Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Banka Botërore-qeverisë shqiptare: Financimi i borxhit është në rrezik

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Banka Botërore-qeverisë shqiptare: Financimi i borxhit është në rrezik

Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon” është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhit të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktoj shpenzimet e saj kapitale.

“Borxhi publik u rrit më tej në vitin 2021, duke arritur në 78.4 për qind të PBB-së. Qeveria pezulloi rregullin fiskal për uljen e borxhit ndaj PBB-së dhe emetoi një eurobond prej 650 milionë eurosh, duke përfituar nga vlerësimi i qëndrueshëm B+ i vendit. Në nivelin aktual, borxhi i lartë i qeverisë është në rrezik të konsiderueshëm rifinancimi. Duke pasur parasysh inflacionin aktual dhe shtrëngimin e pritur të politikës monetare në ekonomitë me të ardhura të larta, ulja e borxhit publik të Shqipërisë dhe forcimi i besueshmërisë së politikës së saj fiskale janë jetike”, thuhet në raport.

Në skenarin bazë, borxhi publik pritet të bjerë lehtësisht në 78.1 për qind të PBB-së në vitin 2022 dhe në mënyrë më të konsiderueshme në periudhën afatmesme. Megjithatë, bilanci fiskal mund të përkeqësohet më tej, nëse mjedisi ndërkombëtar do të jetë i pafavorshëm, duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së, paralajmëron banka.

Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, risqet që lidhen me kursin e këmbimit, normën e interesit dhe rifinancimin mbeten të larta.

Sipas raportit, të ardhurat më të larta nga taksat dhe borxhi i ri i lejuan qeverisë të rriste shpenzimet për infrastrukturën. Qeveria gjithashtu rriti subvencionet për Ndërmarrjet Shtetërore të Energjisë (NSH) për të siguruar furnizimin me energji gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021. Detyrimet kontingjente nga NSH-të paraqesin rreziqe të mëdha për buxhetin.

Sipas tabelave të Bankës Botërore, borxhi publik pritet të zbresë në 75.1% të PBB-së në vitin 2024.

Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka këshilluar shpesh qeverinë shqiptare që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet dhe konsolidimin fiskal. Në raportin e fundit, në dhjetor të vitit të kaluar, FMN ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara.

Raporti uli pritshmërinë për rritjen

Në raportin e fundit, Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit.

Banka pret tashmë që ekonomia vendase të rritet me 3.2 për qind, ose 0.6 pikë përqindje më pak se raporti i mëparshëm. Edhe për vitin 2023, ekonomia pritet të rritet me 3.4%, ose 0.3 pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm.

Për vitin 2022, perspektivat janë të pasigurta dhe rreziqet janë shtuar, thotë banka në pjesën për Shqipërinë. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vazhdueshme mund t’i shtyjnë çmimet e energjisë, ushqimeve dhe mallrave në nivele edhe më të larta, duke zvogëluar fuqinë blerëse dhe konsumin e familjeve. /Monitor

Burimi: Banka Botërore
Tags: Banka Botërorefinancimi i borxhitqeveria shqiptare

TË LIDHURA

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

22:30 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon
Politikë

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Next Post
Policia “blindon” Shkodrën, ekzekutohet një person

Policia "blindon" Shkodrën, ekzekutohet një person

U eleminua pranë banesës së tij në Shkodër. Viktima, emër i njohur për policinë

U eleminua pranë banesës së tij në Shkodër. Viktima, emër i njohur për policinë

Millions of Indigenous People May Lose Voting Rights: Alliance







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com