Prishja e një fushe sporti, për tu ndërtuar një pallat, ka shkaktuar revoltën e hapur të banorëve në Laprakë. Gjatë mesditës, ata kanë dalë në protestë. Në një zë, ata thonë se fusha sportive, që prej 20 vitesh është përdorur prej tyre, do të prishet.
Mes të tjerave, banorët kanë zbuluar se personi që pritet të ndërtojë pallatin, ka edhe një vendim gjykate dhe leje ndërtimi që të finalizojë qëllimet e tij. Ndodhur në këtë situatë, ata kërkojnë garanci nga Bashkia e kryeqytetit.
https://www.facebook.com/joqalbania/videos/315613519220953/
Përkundrejt këtyre pretendimeve, burime nga Bashkia e Tiranës thonë të kundërtën. Sipas tyre, nuk ka asnjë leje ndërtimi për pallat në këtë fushë.
Të njëjtat burime saktësojnë se prona në fjalë ku aktualisht është fusha e sportit, i është kthyer pronarëve me një urdhër ekzekutiv nr. 5920 të datës 28.06.2012 nga Gjykata e Tiranës, kohë kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha. Por në buxhetin e ri të vitit 2019, Bashkia ka vendosur që të shpronësojë pronarët për interes të banorëve, duke garantuar që terreni sportiv nuk do të preket.