Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Bashkitë e djathta ngrenë padi ndaj anëtarëve të KZAZ-së dhe Policisë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bashkitë e djathta ngrenë padi ndaj anëtarëve të KZAZ-së dhe Policisë

Bashkitë e djathta kanë deklaruar se do të ngrenë padi ndaj anëtarëve të KZAZ-së dhe Policisë.

Në deklaratën e tyre të përbashkët ata kanë listuar edhe arsyet që i kanë çuar në marrjen e vendimit në fjalë.

“Bashkitë tona po depozitojnë kallëzim Penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve dhe të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Kujtojmë se pas aktit të ndërmarrë nga presidenti Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, bashkitë e djathta kanë kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ si edhe heqjen e listave shumë-emërore. Mirëpo, kjo kërkesë është ndeshur me rezistencën e policisë, e cila ka marrë në mbrojtje këto ambiente.

Deklarata e përbashkët e kryetarëve të bashkive për zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës:

“Në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11199, datë 10.06.2019, për anulimin e datës 30 Qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve lokale, i publikuar në Fletoren Zyrtare, në përputhje të plotë me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kemi kërkuar lirimin e ambienteve në pronësinë e bashkive tona, të cilat ishin vënë në dispozicion të KZAZ-ve për procesin zgjedhor.

Pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, i vetmi organ kushtetues për caktimin e saj, këto ambiente duhet të administrohen vetëm nga pronari – njësia e qeverisjes vendore.

Pushtimi i tyre me urdhër politik nga KZAZ-të apo punonjës të Policisë së Shtetit është i paligjshëm dhe në dhunim flagrant të Kushtetutës.
Policia e Shtetit nuk mund të administrojë pronat e bashkive. Sipas ligjit, këtë e bën Policia Bashkiake. Policia e Shtetit e ka të ndaluar të hyjë në pronat e bashkisë, pa një kërkesë nga Kryetari i Bashkisë.

Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor, që garanton autonominë vendore dhe administrimin nga bashkitë të pronave të tyre. Kushdo që thotë dhe vepron në të kundërt, nxit dhunë, shkel Kushtetutën e ligjin në Shqipëri.
Shteti ligjor ka në themel të tij zbatimin e akteve të organeve kushtetuese dhe jo injorimin e tyre për shkaqe politike nga institucione të krijuara me ligj.
Në përputhje të plotë me ligjin dhe me qëllim shmangien e tensioneve të panevojshme, njësitë e qeverisjes vendore kanë njoftuar disa ditë më parë KZAZ-të për lirimin e ambjenteve, si dhe kanë njoftuar Policinë e Shtetit për mbështetje.

Policia Bashkiake, në përputhje me ligjin, ka përgjegjësi të sigurojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga kryetari i bashkisë dhe të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë, si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.

Në ushtrim të kësaj përgjegjësie të shprehur në ligj, punonjësit e Policisë Bashkiake, pas skadimit të afatit për lirimin vullnetar të ambienteve, kanë kërkuar, gjatë ditës së sotme, marrjen nën administrim të pronave në pronësi të Bashkive.

Në kundërshtim flagrant me ligjin, anëtarët e KZAZ-ve dhe punonjës të Policisë së Shtetit kanë kundërshtuar zbatimin e ligjit, duke kryer veprime arbitrare dhe të paligjshme, si dhe duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake në krye të detyrës.

Për këtë qëllim, Bashkitë tona po depozitojnë kallëzim Penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve dhe të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

TË LIDHURA

SPAK “mbyll” në shtëpi avokatin, nisin hetimet intensive ndaj Besart Logut
Aktualitet

SPAK “mbyll” në shtëpi avokatin, nisin hetimet intensive ndaj Besart Logut

09:54 | 10/09/2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve të saj
Kosovo

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve të saj

09:27 | 10/09/2025
E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit

09:17 | 10/09/2025
Next Post
S’do ta besoni! Zbulohet sa fiton Luana Vjollca në koncerte (foto)

S’do ta besoni! Zbulohet sa fiton Luana Vjollca në koncerte (foto)

Marsela Çibukaj së shpejti do martohet me Vitmar Bashën

Marsela Çibukaj së shpejti do martohet me Vitmar Bashën

Bashës iu hoq pasaporta diplomatike, Mustafaj: Hakmarrje e ulët bizantine

Bashës iu hoq pasaporta diplomatike, Mustafaj: Hakmarrje e ulët bizantine

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Von der Leyen: Bota sot është e pamëshirshme! Rusia duhet të paguajë për luftën
Bota

Von der Leyen: Bota sot është e pamëshirshme! Rusia duhet të paguajë për luftën

by mirseda
10:08 | 10/09/2025
0

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në fjalimin e saj për Gjendjen e Unionit në...

“Blloko gjithçka”/ Sindikatat paralajmërojnë protesta masive në Francë

“Blloko gjithçka”/ Sindikatat paralajmërojnë protesta masive në Francë

10:04 | 10/09/2025
SPAK “mbyll” në shtëpi avokatin, nisin hetimet intensive ndaj Besart Logut

SPAK “mbyll” në shtëpi avokatin, nisin hetimet intensive ndaj Besart Logut

09:54 | 10/09/2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve të saj

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve të saj

09:27 | 10/09/2025
Alarm në Paris, rritet frika e urrejtjes anti-myslimane

Alarm në Paris, rritet frika e urrejtjes anti-myslimane

09:25 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com