Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha kërkon të mbajë postin e kreut të PD-së duke akuzuar Ramën

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Basha kërkon të mbajë postin e kreut të PD-së duke akuzuar Ramën

Lulzim Basha vijon turin e takimeve për mbajtjen e postit të kreut të PD-së. Sot, ai është takuar me demokratët e Tiranës në zonën e Vorës, Kombinatit, Kasharit, Dajtit e Farkës, ku tha se mazhoranca e zgjedhjeve të 25 Qershorit është fiktive dhe reflekton vetëm shitblerjen masive të votës së shqiptareve dhe si e tillë nuk do mund të qeverisë.

“E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në këtë proces imoral ishte Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që u ofroi një alternativë shqiptarëve ishim ne. Kjo që ka dal nga këto zgjedhje është një mazhorancë fiktive që reflekton vetëm shtrembërimin e votës. Kjo që ka dalë nga këto zgjedhje kurrsesi s’mund të jetë një qeveri legjitime dhe nuk ka shansin të qeverisë në mënyrë legjitime dhe të drejtë. Jo vetëm sepse vjen me një defiçit demokratik pa votën e vërtetë të qytetarëve, pa vullnetin e vërtetë të qytetarëve, por se ardhja pa plan e pa vizion po duket që këto orë, ditë e javë të para. E keni parë që s’kanë para të paguajnë rrogat e mësuesve. Ekonomia është në kolaps, këta nuk kanë zgjidhje. Financat publike janë në kolaps, këta nuk kanë zgjidhje”, tha Basha.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Basha tha se “ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën e zgjedheve të lira, Edi Rama minoi terrenin elektoral me projektin e tij politik për të blerë votën e shqiptare duke përdorur  paratë e drogës, korrupsionin e parave publike dhe bandat”.

“Përkulem me respektin më të thellë, me mirënjohje time të përjetshme për sakrificën tuaj në Çadrën e Lirisë për 90 ditë e 90 netë me radhë, e cila u dha shqiptarëve jo vetëm kauzë e drejtë për zgjedhje të lira por edhe shpresën për një të nesërme ndryshe. Një raport tjetër midis qeverisë dhe qytetarit. Dhe ky është pikërisht programi i Partisë Demokratike. Ky është programi ynë, një qeveri për qytetarët. Ne e dinim se çfarë gatuhej nga qeveria që erdhi në pushtet me ndihmën e krimit. Droga që mbuloi Shqipërinë ishte dhe është një projekt politik i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Por siç e dimë fare mirë, ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën tonë të drejtë para çdo shqiptari dhe para komunitetit ndërkombëtar, nuk arriti as ta frenojë dhe as ta shkatërrojë mekanizmin që ishte vënë në lëvizje. Këtë e dini fare mirë ju. E dinë gjithë demokratët, e dinë gjithë qytetarët. E di unë, e di i madh dhe i vogël se me çfarë u përballëm që javën e parë pas kësaj marrëveshje politike. Me një kundërshtar politik që tashmë kishte minuar tërësisht terrenin elektoral, me shpërndarjen masive të parave të pista të drogës dhe përqindjen e tenderave dhe koncensioneve korruptivë, për të detyruar qytetarët të tjetërsojnë vullnetin e tyre apo duke mbledhur kartat e identitetit. Me angazhimin e plotë të makinës shtetërore në favor të partive të pushtetit dhe natyrisht si gjithmonë shoqëruar nga bandat dhe narkotrafikantët. Në këtë terren u zhvilluan fushata dhe zgjedhjet e 25 Qershorit”, tha Basha.

Kështu, kreu i PD-së, që ka ngrirë çdo funksion të tij, kërkon ta mbajë këtë post me akuzat që bën ndaj Ramës, ndërkohë që fushata kundër Ramës është kapitull i mbyllur me përfundimin e zgjedhjeve. Tashmë, Basha duhet të mbajë parasysh se duhet të bëjë fushatë për veten, që të bindë demokratët se ai është i denjë për këtë post.

Tags: fushate me Ramenlulzim bashaPD

TË LIDHURA

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake
Aktualitet

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Banorët e Durrësit protestojnë për përmbytjet; Kuçana kërkon hetim SPAK për bashkinë
Aktualitet

Banorët e Durrësit protestojnë për përmbytjet; Kuçana kërkon hetim SPAK për bashkinë

19:24 | 09/01/2026
Protesta në Durrës, banorët domate dhe letra higjenike drejt godinës së Bashkisë
Aktualitet

Protesta në Durrës, banorët domate dhe letra higjenike drejt godinës së Bashkisë

19:18 | 09/01/2026
Next Post
iPhone 8 sjell efektin pasqyrë

iPhone 8 sjell efektin pasqyrë

Bie Gangnam Style, kjo këngë po thyen çdo rekord në Youtube

Bie Gangnam Style, kjo këngë po thyen çdo rekord në Youtube

Selami, Bashës: Asgjë nuk zgjidhet duke fajësuar kundërshtarin

Selami, Bashës: Asgjë nuk zgjidhet duke fajësuar kundërshtarin







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021




TË FUNDIT

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake
Aktualitet

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

by mirseda
21:53 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku mbrëmjen e sotme është gjetur...

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

21:20 | 09/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

20:38 | 09/01/2026
Protestat masive në Iran, 51 qytetarë humbin jetën, mes tyre 9 të mitur

Protestat masive në Iran, 51 qytetarë humbin jetën, mes tyre 9 të mitur

19:31 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com