Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Basha nga Elbasani: Unë, kryeministri juaj nga votat dhe jo nga protestat

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha nga Elbasani: Unë, kryeministri juaj nga votat dhe jo nga protestat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Elbasan se pasoja më tronditëse e aleancës së Edi Ramës me krimin është emigrimi i më shumë së 100 mijë të rinjve gjatë qeverisjes së tij. Basha u shpreh se duke pasur prioritet pasurimin e krimit dhe disa klientëve, që i përdor për të mbajtur pushtetin, Edi Rama ka vrarë shpresën e rinisë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri:

basha ne elbasan

“Në vetëm 4 vite janë dyfish prindër që kanë parë gëzimin e jetës së tyre t’u largohet, jo nga qejfi, jo dëshira, jo sepse kështu zgjedhin, por sepse këtu nuk kanë asnjë mundësi. Papunësia është ulur këmbëkryq. 50 biznese në ditë mbyllen, u mbyllën vitin e kaluar dhe vazhdon kjo mbyllje. Por po kështu në shërbimet shëndetësore të cilat janë në kolaps total, në arsim e kudo tjetër.”

Kreu i opozitës iu referua kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini si modeli i Aleancës së Edi Ramës me krimin, i cili ka fundosur shtetin ligjor në favor të bandave që sulmojnë policinë, siç ishte rasti i pak kohëve më parë në Elbasan.

“Ato pamje shokuese tregojnë në fakt se ku është shteti i Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës nuk janë policët brenda këtyre makinave apo jashtë atyre makinave. Shteti i Edi Ramës janë banditët, është Suel Çela, është Sanxhaktari dhe banditët e tjerë që kanë marrë peng qytetin e Elbasanit përmes kryepadrinos, Qazim Sejdinit,” u shpreh kreu i opozitës.

Lulzim Basha tha se aksioni opozitar që nis më 27 janar me protestën nuk bëhet për interes të ngushtë politik, por për t’i dhënë vendit një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që punon dhe jep llogari para qytetarëve.

“Ajo që kërkojmë me 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Unë nuk dua të jem një kryeministër i ardhur nga protesta. Unë dua të jem një kryeministër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona,” tha Basha.

I bindur se në 27 janar shqiptarët do të flasin me praninë e tyre kundër Aleancës me krimin, Basha tha se mesazhi i qytetarëve për Edi Ramën do të jetë i qartë.

“Ora e aleancës tënde me krimin ka marrë fund! Ora e pushtetit tënd të paligjshëm ka marrë fund!  Mësoje nga Elbasani, me 27 janar do ta mësosh nga Tirana,” u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Tags: bashaelbasanikryeministri juajnga protestatnga votatunë

TË LIDHURA

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Aktualitet

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

13:26 | 14/04/2026
Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën
Aktualitet

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën

13:05 | 14/04/2026
Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari
Aktualitet

Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari

12:56 | 14/04/2026
Next Post
Deklarata e avokatit rrit shanset që Neymar të vishet madrilen

Deklarata e avokatit rrit shanset që Neymar të vishet madrilen

Putin dhe Vuçiç udhëzojnë 170 agjentë për trazira në Kosovë dhe Maqedoni

Putin dhe Vuçiç udhëzojnë 170 agjentë për trazira në Kosovë dhe Maqedoni

Renditja e FIFA-s: Shqipëria përmirëson dy vende, Kosova -1

Renditja e FIFA-s: Shqipëria përmirëson dy vende, Kosova -1







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Aktualitet

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

by mirseda
13:26 | 14/04/2026
0

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburanteve. Njoftim Bordi i Transparencës në datë 14 Prill 2026, në...

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën

13:05 | 14/04/2026
Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari

Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari

12:56 | 14/04/2026
Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

12:41 | 14/04/2026
E rëndë! Të shtëna me armë në Suedi, vdes 20-vjeçari shqiptar, plagoset vajza që e shoqëronte

E rëndë! Të shtëna me armë në Suedi, vdes 20-vjeçari shqiptar, plagoset vajza që e shoqëronte

12:37 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com