Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një tjetër mbledhje me aleatët parlamentarë.
Burime nga PD bëjnë me dije se është shqyrtuar platforma e McAllister, e cila është rikthyer në tryezë një ditë më parë nga zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee.
Pas takimit me aleatët, Basha zhvilloi një takim kokë më kokë me Berishën, ndërsa më pas ritakoi aleatët e tij.
Sot pritet pranimi i paketës McAllister nga Basha, paketë kjo që parashikon shtyrjen e datës së zgjedhjeve.