Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha zbulon planin: Ja si rrëzohet Rama, jo me dhunë!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha zbulon planin: Ja si rrëzohet Rama, jo me dhunë!

Kryetari Lulzim Basha ka theksuar gjatë fjalës së tij në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së se, pavarësisht kërkesave të shumë prej të pranishmëve kërkojnë organizimin e protestave masive për rrëzimin e qeverisë, qoftë edhe me dhunë, PD-ja sipas tij nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma, por përmes zgjedhjeve.

 “Ka edhe në media dhe në publik zëra të fuqishëm që e propagandojnë këtë ide. Është absolutisht e drejtë kushtetuese dhe liria e çdokujt që të protestojë kundër qeverisë. Partia Demokratike mbështet dhe nxit çdo lloj proteste për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse. Është absolutisht detyrimi ynë t’i përkrahim, mbështesim dhe madje t’i prijmë këto protesta, atëhere kur është e mundur. Këtë ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë kundër keqeverisjes, krimit dhe korrupsionit”, tha Basha.

Veçse sipas tij, PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma, apo me mjet tjetër përveçse me zgjedhje.

“Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh. Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi. Ne nuk jemi burravecë që t’i përdorin shqiptarët e ndershëm e të pafajshëm si mish për top për të ardhur në pushtet. Kurajo është të punosh për ditë, çdo ditë, për të kërkuar llogari, drejtësi e ndryshim, për të bindur njerëzit për këtë ndryshim”, u shpreh BAsha.

Duke përsëritur se, sa më parë të largohet nga pushteti Edi Rama, aq më mirë do të jetë për Shqipërinë; sa më larg të jetë dita e largimit të tij, aq më zi do të jetë për Shqipërinë, Basha tha se me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka mirëqenie, nuk ka shtet, nuk ka Shqipëri!

“Por unë jam i bindur se për të rrëzuar Edi Ramën nuk ka nevojë për dhunë. Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke e goditur një herë me top. Edi Rama rrëzohet: duke i rezistuar atij përditë; duke kundërshtuar përditë keqqeverisjen e tij; duke protestuar përditë; duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Shkozës; duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Unazës; duke iu bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin; duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Kukësit; duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Himarës; duke iu bashkuar protestës së studentëve; duke iu bashkuar protestave të qytetarëve, biznesit të vogël, fermerëve, që po shpërthejnë ccdo ditë nën shembullin e kurajos së studentëve; duke iu bashkuar çdo proteste, çdo ditë, kundër çdo padrejtësie”, tha Basha.

Në fund, ai shprehu bindjen se Rama rrëzohet duke denoncuar krimet e tij përditë, duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë, e duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë.

TË LIDHURA

Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit
Aktualitet

Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit

20:07 | 13/08/2025
Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret
Aktualitet

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

19:41 | 13/08/2025
Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras
Aktualitet

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

19:33 | 13/08/2025
Next Post
Incident/ Pas fjalimit, Basha për pak sa nuk u rrëzua nga shkallët (Video)

Incident/ Pas fjalimit, Basha për pak sa nuk u rrëzua nga shkallët (Video)

I martuar dhe baba i tre fëmijëve, deputeti i PD-së flet për të dashurën e tij të parë

I martuar dhe baba i tre fëmijëve, deputeti i PD-së flet për të dashurën e tij të parë

VIDEO/ Ja cilët janë miliarderët më bujarë në botë, nga Soros tek Bill Gates

VIDEO/ Ja cilët janë miliarderët më bujarë në botë, nga Soros tek Bill Gates

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Rikthehen tërmetet në Turqi, “shkundet” Stambolli, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Pas zjarreve të shumta, Greqia goditet edhe nga tërmeti

by mirseda
20:39 | 13/08/2025
0

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi brigjet e Nisyros, Greqi, të mërkurën në mbrëmje. Epiqendra e...

Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit

Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit

20:07 | 13/08/2025
Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

19:41 | 13/08/2025
Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

19:33 | 13/08/2025
Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

19:18 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com