E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Bashkimi gjerman në “Kujtimet” e Gensherit

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Xhezair Zaganjori

3 Tetori është Festa Kombëtare e Gjermanisë. Në këtë ditë të shënuar, tridhjetë vjet më parë, hyri në fuqi e ashtuquajtura Marrëveshja Dy Plus Katër, përmes së cilës u bë ribashkimi de jure i dy Gjermanive të ndara në vitin 1949. Me këtë Marrëveshje, dy Gjermanitë dhe katër Fuqitë Kryesore Aleate, ShBA, Britania, Bashkimi Sovjetik dhe Franca  që në bazë të akteve ndërkombëtare të miratuara në përfundim të Luftës së Dytë Botërore mbanin disa përgjegjësi mbi të gjithë territorin gjerman, ranë dakort të bëjnë realitet vullnetin e qartë e të plotë të të gjithë popullit gjerman për të bashkëjetuar në një shtet të vetëm.

Në fakt, 3 Tetori 1990 ishte kurorëzimi i takimeve të shumta dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme diplomatike në nivelet më të larta të politikës europiane e botërore që shoqëruan shëmbjen e Murit të Berlinit me 9 Nëntor të vitit 1989, kësaj ngjarje të shënuar historike që krijoi mundësi e hapi perspektiva të  mëdha e të paimagjinueshme ndryshimi e progresi  për shumë popuj e vënde në të katër anët e globit.

Por mbi të gjitha për vetë popullin gjerman, vecanërisht atë të Lindjes, i cili që me fillimin e Luftës së Parë Botërore e  deri në vitin 1989, për rreth 75 vjet me radhë (1914 – 1989), kishte përjetuar përgjithësisht një periudhë  të turbullt e tepër të vështirë, shoqëruar me dhunë, gjakderdhje, konflikte, tensione e ndarje. Ribashkimi hodhi kështu bazat e krijimit të një shteti të vetëm gjerman të lirë, demokratik, të  qëndrueshëm e të zhvilluar, të një fuqie rajonale që është faktor i rëndësishëm për përparimin, paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjërë: Sepse politika e saj është e orientuar në mënyrë të padikutueshme në partneritetin e ngushtë e strategjik me ShBA dhe vendet e tjera Perëndimore; Ajo është lokomotiva që con vazhdimisht përpara rrugëtimin e gjatë e të vështirë të integrimit të brendshëm në Bashkimin Europian; Eshtë një nga anëtarët më aktive të NATO-s; Mbështetëse e fuqishme, e sinqerte dhe e vendosur e proceseve demokratizuese e integruese të shteteve të Europës Qëndrore e Lindore, përfshi këtu natyrshëm edhe Shqipërinë;   si dhe e zhvillimit e përkrahjes së rajoneve të ndryshme kudo në botë.  Të gjitha këto bëjnë që suksesi i ribashkimit gjerman të vazhdojë të ketë rëndësi jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për të gjithë Europën e më gjërë. Pikërisht kjo është edhe arësyeja e festimeve dhe aktiviteteve të shumta që janë planifikuar të bëhen në këtë 30 vjetor,  pavarësisht situatës së vështirë e të pazakontë të krijuar nga Covid -19.

Konferenca, ceremoni, emisione e debate televizive, koncerte, filma, ekspozita e panaire kudo në   territorin gjerman, vecanërisht në Potsdam, kryeqytetin e Landit të Brandenburgut që ka edhe presidencën vjetore në Bundesratin (Senatin) gjerman, si dhe në kryeqytetin e Gjermanisë Federale, në Berlin. Mes tyre mund të përmënden: Nisma qytetare që deri me 3 Tetor cdo individ të ketë mundësinë të mbjellë një pemë, gjë që do të thotë edhe 84 milion pemë më shumë, si shenjë e respektit  dhe  dashurisë për natyrën e klimën si dhe për solidaritetin e të ardhmen e përbashkët të popullit gjerman; Ekspozita e Bashkimit (EinheitsEXPO)  me moton “30 vite në 30 ditë”, që është hapur tashmë në Potsdam, në të cilën për 30 ditë me radhë, të gjitha Landet gjermane, Institucionet Qëndrore e Kushtetuese të vendit ,  Komisioni i Bashkimit Europian dhe partnerë të tjerë do të paraqesin dokumente, fotografi dhe objekte  që pasqyrojnë zhvillimet gjermane të 30 viteve të fundit, nga Revolucioni Paqesor i vitit 1989, deri në ditët tona; Hapja për herë të parë për publikun e Tunelit të Shpëtimit, i cili u krijua për të ndihmuar ikjen e qytetarëve gjermanolindore drejt Perëndimit;   Koncertet e shumta me muzike të ndryshme, ku do te dominojë muzika klasike, e vecanërisht ajo e kompozitorit të magjishëm gjerman Ludwig van Beethoven, i cili në dhjetorin e këtij viti ka 250 vjetorin e lindjes, e të tjerë. Aktivitetet kryesore do të zhvillohen para dhe përreth Portës së Brandenburgut, këtij monumenti madhështor me shumë se 200 vjecar, i cili ndërsa gjate Luftës së Ftohët simbolizonte izolimin dhe ndarjen e padrejtë të një populli të vetëm, ndarjen e dy sistemeve dhe dy botëve krejtësisht të ndryshme, sot simbolizon bashkimin gjerman dhe unitetin e botës së lirë e demokratike.

Bilanci i sukseseve të gjithanshme  në këto 30 vjet  në Gjermani është i jashtëzakonshëm. Padyshim që të gjithë gjermanët, edhe ato të ish – Lindjes, kanë një jetë shumë më të mirë, shumë më cilësore  e shumë më të sigurtë, pavarësisht vetkritikës që bëhet shpesh dhe me trasparencë të plotë nga politika e shoqëria gjermane për të bërë më shumë në mënyrë që standartet të jenë gjithnjë e më të barabarta. Megjithatë, në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, politikani i njohur gjerman Schauble, aktualisht Kryetar i Parlamentit gjerman, vuri me të drejtë në dukje se arritja më e madhe dhe më e cmuar e këtyre 30 viteve  për bashkëatdhetarët e Lindjes është liria reale dhe barazia në punë e në jetë, në një shtet që synon të mbrojë gjithnjë e më mirë parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Thuajse të njejtat deklarime ka bërë këto ditë edhe Kancelarja gjermane. Eshtë interesante të theksohet se e pyetur se si do ta mendonte aktualisht vehten sot nëse Gjermania nuk do të ishte bashkuar, Merkel u pergjigj në mënyrë tepër të natyrshme se: “Prej pesë vitesh duhet të kisha qënë në pension.

Meqenëse në DDR pensionistët mund të merrnin pasaportë dhe mund të dilnin jashtë, nuk është cudi që do të kisha qënë në vendin e lirisë, në ShBA, për të parë në mënyrë të vecantë vargmalet e mahnitshme amerikane Rockies, si dhe për të marrë informacion e dëgjuar më shumë muzikën e këngëtarit të njohur amerikan të viteve 70’ Bruce Springsteen”. E pyetur me pas nëse ajo do të kishte preferuar gjithashtu në moshën e pensionit një makinë amerikane, ajo u pergjigj se “ Jo, në asnjë mënyrë, sepse ato janë shumë të mëdha. Nëse nuk do të ishim bashkuar, padyshim që sot do të kisha një “Trabant”, prodhim i Gjermanise Lindore, sepse ato ishin të vogla, praktike dhe harxhonin pak karburant”.

Në vijim do të paraqesim disa nga momentet kryesore të bashkimit gjerman, nga rrezimi i Murit të Berlinit me 9 Nëntor te vitit 1989 deri me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Kater Plus Dy me 3 Tetor të vitit 1990. Këtë do e bëjmë bazuar në librin “Kujtime” (Erinnerungen) të personalitetit të shquar të politikës gjermane Hans – Dietrich Gensher.  Detyrë kjo jo e lehte,  pasi libri me mbi një mijë faqe ka ngjarje e zhvillime të shumta. Megjithatë, do përpiqem të them në vetë të parë, ashtu sic përshkruhen në këtë libër, vetëm disa nga zhvillimet më të rëndësishme, më njerëzore e më interesante në bisedimet intensive Dy Plus Katër, thjeshtë për të kuptuar atmosferën dhe vështirësitë e këtij procesi historik.

Kujtimet e Gensherit

 Me 8 Nëntor 1989, Bundestagu debatoi si cdo vit tjetër për  raportin qeveritar “Mbi situatën kombëtare në një Gjermani të ndarë”. Aty përshkruheshin qartë zhvillimet më të fundit lidhur me masën e madhe të gjermanolindorëve që kërkonin të largoheshin për në Gjermanine Perëndimore, vecanërisht cështja e kufirit në Hungari dhe ajo e ambasadës gjermane në Pragë. U fol gjithashtu edhe për demostratat gjithnjë e më të fuqishme në qytete të ndryshme të DDR. Për shumicën ishte e qartë që diskutimi i këtij raporti ishte i fundit në një Gjermani të ndarë…

Me 9 Nëntor 1989, sëbashku me Kancelarin Kohl ishim për vizitë zyrtare në Warshavë, të planifikuar kohë më parë. Në darkë ishim në Pallatin Kryeministror të ftuar nga Kryeministri polak Mazowiecki. Aty na erdhi edhe lajmi: Gjermania Lindore është detyruar të hapë kalimin në Murin e Berlinit. Cfarë duhet të bënim ?  Na njoftuan se të nesërmen me 10 Nëntor  do të organizohej një miting shumë i madh në sheshin para Bashkisë së Berlinit Perëndimor. Ne duhet të ishim me cdo kusht të pranishëm. Pala polake e mirëkuptoj menjëherë dëshirën tonë. Të nesermen ne mëngjez isha me Lech Valesën dhe Kryetarin e Partisë Bashkimi i Lirisë, Prof. Bronislav Geremek. Temë kryesore natyrisht që ishte  Muri i Berlinit. Valesa dukej shumë i shqetësuar, ndërsa Geremek, që e mendonte ndryshe situatën, theksoi  se ky zhvillim është shumë i rëndësishëm si për Gjermaninë, ashtu edhe për Poloninë dhe për Europën. Ky njeri kurajoz e më përvojë e kuptonte se me këtë bashkim, e gjithë Gjermania do ti përkiste Perëndimit dhe se edhe në Poloni do të kishte gjithashtu zhvillime shumë pozitive. Në fund të fundit nuk do të kishte të stacionuara mbi 300 mijë trupa sovjetike, por do të ishte fqinje me Bashkësine Perëndimore, së cilës do ti bashkëngjitej në një të ardhme jo shumë të largët.

Me 10 Nëntor 1989, nuk ishte aspak e lehtë të organizonim fluturimin.. Avioni ushtarak me të cilin kishim ardhur nga Boni në Warshavë nuk mund të fluturonte direkt për në Berlin. Aktet ndërkombëtare që ishin në fuqi në atë kohë nuk lejonin që avionet ushtarakë gjermane të mund të uleshin në Berlinin Perëndimor. Ndaj vendosëm që fillimisht të fluturojmë në Hamburg. Kancelari Kohl ju lut komandës amerikane të vinte në dispozicion më pas një avion të tyre për të fluturuar nga Hamburgu në Berlin. Dhe kështu u veprua. Në orën 14.00 u nisëm nga Warshava dhe në orën 16.00 ishim në Berlin… Unë i shfrytëzova të dy fluturimet të përgatisja dicka për fjalën që duhet të mbaja në miting. Ishte e qartë se fjalimet tona do të kishin vëmëndjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare, e cila po na vështronte me kujdes. Në shesh gjetëm dhjetra mijëra njerëz…..Natyrisht që në një takim si ky mund të flitet edhe me ndjenjat e castit. Po unë e kisha të qartë se si Ministër i  Jashtëm duhet të kisha shumë mirë parasysh interesat afatgjatë të Gjermanisë. E gjithë bota do të komentonte deklarimet tona. Do të flisnin përfaqësuesit e tre partive më të mëdha tradicionale: Kryetari i CDU Helmut Kohl, Kryetari i SPD Willy Brand dhe unë si përfaqësues i Partisë Liberale (FDP). Fjalimet tona ishin të qarta për këdo. Pozicionin tonë në këtë moment historik mund ta përshkruaj kështu : “Ne kemi vullnetin e patundur ti përkasim bashkësisë së Demokracive Perëndimore”. Kjo duhet të mbetej maksima jonë në politikën e jashtme edhe pas 9 Nentorit 1989.. Nuk duhet të kishte as dyshimin më të vogël anëtarësia e Gjermanisë së ribashkuar në Komunitetin Europian dhe në NATO…si dhe faktin që “gjermanët e ribashkuar duan të jetojnë në paqe me të gjithë fqinjët… Asnjë popull në botë, asnjë popull në Europë nuk duhet të frikësohet me hapjen e dyerve mes Perëndimit dhe Lindjes..”.

Me 10 Nentor 1989 ne darkë,.. u telefonova nga linja zyrtare e telefonit në shtëpinë time, kolegëve të mi në Paris, Londër e Washington, respektivisht Roland Dumas, Douglas Hurd dhe James Baker, për tu kërkuar ndihmë e solidaritet në këtë moment të vështirë, për ti falenderuar dhe për të konfirmuar kursin e politikës sonë. Lidhjen e bënte me radhë centrali i Ministrisë Jashtme. Kur u bë lidhja me Sekretarin e shtetit Baker, centralistja, para se të ma kalonte linjen, i kishte thënë “Zoti Sekretar i Shtetit, Zoti e bekoftë Amerikën”.  Baker ishte prekur  thellë dhe ma tha menjëherë sapo u lidh me mua. Unë i shtova më tej se atë që ju ka thënë centralistja e ndjejnë realisht të gjithë gjermanët.

Me 11 Nëntor 1989 i telefonova edhe  Eduard Shevardnadzes. Doja të falënderoja udhëheqjen sovjetike për reagimin e saj  të matur si dhe ta ndërgjegjësoja për situatën që po kalonim. Nga ana tjetër doja ta siguroja sërish se ne do të zbatonim të gjitha traktatet dhe detyrimet ndërkombëtare.

Brenda Nentorit planifikova dhe realizova vizita të shpejta në kryeqytetet e katër Fuqive Aleate , të cilat sipas akteve ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore mbanin bashkërisht përgjegjësinë për të gjithë Gjermaninë. Duhej të diskutonim për zhvillimet në Gjermani dhe Europë e të paraqisnim pikëpamjet tona për perspektivën e ribashkimit gjerman.

Me 20 Nëntor 1989 isha në Washington ku më pritën me përzemërsi  të madhe, ngrohtësi dhe ndjenja miqësore. Presidenti Bush më priti në Zyrën Ovale. Si shenjë të mirënjohjes sone i dhashë një gur të vogël nga Muri i Berlinit. I thashë se rënia e këtij muri është simbol për dëshirën dhe vullnetin për liri dhe demokraci. Ne duam tju falënderojmë për ndihmën dhe qëndrueshmërinë me të cilat ShBA na ka shoqëruar si në ditët e mira, ashtu edhe në ato të vështira.. Tani bëhet fjalë për reformat në Europën Lindore dhe për të drejtën e vetvendosjes së popullit gjerman.…. Vura në dukje më pas  rëndësinë e madhe  që do të kishte për ne takimi i afërt i nivelit të lartë mes Presidentit Bush dhe  Presidentit Gorbacov në Maltë. Ne jemi shumë të interesuar për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes ShBA e Bashikimit Sovjetik, pasi kjo do të conte në një fleksibilitet më të madh në Europën Qëndrore e Lindore. Edhe fati i të gjithë Gjermanisë varet shumë nga këto zhvillime. Presidenti Bush më premtoi se do të fliste me Gorbacovin për cështjen e vetvendosjes, duke shtuar se dinamika e ndryshimeve në Poloni, Hungari dhe DDR, e me shumë gjasa edhe në Cekosllovaki, krijojnë shumë mundësi  që të mbështetet edhe bashkimi gjerman. ShBA mbështet vullnetin e gjermanëve për bashkim, paqe dhe liri, dhe se ky proces mund të ecë edhe më shpejt se sa është menduar në fillim..Më pas, këshilltari për cështjet e Sigurisë i Presidentit Bush, Scowcroft, më pyeti se kur unë flas për parimin e vetvendosjes kam parasysh përfundimin e një Traktati Paqe apo mbajtjen e një Konference me Katër Fuqitë Aleate. Unë e hodha poshtë menjëherë idenë e një Traktati Paqe, sepse zhvillimet intensive të katër dekadave e kanë kapërcyer tashmë dukshëm këtë fazë. Ne jemi  miq dhe partnerë të ngushtë me tre nga Katër Fuqitë Aleate … Edhe me Bashkimin Sovjetik kemi marrëdhënie të mira. Nga ana tjetër, edhe Konferenca me Katër Fuqitë do të ishte një hap prapa në kushtet e sotme.  Prandaj theksova se zgjidhja më e dobishme do të ishte të ulemi në një tryezë të gjashtë shtetet e interesuara, dy Gjermanitë dhe Katër Aleatet, për të diskutuar gradualisht dhe me qetësi cështjet tona. Ramë dakort në parim për këtë zgjidhje. Më pas, ne Departamentin e Shtetit, kisha takimin me kolegun Baker. Biseduam sy me sy. Për mua ishte e qartë që bisedat zhvilloheshin mes miqsh, ndaj folëm hapur dhe qartë për cdo gjë.Si Presidenti Bush ashtu edhe Baker ishin tepër të interesuar të mbështesnin Gjermaninë, partnerin e tyre më të rëndësishëm në Europë…

Me 28 Nëntor 1989, Kancelari Helmut Kohl bëri të njohur programin me 10 pika të Qeverisë Gjermane për ribashkim, i cili do të ishte në themelet e bisedimeve tona.

Me 12-13 Shkurt 1990, sic ishte rënë dakort, do të zhvillohej  takimi i parë zyrtar për ribashkimin gjerman në Otawa të Kanadasë. Do të ishte një tryezë mes shteteve të NATO-s e Paktit Warshavës me emrin Qiejt e Hapur . Unë kisha mendimin që dy shtetet gjermane do të diskutonin për cështjen e tyre mbi aspekte të politikës së jashtme  me  katër shtetet e tjera dhe jo e kundërta. Duhej të shmangej cdo përpjekje për ta paraqitur këtë ngjarje si një takim të Katër Fuqive Aleate mbi cështjen gjermane. Ndaj kishte shumë rëndësi që ai të quhej Bisedimet  Dy Plus Katër dhe jo Katër Plus Dy. Takimi u hap me 12 Shkurt 1990 me një pjesëmarrje e vëmëndje të jashtëzakonshme. Krahas gjashtë ministrave të jashtëm të përfshirë drejtpërsëdrejti në bisedime, respektivisht une, Oskar Fischer i Gjermanisë Lindore, James Baker i ShBA, Douglas Hurd i Britanisë, Roland Dumas i Francës dhe Eduard Schevardnadze i Bashkimit Sovjetik, ishin të ftuar edhe shumë ministra të jashtëm të vendeve të tjera, vecanërisht ato të shteteve anëtare në NATO. Fillimisht u bë një foto e përbashkët në grup. Aty mund te shihet qartë se vetëm pas katër viteve, shumë nga pjesëmarrësit e atëhershëm nuk janë më në detyrë, gjë që është normale, por e vecanta është që edhe disa nga shtetet që u përfaqësuan në këtë takim  nuk ekzistojnë më , në një kohë që janë krijuar mjaft shtete te rinj. Unë fola që në takimin e parë plenar, duke sistemuar tezat e njohura tashmë. Vura në dukje se detyra e Bisedimeve Dy Plus Katër për bashkimin e dy Gjermanive ka një dimension historik. Theksova me këtë rast fjalët e Thomas Mannit, i cili vinte në dukje se “Ne duam një Gjermani europiane dhe jo një Europe gjermane”..Bisedimet e grupit të vogël të punës mes gjashtë shteteve ishin mjaft të tensionuara. Të tjerët njoftoheshin për rezultatet e tyre. Shevardnadze kërkonte ndryshime të vogla e të shumta të projektit të paraqitur nga drejtorët politikë. Më në fund arritëm me vështirësi të miratojmë në ditën e dytë të takimit kuadrin e nevojshëm për ecurinë e mëtejshme të Bisedimeve Dy Plus Katër. Dhamë konferencën e shtypit dhe shkova në sallen qendrore për të takuar kolegët e NATO-s. Baker erdhi e më tha se ka një shqetësim. Kolegët thonë se ndryshimet e vogla të bëra pak para përfundimit të takimit me  ndërhyrjen e Shevardnadzes janë futur në aktin përfundimtar pa marrë më parë pëlqimin e tyre, prandaj kërkojnë që bisedimet të rifillojnë nga e para. Nga kolegët e NATO-s, më aktivët ishin ministri i jashtëm i  Hollandes van den Broock dhe ai i Italisë de Michellis. U alarmova shumë. Sipas meje, në tërësi, Shevardnadze kishte bërë më shumë se cfarë pritej. Rihapja do ta përkeqësonte situatën, pa llogaritur këtu faktorin kohë. Nderkaq, Roland Dumas ishte larguar. Duhej ndërhyrë sepse në asnjë mënyrë nuk mund të pranohej rihapja e bisedimeve. Ndaj, duke ju drejtuar dy kolegëve thashë: A jeni një nga katër Fuqitë që kanë përgjegjësi për Gjermaninë në bazë të akteve ndërkombëtare ?  A jeni ju një nga dy shtetet gjermane ? Nuk jeni asnjëri prej tyre.  Më pas shtova me nje farë toni fjalët “You are not part of the game”. Nuk e kisha aspak të lehtë të flisja kështu, por nuk kishte rrugë tjetër. Për të gjithë kolegët u bë e qartë që kërkesa për rihapjen e bisedimeve shkonte shumë larg..

Lexo edhe :   Organizata e Kombeve të Bashkuara në 75 vjetorin e krijimit të saj
Lexo edhe :   Organizata e Kombeve të Bashkuara në 75 vjetorin e krijimit të saj

Me 20 Mars 1990 fluturova për në Windhuk, kryeqytetin e Namibisë, e cila do të shpallte pavarësinë me 21 Mars 1990. Me këtë rast do të vinin aty edhe kolegët Baker dhe Schevardnadze. Kjo më dha mundësinë për të biseduar me të dy. Me kolegun sovjetik morëm që ditën e parë një cadër dielli në kopështin e residencës ku ishim vendosur dhe biseduam për shumë probleme. Meraku më i madh  i Shevardnadzes ishte Marrëveshja e Potsdamit e vitit 1945 mes Stalinit, Rusveldit dhe  Cërcillit. Ai më tha se “Me majën e lapsit duhet ta shohim pikë për pike atë”, si kusht për të vazhduar me rregullimet e ribashkimit, sepse  “..kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe për popullin sovjetik dhe për politikën sovjetike”..I thashë që këto cështje po trajtohen në kuadër të grupeve të përbashkëta të punës, të cilat po bëjnë një punë të lavdërueshme…Nga ana tjetër, ju nuk mund ta përdorni këtë cështje si bllokadë për vazhdimin e bisedimeveve..Cfarë po ndodh sot në Gjermani e Europë është në përputhje të plotë me Aktin Final të Helsinkit. Ne po ndërtojmë një Europë të re.. Ndaj Bisedimet Dy Plus Katër nuk duhet të bëhen në një atmosferë boshe. Ato duhet të lidhin ngushtë sëbashku perspektivat e zhvillimit politik gjerman dhe europian. Sidoqoftë, diskutimi i gjatë me të më forcoi bindjen për tre gjëra. Së pari, perspektiva e bashkimit gjerman ishte e qartë edhe në sytë e kolegut tim sovjetik. Së dyti, ai kishte realisht frikë se Pakti i Warshavës do të c’bëhej, dhe së treti, la të kuptohej se ishte e pashmangshme anëtarësia e Gjermanisë së bashkuar në NATO.. Megjithatë, u përpoqa ta siguroj se bashkimi gjerman do të krijonte avantazhe edhe për Bashkimin Sovjetik. Theksova se megjithë luftën e tmerrshme, mes dy popujve tanë nuk ka patur asnjëherë një armiqësi të trashëguar. Kjo është një bazë e mirë për zhvillimet në të ardhmen…dhe se “Potenciali i bashkëpunimit ekonomik mes nesh është praktikisht i pakufizuar”. Ditën tjetër me 21 mars bisedova me zotin Baker. Më erdhi në rezidencën time dhe më uroi miqësisht, pasi kisha datëlindjen. Interesin me të madh e kishim për NATO-n. I thashë se sipas informacionit të sigurtë, Cekosllovakia, Hungaria dhe Polonia ishin kundër idesë sovjetike  të neutralitetit të Gjermanisë. Përpjekjet tona kishin dhënë rezultat. Unë i kisha siguruar fqinjët lindorë se një Gjermani e bashkuar në NATO kishte rëndësi edhe për stabilitetin e tyre.  Këto ide do ti shtjellonim  më vonë me partnerët amerikanë edhe gjatë vizitës që zhvillova sërish në Washington në datat 3 – 6 Prill 1990.

Me 5 Maj 1990 u zhvillua në Bonn takimi i radhës së Bisedimeve Dy Plus Katër.. Thuajse në të njëjtën ditë, me 7 Maj të vitit 1945, pra 45 vjet më parë, në moshën 18 vjecare, si ushtar gjerman në Tangermunde pranë Elbës, isha zënë rob nga një njësi e ushtrisë amerikane. Në  javët e fundit të kësaj lufte kriminale që u provokua nga Gjermania, përjetova  një situatë të tmerrshme mjerimi dhe trishtimi. Prandaj Konferencën e hapa kështu: “45 vjet më parë përfundoi Lufta në Europë, e cila shkaktoi viktima, shkaterrime  dhe dhimbje pafund. Ne i nderojmë viktimat e luftës dhe të dhunës, sepse që në fjalinë e parë të Aktit Final të Helsinkit kemi ritheksuar vullnetin e palëkundur  për të dhënë kontributin që në Europë të ketë liri, siguri, drejtësi dhe bashkëpunim. Me këtë frymë do të zhvillojmë edhe bisedimet tona. Ne duhet të krijojmë kushtet për një kapitull të ri, për konturimin e një periudhe paqësore dhe të lumtur  në historinë e Gjermanisë dhe Europës. Tmerret e Luftës së Dytë Botërore dhe Holokausti nuk duhet të harrohen. Edhe pas Luftës vdiqën shumë njerëz për shkak të dëbimit dhe përndjekjes. Shumë të tjerë  humbën lirinë.  Një perde e hekurt ndau Europën. Ajo ndau edhe popullin gjerman. .. Që nga mbarimi i Luftës, mëgjithë tensionet dhe konfrontimet politike, është bërë e mundur ruajtja e paqes. 45 vjet pa luftë është me të vërtetë një përvojë e re  për kontinentin tonë. Të gjithë popujt duhet të jenë të sigurtë që një Gjermani e bashkuar do të jetë një kontribut i madh për një Europë më të mirë..”. Shevardnadze ishte mjaft pozitiv në ndërhyrjen e tij. Ai vuri në dukje ndër të tjera se “Bashkimi Sovjetik mbështet të drejtën e gjermaneve për vetvendosje dhe se ka besim tek një Gjermani e bashkuar si shtet demokratik, që është e ndërgjegjshme për përgjegjësitë dhe detyrimet që ka …. Ne nuk kemi asnjë arësye të dyshojmë për vullnetin dhe deklarimet e tyre për paqe e bashkëpunim. Gjëja më e keqe që mund të bënim do të ishte të kapeshim pas klisheve apo botkuptimeve të vjetëruara..” ..  Megjithatë, ai ishte mjaft i rezervuar në cështjen e NATO-s dhe anëtarësinë e Gjermanisë së bashkuar në këtë organizatë, duke theksuar se këtë e bënte jo vetëm për mbështetjen e interesave sovjetike, por edhe për sigurine globale..  Ai theksoi ndër të tjera se“NATO vazhdon të jetë ajo që ka qënë më parë,.. një bllok ushtarak përballë nesh, me një doktrinë dhe organizim  të caktuar që kërkon të gjejë mundësinë për të bërë goditjen e parë bërthamore”.  Pyeta veten se përse Shevardnadze po e përdorte këtë fomulë të zymtë të arsenalit propagandistik të Luftës së Ftohtë? Përgjigjen e gjeta shpejt. Ai përpiqej që përmes deklarimeve të tilla ti përshtatej luftës së brendshme politike dhe kundërshtarëve të tij në Moske. Si Gorbachovi, edhe ai ishte nën një presion të brendshëm shumë të madh gjatë gjithë periudhës së Bisedimeve Dy Plus Katër. Kjo ishte edhe arësyeja e insistimit të tij që cështja e bashkimit të brendshëm të Gjermanisë të ndahej nga aspektet e jashtme të tij, duke vecuar kryesisht trajtimin gradual e të mëvonshëm të raporteve me NATO-n si dhe cështjen e tërheqjes së trupave aleate nga territori gjerman..Sidoqoftë, bisedimet e Bonit u konsideruan mjaft të suksesshme.. Ishte e qartë që matematika politike do të jepte një rezultat të cuditshem, por te pritshëm, 2+4 = 5. Sepse në fund të këtij procesi, me ribashkimin gjerman, DDR do të shuhej si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.. Në fund u vendos që takimet e radhës të bëheshin të sinkronizuar e të përshpejtuara brënda vitit 1990, respektivisht në Qershor në Berlin, në Korrik në Paris dhe në Shtator në Moskë.

Me 22 Qershor 1990, pikërisht 49 vjet pas sulmit të Hitlerit kundër Bashkimit Sovjetik, u mbajt në Berlinin Lindor raundi i radhës. Para se të fillonte takimi Dy Plus Katër, të gjashte Ministrat e Jashtëm morën pjesë në c’montimin e pikës së njohur të kalimit kufitar pranë Portës së Brandenburgut me emrin Checkpoint Charlie. Një vinc i madh e ngriti lart ndërtesën dhe e vendosi më pas në një cep të rrugës. Kaq thjeshtë mori fund funksioni i kësaj barrake që ishte bërë e njohur kudo në botë në një kohë mjaft të vështirë. Në ditët që pasuan ndërtimin e Murit të Berlinit në Gusht të vitit 1961, pikërisht këtu qëndronin shumë afër dhe përballë njëritjetrit tanket amerikane dhe sovjetike, të gatshme për cdo komandë lufte. Tani ne ishim mbledhur aty pranë për tu marrë vesh për ribashkimin e Gjermanisë. Ndërsa po mendoja pikërisht këtë gjë në fillim të takimit, një veprim i Shevardnadzes na bëri dush të ftohtë. Ai më la në dorë një tekst traktati në të cilin bëhej fjalë për pozicionin juridiko – ndërkombëtar që duhet të kishte një Gjermani e bashkuar, i cili ishte tërësisht në kundërshtim me cfarë kishim biseduar. Ne e kundërshtuam menjëherë. Edhe James Baker e kundershtoi energjikisht atë, duke theksuar se në këtë mënyrë diskriminohet qartësisht Gjermania. Ai shtoi se “ As që mund të diskutohet kufizimi i sovranitetit të plotë  të Gjermanisë”. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Douglas Hurd. Unë shtova se “ Gjermania duhet të ketë edhe pas bashkimit sovranitet të plotë dhe nuk mund të ngarkohet me cështje të tjera..”. Pasi ndërhyri sërish Shevardnadze, Baker me percolli një letër ku më thoshte “Cdo të thotë ky veprim”. I shkruajta  shkurt vetëm “window dressing” (gjëra formale, thjeshtë për tu dukur – shënimi ynë). Baker ma miratoi me kokë. Ne ishim të bindur që Schevardnadze duhej ta bënte këtë veprim për shkak të situatës politike të vështirë të udhëheqjes sovjetike  në prag të Kongresit të Partisë që do të zhvillonin se shpejti…

Me 17 Korrik 1990 do të zhvillohej raundi i radhës së Bisedimeve Dy Plus Kater në Paris. Takimin e celi Roland Dymas në rolin e mikpritësit. Më pas e morën fjalën të gjithë. Unë theksova se tashmë ka ardhur koha për të përcaktuar qartë edhe aspektet e jashtme të bashkimit gjerman. Vura në dukje se pas ngjarjeve në Gjermani, i gjithë kontinenti po përjetonte zhvillime tepër të rëndësishme..Përshëndeta gjithashtu pjesëmarrjen në seancën e pasdrekes të Ministrit të Jashtëm polak, duke shtuar se  “Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e konfirmimit përfundimtar të kufirit gjermano-polak, gjë që është një kontribut i jashtëzakonshëm për procesin e paqes në Europë“. Mbi bazën e kësaj dakortësie, unë do të nënshkruaja me 14 Nëntor 1992 në Warshave Traktatin për Njohjen e Kufirit Ekzistues.

Me 17 Gusht 1990 u zhvillua raundi i fundit i Bisedimeve Dy Plus Katër në Moskë. U nisa një ditë më parë dhe në darkë takova z. Shevardnadze. I kerkova mbështetjen dhe bashkëpunimin për 1) Përgatitjen e plotë të Marrëveshjes përfundimtare jo më vonë se 12 shtatori 1990 2) Deri në atë kohë duhet të ketë qartësi edhe për marrëdhëniet e bashkëpunimin të gjithanshëm bilateral mes dy vendeve tona dhe 3) Përcaktimi i kontributit  konkret që ato duhej të jepnim në kuadër të Procesit të KSBE,  për të ndërtuar një strukturë të re sigurie në Europë. Përgjithësisht edhe ky takim ishte konstruktiv dhe i dobishëm…

Me 11 Shtator 1990 fluturova sërish në Moske për nënshkrimin e Marrëveshjes Dy Plus Katër. Me parë duhej të merreshim vesh për një cështje të ngritur në momentin e fundit nga sovjetiket. Ato donin siguri që me largimin e trupave te tyre nga Gjermania Lindore, vendin e tyre të mos e zinin trupat Aleate. Shevardnadze mu lut të pranohej kjo kërkesë, sepse për të ishin të interesuar vetë Gorbachov dhe mjaft deputetë. Diskutuam gjatë mbi këtë temë si dhe për numrin dhe natyrën e manovrave të mundshme ushtarake të NATO-s në territorin gjerman.  Unë ngula këmbë që formulimet në Marrëveshje të mbeteshin të paprekuara. Ndryshimet apo sqarimet të bëheshin në Protokollin shtesë. Shevardnadze sikur u bind. Pas shumë hezitimeve ramë dakort në parim që numri i forcave Aleate në territoin gjerman në rastin e manovrave të mundshme ushtarake të mos ishte më shumë se 13 mijë. Fillimisht dhanë pëlqimin edhe tre aleatët tanë, por më pas, Hurd mori udhëzim ta kundërshtonte këtë ndryshim. Këtij qëndrimi ju bashkuan edhe Baker dhe Dumas. Menduam se megjithatë, ky fakt nuk do të rrezikonte Marrëveshjen Dy Plus Katër. Por vonë në mbrëmje morëm vesh se Gorbachov ishte nxehur dhe kishte thënë që në këto kushte Marrëveshja të mos nënshkruhej. I alarmuar mora në telefon në paradhomën e Bakerit. Shoqëruesi më tha se Sekretari i Shtetit po flinte, ndaj nuk mund ta shqetesonte.  Aq më tepër që kishte marrë ilac gjumi sepse nuk ndjehej mirë. Puna nuk priste, megjithëse ishte mesnatë.  Shkova vetë në dhomën e tij me bashkëpunëtorin tim, ashtu sic ishim, me bizhama. Më në fund u zgjua dhe na priti. Edhe ai me bizhama. Kjo është arësyeja që në shënimet e mija do ta shënoja “konferenca e bizhamave”.  I thashë menjëhere se e gjithë puna e madhe që ishte bërë nuk mund dhe nuk duhej të dështonte. Ju luta të ndikonte për ndryshimin e mendimit, pasi dështimi i bisedimeve për shkak të një cështje minore nuk do të mund të kuptohej askund në botë. Nuk duhej të rriskonim kaq shumë për ndërprerjen e bisedimeve, sic kishte kërcënuar Gorbacov.. I kërkova të pajtohej me mendimin e pozicionin tonë e më pas të bindnim edhe kolegët Hurd dhe Dumas. Ishte shumë e rëndësishme që të nesërmen të bëhej ceremonia në orën e caktuar. Baker më tha se ShBA kanë qënë gjithnjë në krahun tonë. Ai rikonfirmoj se kishte mbështetur qëndrimin britanik, por premtoi se do të më ndihmonte. Lamë të takohemi në mengjes në 8.30 në rezidencën franceze. Ja thashë më pas këto  edhe Shevardnadzes. Në rezidencën franceze shkova më herët. Ju luta shume Roland Dumas qe te nenshkruante. Rame me pas dakort te gjithe, edhe Hurd e Baker.. Marreveshja u nenshkrua. Isha i lumtur. Pas 57 vitesh,  gjermanet u ribashkuan serish ne nje shtet demokratik.

Me 2 Tetor në mbrëmje isha në Berlin në Mitingun e Madh duke pritur orën 24.00, pas së cilës, pra zyrtarisht me 3 Nëntor, hynte në fuqi Marrëveshja Dy Plus Katër për ribashkimin e Gjermanisë.

Përjetuam një natë të paharruar. /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...