Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Bashkia Tiranë jep lajmin e mirë, 17 shkolla të reja

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bashkia Tiranë jep lajmin e mirë, 17 shkolla të reja

Nënkryetarja e Bashkisë, Anisa Ruseti, në një bashkëbisedim me banorët, ka bërë të ditur se do të ndërtohen 17 shkolla të reja në Tiranë. Këtë njoftim ajo e dha gjatë një vizite në shkollën e re “Ardian Klosi” në Tiranë.

Nënkryetarja ka vënë ne dukje punën transformuese për sistemin e kanalizimeve që është bërë në njësitë 4 dhe 8 në Tiranë. Ajo gjithashtu, ka diskutuar me banorët mbi projektbuxhetin për vitin 2020.

Njoftimi i Bashkisë:

Një nga prioritetet për vitin e ardhshëm do të jetë ndërtimi i 17 shkollave të reja, ndërkohë që investimi i radhës do të jetë edhe Kampusi i ri Universitar. “Sigurisht një nga projektet më të rëndësishme do të kemi është ajo e 17 shkollave. 17 shkolla do të ndërtohen në Tiranë për të mbyllur përfundimisht mësimin me dy turne për të gjithë fëmijët e Tiranës. Bashkia Tiranë ishte ajo që u përgjigj e para nevojës së studentëve disa ambiente të rikonstruktuara dhe ambiente falas nëpërmjet kartës së studentit, por ne do të donim ta çonim përtej rikonstruktimit të ambienteve aktuale duke ndërtuar një kampus të ri, i cili do të sjelli shërbime multi-sektoriale dhe mundësi punësimi, edukimi dhe aktivitete sportive kulturore dhe sociale”, tha Ruseti. Ajo shtoi se falë edhe bashkëpunimit të suksesshëm me AADF, Bashkia e Tiranës do të transformojë edhe piramidën duke e kthyer në qendrën më të madhe të teknologjisë së inovacionit në rajon e që do të hapë një perspektivë të re për të rinjtë për punësim. “Bashkia Tiranë ka nënshkruar një marrëveshje me AADF për transformimin e Piramidës në qëndrën më të madhe multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar në arsimin dixhital”, tha ajo.

Fuqizimi ekonomik dhe rritja e vendeve të punës janë një tjetër prioritet i Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm. Ndaj, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e zonës ekonomike të Tiranës  (TEDA). “TEDA është një angazhim i Bashkisë Tiranë për të rritur numrin e vendeve të punës, me fokus tek vendet e punës cilësore të mirëpaguara siç janë ato, të industrisë automotive, teknologjike e inovacionit etj”, theksoi Ruseti duke shtuar se kryeqyteti do të ketë edhe një treg të ri agro-ushqimor, i cili do të ofrojë një hapësirë moderne ku fermerët mund të shesin produktet e tyre duke paguar  çmime modeste krahasuar me tregun aktual.

Sa i përket infrastrukturës, krahas ndërhyrjeve nëpër lagje, nënkryetarja Ruseti përmendi edhe realizimit të sheshit fundor në fund të Bulevardit të Ri që do të jetë edhe një hapësirë çlodhëse për qytetarët si dhe shndërrimin e Bulevardit Zogu i në një zonë shopingu  dhe turizmi. “Bulevardi i Ri ka përfunduar segmenti i tretë i  Bulevardit të Ri duke i hapur rrugë realizimit të projektit për sheshin fundor si një hapësirë e gjerë që do të shndërrohet në një atraksion për të gjithë, përveç disa institucioneve parashikohet që aty të ndërtohen edhe disa nga godinat që do të përdoren nga shumica e bizneseve për ta kthyer atë në një zonë FINTEK. Bulevardi Zogu i do të jetë një bulevard i ri i cili do të ofrojë shërbime shoping & turizëm. Projekti i ri parashikon fasada të rehabilituara, lulishte të vogla duke e kthyer në një zonë komerciale me shërbime dhe dyqane për shoping dhe atraksion për turistët”, deklaroi Ruseti.

Tags: Bashkia Tiranë

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
Sherri në ‘Qytetin Studenti’/ Dekani i Ekonomikut dënon aktin e rëndë

Sherri në ‘Qytetin Studenti’/ Dekani i Ekonomikut dënon aktin e rëndë

‘Arrestimi i Redjan Rrajës’/ Reagon deputeti i PS-së Rrahman Rraja   

‘Arrestimi i Redjan Rrajës’/ Reagon deputeti i PS-së Rrahman Rraja   

Del fotoja e “Rrumit” të Shijakut, udhëtonte me prokurorin ditën e atentatit

Del fotoja e “Rrumit” të Shijakut, udhëtonte me prokurorin ditën e atentatit

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com