Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha, Ramës: Ke shkatërruar ekonominë shqiptare, të japim 48 ditë kohë…

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha, Ramës: Ke shkatërruar ekonominë shqiptare, të japim 48 ditë kohë…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot në Çadrën e Lirisë, ku tha se Edi Rama ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve.

Basha e quajti gënjeshtër premtimin e kryeministrit se do hapte 300 mijë vende punë, ndërsa shtoi se sot janë 300 mijë shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e Evropës.

Ai përmendi edhe afatin që Rama i kujtoi kreut të opozitës, ndërsa ia ktheu me një tjetër ultimatum: 48 ditë kohë para se të shpallet asgjësimi i Republikës së Vjetër.

Kreu i PD-së i quajti zgjedhjet e 18 qershorit “pazare të peshkut”, ndërsa theksoi se nuk do e lejonte Ramën që të qeveriste as një orë pas zgjedhjeve.

FJALA E BASHËS:

Kush e harron historinë është i destinuar ta përsërisë. Sot është dita për të thënë: a jeni gati t’i themi jo zgjedhës së re, sepse nëse s’jemi gati, duhet të jemi gati të pranojmë edhe njëherë një diktaturë tjetër me në krye Edi Ramën, që dëshiron ta shuajë edhe formalisht pluralizmin.

Këto janë dy zgjedhje: o njëra, o tjetra. Ftesa ime ndaj çdo shqiptari është të ngrihemi e të bashkohemi e t’i shporrim me forcën e bashkimit popullor.

Mashtrimi dhe propaganda ishin veçoritë e atij regjimi, mashtrimi dhe propaganda janë arma më e fortë e Edi Ramës. Mashtrimi që ai prodhon dhe që media e shumëfishon ditë për ditë.

Sot shpalli mashtrimin e Ditës së Punës. Sipas tij, 80 mijë veta qenkan futur në punë nga zyrat e punës në 4 vite. Rrena më e turpshme, më e pamoralshme sepse njeriu që premtoi 300 mijë vende pune, sot ka 300 mijë shqiptarë të larguar për të kërkuar azil.

Fakti tjetër është i botuar nga Banka Botërore, nga mikesha e Ramës, Ellen Goldstein,e  cila ka firmosur qindra mijëra euro që kryeministri i ka bërë rrush e kumbulla.

Në Shqipëri dhe Bosnje nuk janë krijuar vende pune, por kanë humbur. Vetë mikesha e Ramës e konfirmon se në Shqipëri, ekonomia u shkatërrua.

Ky është fakt, kjo është e vërtetë dhe këtë 1 Maj në vend që të zvarritemi si para viteve ’90, ne kemi ndërtuar sheshin e të vërtetës, ku të vërtetat do i themi ashtu siç janë.

Edi Rama me taksat e larta, me rritjen e çmimit të energji dhe naftës, me pasigurinë totale e shkatërroi ekonominë shqiptare. Ju e dini këtë, shqiptarët e dinë këtë.

Shqipëria pati një recension të ekonomisë, rënie të investimeve të huaja, rritjen e borxhit të keq dhe mbi të gjitha largimin masiv të shqiptarëve. Investitorët e huaj po shikojnë si të largohen sa më parë. Terror taksash dhe presioni. Para disa javësh deklaruan se do rrisin pagën minimale nga 22 në 24 mijë lekë në muaj. Pagën këta e rrisin me dekret, po shqiptarët e dinë se kjo nuk vlen. Po nuk u rrit ekonomia, nuk rritet paga.

Edi Rama dhe Partia Socialiste, rahmet pastë se nuk ekziston më, Rilindja e inkriminuar nuk do t’ia dijë, as për punonjësit, as për pagat e tyre, as për të papunët. 2.8 miliard euro kanë vjedhur në 4 vite me tendera, me koncesione, me abuzime. Ky është misioni i vërtetë i rilindjes.

I vetmi kërcënim për të ndalur këtë batërdisje, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj kjo betejë për Ramën është një betejë ekonomike, është një betejë për të vazhduar të pasurohen e të vetëmbrohen nga ligji dhe nga drejtësia.

Ndërsa shqiptarët zhyteshin në mjerim, një grusht njerëzish të Edi Ramës janë pasuruar. Është ky grusht njerëzish që do me çdo kusht të mbajë kontrollin dhe pushtetin përmes zgjedhjeve të manipuluara.

Dje na paskan dhënë një ultimatum, se kemi 48 orë për t’u bërë alibia e teatrit të kukullave që do vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve, që kriminelët të jenë në parlament, që ligjit të shkelet me të dyja këmbët.

Ke 48 ditë para se të shpallim asgjësimin e Republikës së Vjetër. Mosbindja civile, bashkimi i shqiptarëve me çdo mjet demokratik, i cili nis më 7 maj në Kavajë, mosbindja civile do të shtrihet në çdo qytet, në çdo fshat, për të kulmuar më 18 qershor, ku shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontrollin fizik të Shqipërisë.

Harroje se mund të trembësh apo të blesh PD-në, bashkimin e qytetarëve apo aleatët tanë. Sot në atë palo KQZ, është i regjistruar vetëm 1 subjekt zgjedhor: koalicioni i 2015-ës, edhe ai nuk është i plotë, i kanë lënë rrugës. Njëri ha ngjalën, njëri peshkun, dikujt i ngeli bishti, nuk i morën dot me vete. Ca i kanë rënë nga kamioni, janë mërzitur këta që kanë ngel rrugës, Taku me shokë. Tani pretendojnë se janë 17 subjekte zgjedhore.

Koalicioni me mercenarët e tyre, si Ben Blushi, Gjergj Bojaxhiu, janë një dhe vetëm një. Shqiptarët do i rrëzojnë, nuk ka për të pasur më monizëm në Shqipëri.

Nuk ia doli dot Ramizi, nuk do ia dalësh dot as ti Rama, Kurrë! Hiqe nga mendja! Harroje!

Listat i dorëzuan 48 orë me vonesë, është kriter ligjor. Nëse ka ligj, këta e kanë shkelur ligjin. Këto mund të jenë zgjedhjet e pazarit të peshkut, po kurrsesi zgjedhjet e shqiptarëve.

Të jap fjalë, nuk do qeverisësh dot asnjë orë të vetme pas 18 qershorit. Asnjë orë të vetme, lëvizja popullore e bashkuar është totalisht e vendosur për Republikën e Re, ke vetëm një rrugë: Bëhu pjesë e zgjidhjes ose shporru bashkë me Republikën e Vjetër, qytetarët nuk do kthehen mbrapsht. E keqja do mposhtet, e mira po fiton./ Tirana Today

Tags: lulzim basha

TË LIDHURA

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Aktualitet

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën
Politikë

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

22:02 | 10/10/2025
Next Post
1 MAJI/ Qindra femra punojnë sot në fabrika, thirrje urgjente qeverisë për të ndërhyrë

1 MAJI/ Qindra femra punojnë sot në fabrika, thirrje urgjente qeverisë për të ndërhyrë

Basha mbledh krerët e PD-së në rrethe, lëvizja e radhës e opozitës

Basha mbledh krerët e PD-së në rrethe, lëvizja e radhës e opozitës

Qytetarët e Elbasanit në protestë: Të harruar nga shteti, të shtypur nga shefi

Qytetarët e Elbasanit në protestë: Të harruar nga shteti, të shtypur nga shefi







JU REKOMANDOJMË

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara
Bota

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

by mirseda
09:23 | 11/10/2025
0

Mijëra palestinezë të zhvendosur ecën mbi shkretëtirat e Gazës për t’u kthyer në rrënojat e shtëpive të...

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com