Bashkia Kukës, me anë të një deklarate për mediat ka shprehur publikisht shqetësimin në lidhje me lënien në mëshirë të fatit, pas të ftohtit që ka mbërthyer vendin. Kjo Bashki vë në dukje problematikat që ka hasur, duke e nisur me rrugën Kukës-Shishtavec.
“Korrespondenca e Bashkisë Kukës ka vijuar gjatë gjithë vitit 2018 me ministritë e linjës dhe kryeministrin Rama, për ti dhënë zgjidhje definitive dhe kalimin në inventar ARRSH- së.
Por asnjera dhe as tjetra nuk ka ndodhur. Megjithatë, Bashkia Kukës, me mundësitë e saj dhe jashtë kapaciteteve ka ndërhyrë herë pas here për ta mbajtur në qarkullim të plotë, ashtu siç ka ndërhyrë edhe në datën 05.01.2019”, thuhet në njoftimin në fjalë.