Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Gjendja e arsimit, kulturës dhe drejtësisë; fajin e ka Rama!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha: Gjendja e arsimit, kulturës dhe drejtësisë; fajin e ka Rama!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Ramën se ka kapur drejtësinë dhe Prokurorinë, ndërsa shtoi se në këto kushte është e pamundur që çështja Tahiri të zbardhet.

Në një deklaratë për mediet, Basha tha se PD ka gati kërkesën drejtuar Kuvendit për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen Tahiri, ndërsa hodhi një sërë akuzash në drejtim të Ramës, Xhafajt dhe Policisë së Shtetit.

“Partia Demokratike ka marrë vendimin të dorëzojë kërkesën për një komision hetimor për çështjen e Tahirit. Opinioni publik është njohur me faktin se për 2 vite me radhë, ministria e Brendshme, kryeministri, Policia e Shtetit ishin në disponim zyrtar të informacionit se kjo bëhet nëpërmjet urdhrit dhe bekimit të kupolës së shtetit.

Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, Saimir Tahir dhe Çako e kanë pasur në mënyrë zyrtare nga Interpoli, Europoli, nga denoncimet e opozitës dhe nga mediat. Po Rama dhe qeveria kanë vendosur t’­i varrosin këto fakte, për 1 arsye të vetme: droga është bërë nën bekimin e qeverisë. Rama ka shkelur ligjin, rregulloren e parlamentit, duke e kthyer atë në gjykatë”, tha kreu i PD-së.

Për sa i përket përplasjes me artistët për teatrin, Basha tha se mbështet plotësisht artistët dhe kauzën e tyre, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet nga plani ogurzi për ndërtimin e kullës te teatri.

“Dua të shpreh mbështetjen për kauzën e aktorëve, paralajmëroj Edi Ramën që ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë te teatri kombëtar. E paralajmëroj të heqë dorë nga ky plan ogurzi.

Borde që emërohen nga kryeministri, zgjidhen nga ai. Artistët do të jenë ata që do vendosin përmes votave të vërteta për mënyrën e shpenzimit të të ardhurave dhe drejtuesve të tyre. Arsimi i Lartë është në koma dhe arsyeja është ligji klientelist.”

I pyetur mbi zgjedhjen e Veliajt deputet pas largimit të Halimit, duke mos respektuar kuotat gjinore, Basha tha se kjo nuk është në dorën e tij, pasi është KQZ ajo që vendos se kush do të marrë mandatin:

“Astrit Veliaj është numri 2 në PD, KQZ vendos kush do të marrë mandatin.”

Më tej, kryedemokrati shprehu skepticizmin e tij për zbardhjen e cështjes Tahiri, me këtë drejtësi, që sipas tij është e kapur nga Rama.

Komisioni Hetimor nuk heton veprën penale, por heton përgjegjësitë e Ramës dhe të institucioneve të ministrisë. Një drejtësi e pakapur do të kishte zbardhur sot rastin Tahiri, për këtë arsye Rama është investuar, ka kapur prokurorët dhe tani s’ka asnjë shans që rasti Tahiri të zbardhet nga drejtësi, aq më pak pas ekstradimit të financierit të Habilajve.

Gjiknuri dhe Ahmetaj janë denoncuar në media për blerje votash, këto nuk mund të zbardhen sa kohë që drejtësia është e kapur. TIRANA TODAY

Tags: bashadhe drejtësisëfajin e ka Rama!Gjendja e arsimitkulturës

TË LIDHURA

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

22:36 | 01/12/2025
Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën
Politikë

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Next Post
Foto/Viktimat e tragjedisë ajrore ruse, mes tyre fëmijë dhe të rinj

Foto/Viktimat e tragjedisë ajrore ruse, mes tyre fëmijë dhe të rinj

Nikolla u kaloi pagat, pedagogu i pakënaqur: E refuzoj!

Nikolla u kaloi pagat, pedagogu i pakënaqur: E refuzoj!

Video/Luana si një profesioniste e vërtetë në skijim

Video/Luana si një profesioniste e vërtetë në skijim







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com