Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Bashkëpunëtorët e UDB dhe Asfalisë, kur do hapet kutia e zezë?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Politikanët e krimbur në korrupsion dhe mjeku i arrestuar për 200 Euro

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga: ROLAND QAFOKU

Miratimi i ligjit të fundit për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit çuditërisht nuk përfshin bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete të huaja që kanë dëmtuar Shqipërinë. Një harresë apo një neglizhim me qëllim? Përse nuk hapen dosjet e atyre që bashkëpunuan me UDB-në dhe Asfalinë greke? Historia e 20 milionë USD që UDB mori për destabilizimin e Shqipërisë në 1991. Përse hapja e këtyre dosjeve ka vlerën e hapjes së kutisë së zezë së avionit.

Më 21 tetor në parlament u miratua ligji i ri i hapjes së dosjeve. Tashmë çdokush mund të kërkojë, të hapë dhe shikojë një dosje që ka lidhje me të. Me këtë ligj, njëkohësisht shfuqizohet e gjithë veprimtaria e dy komisioneve të posaçme të pastërtisë së Figurave të drejtuara nga Hajri Mezini nga viti 1993 deri në vitin 1997 dhe ai i drejtuar nga Nafiz Bezhani nga viti 1997 deri në vitin 2002. Ligji është bërë për një person dhe duket qartë se ka një qëllim politik të pastër ndaj Ilir Metës.

Prej muajsh debati në sferat më të larta politike ishte nëse Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nuk diskutohet në parim gjithëpërfshirës në mënyrë që klasa politike shqiptare të pastrohet nga një e kaluar që hyn në analet e historisë si pjesa që i ka shkaktuar pasojat më të rënda shoqërisë shqiptare. E kam shkruar dhe thënë me dhjetra herë që nëse kjo rezulton e vërtetë Meta mban dhe duhet të mbajë përgjegjësinë e asaj që pretendon mazhoranca, por ama nëse kjo rezulton e pavërtetë, e inskenuar dhe falsifikuar siç pretendon vetë Meta, realisht jemi përpara një skandali me përmasa të mëdha. Në këto 32 vjet nuk rezulton të jetë kryer asnjë falsifikim dosjeje, ndërhyrjeje në dosje, apo tjetërsim të dosjes. Për shkak të mundësisë shkencore për të zbuluar çdo lloj falsifikimi, kjo ka qenë e pamundur praktikisht. Mirëpo të paktën nga ato që thotë vetë Ilir Meta dhe avokati i tij, ndërhyrja në këtë dosje është flagrante. Nëse vërtetohet kjo, kjo çështje nuk mund të kalojë lehtë dhe personi që e ka kryer këtë duhet doemos të shkojë para drejtësisë.

Megjithatë ajo që vihet re në të gjithë diskutimin për dosjet është fokusimi dhe ngushtimi i rrezes së verifikimit vetëm për çështjet e bashkëpunimit me Sigurimi i Shtetit, arma më egër që shërbeu si dhunë fizike e regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj çdo kundërshtari dhe që i shkaktoi një dëm aq të madh popullit dhe shoqërisë saqë edhe pas 32 vjet nga rrëzimi i atij regjimi, pasojat ndjehen akoma.

Por ka një fakt tjetër që të bën të dyshosh dhe mendosh gjatë përse historia e dosjeve sekrete ka marrë kaq shumë kohë dhe nuk janë hapur. Ndërsa turravrapi për bashkëpunëtorët e Sigurimit është i madh, ai i bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja në dëm të Shqipërisë nuk përmendet fare. A e keni vënë re? Është si të rrëzohet një avion dhe të mos hapet kutia e zezë, e cila ka regjistruar të gjitha të dhënat e fluturimit dhe bisedat e pilotëve. Dhe duke mos hapur kutinë e zezë, nuk mund të mësohet kurrë përse u rrëzua avioni.

Sigurisht që bashkëpunëtorët e Sigurimit kanë qenë dhe mbeten pjesa më e keqe në të gjithë historinë e shoqërisë sonë. Kjo as nuk vihet në diskutim dhe as nuk vihet në peshore. Përveç viktimave që shkaktoi si në jetë njerëzish por edhe me burgime, internime dhe përndjekje, ai deformoi njeriun. Vëllai spiunoi vëllanë. Babai spiunoi të birin, fëmija spiunoi prindërit e të tjera janë çudira të pista që edhe sot shkaktojnë pasoja. Por të lësh mënjanë, apo në harresë, bashkëpunimin e atyre shqiptarëve që kishin lidhje me shërbimet sekrete të huaja, veçanërisht atë të Jugosllavisë dhe Greqisë në dëm të shtetit dhe kombit shqiptar është një dëm akoma më i madh që i bëhet kësaj çështje. Fakti është fakt: Që nga viti 1990 deri më sot nuk kemi asnjë shqiptar të zbuluar, të dënuar dhe të demaskuar që të rezultojë të ketë bashkëpunuar me këto dy shërbime që për shumë e shumë dekada kanë luajtur rol të hapur armik ndaj vendit tonë. Në librin e tij “Mëkatarë. Nëpër dosjet sekrete të Sigurimit të Shtetit”, autori Nafiz Bezhani shkruan se komisioni i drejtuar prej tij shqyrtoi 6 mijë zyrtarë dhe nga kjo figuran të penalizuar 104 vetë. Por, ajo që i ka bërë më shumë pershtypje Bezhanit përveç atyre që ishin lidhur me Sigurimin e Shtetit, ishin shqiptarët e përfshirë në agjentura të huaja dhe që i kanë sjellë dëm real Shqipërisë. Në libër ai sjell ai sjell rastin më ekstrem të zbuluesit dhe kundërzbuluesit me pseudonimin “Kobra” në “Dosja 412” me turli informatorësh vullnetarë.

Edhe më shumë vlerë merr kjo çështje enigmatike dhe e patrajtuar kur në një intervistë që unë i mora Sali Berishës më 18 janar 2016. Në cilësinë e ish-presidentit të Republikës në vitet 1992-1997 ai deklaroi se ishte e vërtetë ajo që në parlamentin serb në vitin 1991 Sllobodan Milosheviç i tha deputetit antishqiptar Vojislav Shesheli se shteti jugosllav i kishte dhënë shërbimit sekret serb 20 milionë dollarë për të destabilizuar Shqipërinë. Tha

Berisha në intervistë:

“Kjo është absolutisht e vërtetë. Unë kisha informacion edhe për personat që i kishin sjellë. Absolutisht të gjitha janë të faktuara. Çfarë ndodhi në vitin 1991? Sigurimi i Shtetit vendosi urat më të fuqishme me shërbimin serb. Ramiz Alia dhe Millosheviçi bënë gjithçka që të mbeten në pushtet si Gorbaçovët e Ballkanit. Ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë kur agjentura serbe vërshonte në mbështetje të regjimit të Ramiz Alisë dhe po këto veprime bëheshin në Kosovë”.

Është një deklaratë që pavarësisht bujës së momentit si lajm scoop, nga instancat shtetërore ka kaluar si të flitej për një çështje rutinë ditore të politikës. Në fakt, deklarata e Berishës ishte mbështetje e një deklarate të bërë nga një figurë tjetër e rëndësishme shtetërore e asaj kohe. Kryeministri Vilson Ahmeti më kishte deklaruar në një intervistë që i mora më 23 nëntor 2015 se të gjitha shkatërrimet masive të kryera në periudhën 1991-1992 të cilat arritën të prishnin edhe furrat e bukës nëpër fshatra ishin kryer nga shërbimi sekret jugosllav. I pyetur nëse e konfirmonte se shteti jugosllav i kishte vënë në dispozicion UDB-së 20 milionë dollarë për destabilizimin e Shqipërisë, ish-kryeministri Ahmetaj u shpreh:

“Po, shërbimet e asaj kohe kishin edhe këto të dhëna. Serbët janë përpjekur që në mënyrë të rregullt të destabilizojnë Shqipërinë në çdo kohë. Dhe kjo ishte një situatë në të cilën ata kanë vepruar për ta destabilizuar Shqipërinë. Ne kishim të dhëna se ata nxisnin për të kryer shkatërrime masive. Populli ynë sapo kishe dalë nga një sistem diktatorial dhe zhgënjimi ishte i madh dhe kjo shfrytëzohej”.

Pra, dy personalitetet më të larta shtetërore të kohës kanë dhënë secili nga një deklaratë tronditëse dhe trishtuese njëkohësisht. Dhe në këtë histori nuk po përfshijmë aktivitetin e gjerë dhe bashkëpunimet e disa shqiptarëve me UDB-në edhe gjatë regjimit komunist. Ndërkohë për shërbimin sekret grek çështja është edhe më e komplikuar. Ngjarja e masakrës së Peshkëpisë më 10 prill 1994 kur u sulmua nga një komando e armatosur një kazermë me 130 ushtarë shqiptarë dhe si pasojë u vranë dy dhe u plagosën tre të tjerë, është vijimi i një veprimtarie të rëndë të këtij shërbimi që niste që gjatë kohës së regjimit komunist e deri ditët e sotme. Dhe në qendër të këtij aksioni dhe aksioneve të tjera kanë qëndruar shqiptarë që kanë shërbyer dhe bashkëpunuar me Asfali-në greke.

Pas kësaj panorama lindin disa pyetje mëse normale. Si ka mundësi që pavarësisht daljes mbi ujë të këtyre historive nuk ka ende një shqiptar të zbuluar, të hetuar dhe dënuar për këtë bashkëpunim në dëm të shtetit dhe kombit shqiptar. Si ka mundësi që nuk është bërë publik asnjë person që ka kryer veprimtari antishqiptare dhe antilogjore falë këtij bashkëpunimi? Dhe më e rënda është ka të dhëna se bashkëpunëtorët e këtyre dy shërbimeve kanë arritur të bëjnë karrierë dhe të kenë pozita edhe në sfera të rëndësishme të shtetit.

Po edhe sikur të mos kishin bërë karrierë, a mund të lihet i qetë një shqiptar që ka bashkëpunuar me një shërbim sekret armik dhe që i ka shkaktuar kaq shumë dëme Shqipërisë? Sigurisht që bashkëpunëtorët e Sigurimit të zbulohen të gjithë por zbulimi i kësaj kategorie është shumë herë më i rëndësishëm. Sigurimi i Shtetit ka dëmtuar shumë individët dhe kjo është plaga ende e hapur e shoqërisë sonë. Por ai shqiptar që ka dëmtuar shtetin shqiptar duke bashkëpunuar me shërbimin sekret të UDB-së dhe Asfalisë është 100 herë edhe më i dëmshëm. Ai ka dëmtuar shtetin dhe kombin. Parlamenti ynë edhe këtë herë harroi apo e anashkaloi këtë nuk dimë të themi. Por skandali vazhdon. Agjentët e këtyre dy shërbimeve dhe nëse janë gjallë kushedi se ku e bëjnë jetën te qetë. A do hapet një ditë kutia e zezë?

 

Tags: dosjetroland qafokusherbimet sekreteshqiperi

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Vd*kja e Lear Kurtit, dëshmia e 6 mjekëve dhe infermierëve të “Traumës”: I dhamë ndihmë, por s’e kthyem dot në jetë

Vd*kja e Lear Kurtit, dëshmia e 6 mjekëve dhe infermierëve të "Traumës": I dhamë ndihmë, por s’e kthyem dot në jetë

Daja i Ilir Metës financoi LSI-në dhe mori miliona euro tendera nga ish-kryebashkiakët e Skraparit dhe Përrenjasit

Daja i Ilir Metës financoi LSI-në dhe mori miliona euro tendera nga ish-kryebashkiakët e Skraparit dhe Përrenjasit

Shërbimet sekrete po e kërcënojnë Gjermaninë gjithnjë e më shumë

Shërbimet sekrete po e kërcënojnë Gjermaninë gjithnjë e më shumë







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com