Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Basha në fatin e vetë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës

Nga: Sokol Balla

A duhet një marrëveshje me Bashën? Unë e kam një përgjigje direkte: JO!

Dhe kjo s’ka lidhje me “fatvat” e Lulit, që para tetë vjetëve përballë Berishës (në pushtet) duken si lule të rralla pranvere sesa si reshje të forta dimri. Bile s’ka lidhje as me deklaratat e Doktorit në Opinion, për “ruajtjen e sistemit aktual proporcional”, ose i vetmi sistemi ku LSI teorikisht ka mundësinë të vendosë se kush mund të qeverisë. Komuniteti ndërkombëtar të premten foli tre herë për reformën elektorale dhe ndër to, vetëm një herë u përmend Opozita e vjetër. Ndërsa Merkel takonte Ramën në Berlin dhe i jepte lajmin për hapjen e negociatave nga pala e saj, ambasadori i saj në Tiranë takonte po të premten Rudi Hajdarin, vajzën që të gjithë e presupozojnë si Ralf Gjonin, por e cila sot ecën para me një mbështetje të fortë amerikane për ngritjen e një Opozite të Re. Subjekti? Reforma Zgjedhore.

Më vonë foli edhe Soreca, një mik i vjetër i Bashës, i cili përmendi të njëjtën reformë si pikënisjen e një dialogu edhe me opozitën jashtë Kuvendit. Duken si gjëra të ndara, por ato lidhen në faktin se tashmë po afron afati për nisjen e reformës më të rëndësishme në vend pas asaj të Drejtësisë. Dhe alarmi ka rënë. Të gjitha partitë opozitare, përfshirë edhe LSI, po kërkojnë marrëveshje dhe dialog (mundësisht) dhe zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kundër duket se janë Berisha, Meta dhe Bes Kallaku, por vetëm Lul Basha është i paqartë në fatin e tij. T’i thuash ulu me Ramën, i bën mirë vendit, por e varros atë dhe aksionin e tij politik (6 muaj luftë, dy muaj  “ohoho”). T’i thuash mos u ul, në fakt i bën mirë atij dhe aksionit të tij as më… as më… Por i bën keq vendit teorikisht: pasi nuk ul dy palët në tavolinë prej një viti.

Po prit? A janë vërtetë dy palë?

Në fakt po, por mes tyre nuk është as Basha, as Kryemadhi dhe pas pak javësh nuk do të jetë më pas Meta. Ndërkohë gati 40 deputetë të opozitës, përjashto Lefter Maliqin që sillet si Lefter Lefteri pa arsye, jo thjesht janë aty kot. Luli para se të bëjë marrëveshje me Ramën, i duhet të bëjë marrëveshje me ta, një gjë që është në kufijtë e të pamundurës. Lulit, para se të ulet me Ramën, i duhet t’i marrë “leje” Hajdarit Junior. Dhe e vetmja mënyrë që ajo t’ja japë, është në shkëmbim të një ofiqi të lartë zyrtar në PD, psh. në vend të Bardhit, ç’ka do ta bënte vendimin, veç të tjerave, të mos dukej as misogjinik.

Por ne e dimë që kjo nuk do të ndodhë. As Rama dhe as Basha nuk kontrollojnë Opozitën Hajdari.  Luli mund të bëjë marrëveshje me Maliqin, por asnjë marrëveshje tjetër me qeverinë dhe maxhorancën, nuk është në të mirën e tij. Rama, nën presionin ndërkombëtar dhe të opozitës së re, që ka votat në kuvend, do të duhej të binte dakord për ndryshimet thelbësore kushtetuese elektorale, një gjë që ai më herët nuk e ka pranuar. Por si mund të bëjë marrëveshje me Lulin, që veç Terit të Beratit, s’kontrollon dot asgjë përtej bahçes së SHQUP-it?

Prandaj për gjithë këtë situatë, ka vetëm një zgjidhje: Basha duhet lënë në fatin e vet. Ai të ndajë mendjen nëse do PD apo vetëm një zyrë të saj. Por s’ka asnjë zyrë teke që vendos dot për fatet e vendit. Koha e Hoxhëve ka mbaruar. Sido që ta sjellësh bisedën, Shqipëria bën edhe pa Bashën. Basha pa Shqipërinë, mbetet thjesht një kamarier i rëndomtë, me një diplomë e pasuri të dyshimtë.

Pazhallusta!

 

Tags: lulzim bashaopozita e vjetërSokol Balla

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Negociatat/ Duma: Rama s’duhet të jetë euforik gjatë takimeve me…

Negociatat/ Duma: Rama s’duhet të jetë euforik gjatë takimeve me...

Video/ Me veshje sportive dhe duke bërë shqiponjën me duar, ja nga përshëndet Meta

Shpërthen Meta: Jap dorëheqjen nëse kam shkelur Kushtetutën!

Pas sherrit të bujshëm, Nora dhe Tuna fotografohen së bashku

Pas sherrit të bujshëm, Nora dhe Tuna fotografohen së bashku







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Abuzimi me subvencionet e BE-së, 7 të arrestuar në Çeki, mes tyre dy zyrtarë të lartë
Aktualitet

Abuzimi me subvencionet e BE-së, 7 të arrestuar në Çeki, mes tyre dy zyrtarë të lartë

by mirseda
13:27 | 08/04/2026
0

Autoritetet në Çekia kanë arrestuar shtatë persona, mes tyre dy zyrtarë të lartë nga ministria e Industrisë,...

Turqia ‘tregon muskujt’, nxjerr pamjet nga stërvitja ushtarake “Atdheu Blu-2026” në Mesdheun Lindor

Turqia ‘tregon muskujt’, nxjerr pamjet nga stërvitja ushtarake “Atdheu Blu-2026” në Mesdheun Lindor

12:06 | 08/04/2026
Dy javë pa sulme/ Liderët europianë reagojnë pas arritjes së armëpushimit me Iranin

Dy javë pa sulme/ Liderët europianë reagojnë pas arritjes së armëpushimit me Iranin

12:02 | 08/04/2026
Sherr me thika në Londër, humb jetën 21-vjeçari

Sherr me thika në Londër, humb jetën 21-vjeçari

11:50 | 08/04/2026
“Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”/ Kryeministri Rama inspektim në spitalin e Lezhës

“Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”/ Kryeministri Rama inspektim në spitalin e Lezhës

11:32 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com