Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Çako, kokë turku! Pas largimit të tij, radha e Ramës!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha: Çako, kokë turku! Pas largimit të tij, radha e Ramës!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediet pas takimit me aleatët e tij, ku deklaroi se vendimin për datën e mbajtjes së protestës masive do të bëjë publik nesër, pasi të mbledhë më parë grupin e vet parlamentar.

Basha u bëri thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestave, ndërsa ashtu si Kryemadhi konfirmoi se nuk ka ende një datë konkrete për nisjen e protestave.

I pyetur nëse të hënë PD-ja do të marrë pjesë në seancën parlamentare, Basha tha se ende nuk është vendosur asgjë.

Po ashtu, Basha komentoi edhe largimin e kreu të Policisë së Shtetit, duke e quajtur largim të vonë, ndërsa tha se Çako është një “kokë turku”.

FJALA E BASHËS:

Së pari, dua t’ju uroj të gjithë punonjësve të medias dhe bashkëqytetarëve që na ndjekin që ky të jetë një vit i kurajës dhe përballjes me të keqen dhe i fitores mbi të keqen.

Ky është edhe motivi që mban bashkë koalicionin opozitar dhe që udhëheq edhe aksionin që kemi nisur që në fund të vitit të kaluar, aksion i cili do të intensifikohet.

Sot në diskutim me aleatët e koalicionit opozitar, kemi vënë piketat për këtë kalendar veprimesh, i cili do të shtrihet dhe do të përqafojë të gjithë shtresat e shoqërisë. Duke iu bërë thirrje të gjithë zëdhënësve të opinionit qytetar, intelektualëve, medias, profesionistëve t’i bashkohen këtij sezoni të protestës qytetare për t’u përballur me krimin të bërë njësh me politikën, me paligjshmërinë, që janë faktorët kryesorë të mjerimit ekonomik, të krizës ekonomike dhe krizës shpirtërore dhe psikologjike që ka kapluar vendin.

Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur 300 mijë shqiptarë nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Ku 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritës dhe krimi i veshur me pushtet, pushteti i bërë njësh me krimin me figurën e Edi Ramës, bëhet gati të fillojë aksionin për ujin.

Kjo është arsyeja që po zbrazen burgjet nga kriminelët, po largohen kriminelët, trafikantët e drogës nga qelitë e burgjeve që t’i bëjnë gati qelitë për qytetarët që nuk paguajnë dot faturat e ujit.

Kjo është t’i shpallësh luftë popullit për hesap të krimit dhe kriminelëve.

Të shpëtosh trafikantët e drogës nga një drejtësi e nëpërkëmbur dhe e kapur politikisht duke shkelur Kushtetutën, siç ndodhi më 18 dhjetor, vetëm e vetëm që të ushtrosh terror mbi popullin.

Ndaj ne kemi marrë përsipër gjithë përgjegjësinë tonë. Kemi diskutuar në detaje për një aksion intensiv dhe kompleks opozitar. Natyrisht kemi diskutuar edhe për sezonin e protestave dhe me protestën e parë, që do të nisë brenda këtij muaji.

Pyetje: Ka një datë z.Basha?

Basha: Konsultimin me aleatët opozitarë e kemi bërë sot, kam marrë mendimin e tyre dhe vendimin do ta marr së bashku me drejtuesit e Partisë Demokratike ditën e nesërme dhe do ta bëj publik ditën e nesërme.

Pyetje: Z. Basha a do të jetë Partia Demokratike në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe çfarë qëndrimi do të keni?

Basha: Reforma Zgjedhore është një interes themelor i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Jemi këtu sepse janë vjedhur zgjedhjet, janë vjedhur zgjedhjet që t’u vidhet liria, t’u vidhet ekonomia, t’u vidhen pensionet, t’u vidhet shëndetësia, t’u vidhet e ardhmja shqiptarëve dhe fëmijëve të shqiptarëve. Prandaj opozita mbetet e vendosur për reformën zgjedhore, për t’iu rikthyer shqiptarëve një sistem të drejtë, europian që të përfaqësojë interesat e njerëzve, të përfaqësojë qytetarët dhe jo interesat e një pakice të bërë njësh me krimin.

Pyetje: A do të merrni pjesë në Parlament?

Basha: Parlamenti dhe marrëdhënia e opozitës me Parlamentin do të diktohet tërësisht nga interesi publik.

Pyetje: Në 15 janar a do të jeni në Parlament?

Basha: Ne marrëdhënien me Parlamentin do ta kemi të kushtëzuar me interesin publik dhe me aktin e rëndë e të pafalshëm që është dhunimi i Kushtetutës. Një institucion politik, siç është Parlamenti, nuk mund të bëjë akt më të rëndë ndaj qytetarëve, sesa të dhunojë dokumentin me të cilin dhe për të cilin ai ekziston. Është Kushtetuta arsyeja pse ka Parlament dhe jo Parlamenti arsyeja pse ka Kushtetutë.

Pyetje: Z.Basha sapo është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako të cilin e keni akuzuar në vazhdimësi. A keni një koment?

Basha: Informacionin po e marr nga ju . Natyrisht, nëse është e vërtetë, është një hap tejet i vonuar Është  një tjetër tregues i krizës së thellë, në të cilën e ka zhytur krimi, institucionin e Policisë së Shtetit. Por pa dyshim që Haki Çako është siç ishte një “kokë turku”. Sepse kupola e drogës drejtohet nga Edi Rama, nga Saimir Tahiri, siç e di gjithë bota tani, dhe natyrisht dhe nga Fatmir Xhafaj, lidhjet e të cilit me botën e krimit dhe të drogës janë të njohura katërcipërisht këtej dhe andej detit.

Pyetje: Z. Basha cili do të jetë fokusi i protestave, çfarë do të kërkoni nëpërmjet këtyre protestave dhe çfarë strategjie do të keni?

Basha: Siç ju thashë protestat janë pjesë e një aksioni kompleks opozitar, qëllimi i të cilit është të mobilizojë të gjithë energjitë positive të shqiptarëve. Të thërrasë të gjithë shqiptarët në një aleancë vlerash, që përfaqëson ky koalicion opozitar dhe, së bashku me çdo forcë tjetër politike të bëjmë të mundur largimin e shkaktarit dhe arsyes kryesore të zhytjes së Shqipërisë në një krizë politike, ekonomike dhe morale, që është Edi Rama dhe aleanca e tij me krimin.

Pyetje: A mund të kemi një përsëritje të çadrës 2?

Basha: Përsëritje nuk do të ketë, do të ketë të reja. Do të jetë një vullnet edhe më të fortë të opozitës dhe jam i sigurt një përgjigje akoma më të madhe popullore. Sepse kjo është rruga e vetme për ta çliruar Shqipërinë nga zgjedha e krimit dhe për t’i dhënë çdo shqiptari e çdo shqiptareje shpresën për të nesërmen.

Pyetje: Të hënën nuk na e sqaruat, do të jetë Partia Demokratike në Parlament apo jo?

Basha: Partia Demokratike dhe aleatët  do të marrin vendimet e duhura dhe do t’jua komunikojmë në momentin e duhur.

Faleminderit! 

Tags: bashaÇakokokë turkulargimit të tijpasradha e Ramës

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Shkarkimi nga Fatmir Xhafaj, kush i zë vendin Haki Çakos?

Shkarkimi nga Fatmir Xhafaj, kush i zë vendin Haki Çakos?

Habit i riu shqiptar: Mos u jepni shtetësi fëmijëve të emigrantëve

Habit i riu shqiptar: Mos u jepni shtetësi fëmijëve të emigrantëve

Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus

Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com