të mbajtur në ambientet e klubit, kapiteni i Partizanit, Batha analizon situatën në ekip dhe hedh poshtë të gjithë zërat për një përçarje. Partizani në tre javë ka arritur të marrë vetëm një pikë, dhe kjo cilësohet si dështim për stafin dhe lojtarët.

“Dua ta filloj këtë konferencë për shtyp duke i kërkuar publikisht falje tifozëve tanë, pasi i kemi zhgënjyer me rezultatet e arritura në këto 3 ndeshje. Atyre i detyrohemi më shumë se kaq. Pa tifozët nuk mund të vazhdojmë përpara.

Nuk ka më kohë për të qarë më pikët e lëna, tani duhet të mblidhemi të gjithë si një zinxhir bashkë lojtarë, drejtues, tifozë për të vazhduar përpara pasi jemi Partizani dhe duhet të shfaqemi siç ka bërë ndër vite ky emër i madh.

Sa i përket pyetjes tuaj lidhur me zërat që qarkullojnë se brenda në skuadër janë krijuar grupe, dua të them se kjo është një shpifje që bëhet ndaj Partizanit, në skuadër nuk ka grupe, është vetëm një grup ai për të mirën e Partizanit dhe kaq, nuk ka grupe mes lotarëve të rinj e të vjetër por ka vetëm një ekip”- tha mesfushori i kryeqytetasve.

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Jeni ndër lojtarët më të vjetër të Partizanit, mund të na zbuloni çfarë nuk po shkon te skuadra në këtë fillim sezoni ?

Të them të drejtën ekipi është, lojtarët janë, cilësia nuk mungon, por që nuk duhet bërë dramë, janë vetëm 3 ndeshje dhe ne duhet të vazhdojmë të shohim takimet e radhës. Ndodh që në momente të ndryshme të sezonit çdo ekip mund të kaloj edhe ngërçe të ndryshme, por po të marrim shembull shumë ekipe mjaft të njohura në evropë i kalojnë këto momente. Nuk duhet ta ulim kokën janë në lojë edhe 33 ndeshje të tjera ndaj duhet të shohim përpara dhe mendoj se do të arrijmë atje ku duam të shkojmë.

Kush mendoni se është përgjegjës për këtë situatë?

Përgjegjës për këtë situatë jemi të gjithë ne, lojtarët, stafi. Nuk mund të vesh gishtin tek individë dhe ti ngarkosh me përgjegjësi, jemi të gjithë fajtorë për këtë fillim negativ. Në këtë moment na kanë munguar rezultatet, pasi ekipi po stërvitet mirë, në skuadër ka harmoni dhe si trajneri ashtu edhe ne lojtarët kemi një bashkëpunim mjaft pozitiv, e them me bindje se rezultatet do të vijnë.

Çfarë ndryshon te ky Partizan nga ai i Starovës apo Duros ?

E thashë edhe më parë, çdo trajner ka metodat e veta të punës dhe modul loje. Dua të them se edhe Iuliano po përshtatet me ne dhe me kampionatin dita ditës gjithashtu edhe lojtarët që janë afruar. Kam shumë besim se që këtë javë do të bëjmë kthesën e duhur. Jam i bindur që ky Partizan do të shkojë drejt objektivave që kemi ne si skuadër.

 A keni folur me lojtarët se çfarë duhet të bëni për të ndryshuar këtë situatë?

Sigurisht e bëjmë shpesh këtë të gjithë së bashku përfshirë edhe lojtarët që kanë ardhur këtë vit, ne këtu jemi të gjithë për një qëllim të rikthejmë Partizanin në vendin që i takon.

Mbrojtja ka qenë reparti më solid i Partizanit, ndërkohë që këtë vit nuk po rezulton si e tillë.

Nuk mund të them që skuadra po çalon në repartin mbrojtës, mendoj se çdo repart dhe çdo lojtar ka nevojë të përmirësohet më shumë, jo vetëm mbrojtja por edhe mesfusha e sulmi.

 Dy sulmuesit kryesorë Çani dhe Sukaj ende nuk po shënojnë, komenti juaj?

Futbolli ka mjaft të papritura, është i paparashikueshëm. Në ndeshjet e ardhshme sulmuesit mund të shpërthejnë dhe të gjejnë golat. Nuk mendoj se është faji i Çanit apo Sukajt, por e përmenda edhe më parë faji është i të gjithëve , të gjithë duhet të punojmë më shumë për të arritur te goli.

 

Tags: ‘puç’Batha:javëkëtëkthesanuk kavjen

TË LIDHURA

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Next Post
Ligji i mbetjeve/ LSI bashkohet me PD-në: Të vendosë referendumi popullor

Vettingu/ Vasili: LSI do të propozojë disa amendamente

HRW akuzon Mianmarin për krime kundër njerëzimit

HRW akuzon Mianmarin për krime kundër njerëzimit

Kina trondit WhatsApp, ja pse ndalon përdorimin e aplikacionit

Kina trondit WhatsApp, ja pse ndalon përdorimin e aplikacionit







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com