Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ballkani në tension/Armatoset Kroacia, Rusia i jep zemër Serbisë      

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Ballkani në tension/Armatoset Kroacia, Rusia i jep zemër Serbisë       

 

Nga Borna Sor, “Balkan Insight”/Kroacia po blen 12 avionë të rinj luftarakë F16 – në fakt avionë 30-vjeçarë “të rinj” nga Izraeli. Për qindra miliona euro. E përse?

“Për shkak se kemi nevojë për to”. Serbia gjithashtu po blen avionë të rinj, për koston e qindra miliona eurove nga Rusia. Pse? “Sepse na duhen!”. Kroacia blen pastaj blen topa të rinj artilerie nga Gjermania. Pse? “Pasi kemi nevojë për to”.

Ndërkohë Serbia pajiset me helikopterë të rinj ushtarakë. Pse? “Për shkak se kemi nevojë për to”. Kjo frazë në të vërtetë do të thotë:”Ky është Ballkani, nuk mund t’i besohet fqinjëve, ata bastardë po komplotojnë çdo ditë për të na sulmuar, ata janë të çmendur, barbarë dhe na urrejnë! Nuk ka nevojë për shpjegime. Apo ka?Megjithatë, kjo garë e re armatimesh duket paksa e rreme. Që nga shpërbërja e Jugosllavisë, Kroacia dhe Serbia nuk kanë pasur marrëdhëniet më të mira ekonomike sesa sot. Kroatët blejnë produkte serbe në të gjitha format dhe madhësitë – nga ushqimet tek muzika pop. 

Serbët konsiderohen gjithashtu si turistët më të mëdhenj në bregdetin e Adriatikut në Kroaci, duke shpenzuar edhe më shumë sesa turistët që vijnë nga vende si Austria.

Pra, teoria e armiqve barbarë që janë tek porta, për të justifikuar këto blerje armësh, nuk duket se është e besueshme. Për më tepër, për shkak se Kroacia iu bashkua NATO-s në vitin 2009 dhe BE-së më 2013-ën, ky nuk duket si një problem lokal apo rajonal.

Për ta thënë hapur, çështjet nuk vendosen në fakt më në Zagreb – dhe çdo problem që Beogradi mund të ketë me Uashingtonin apo Brukselin, nuk do të zgjidhet me helikopterë ushtarakë.

Kjo ishte edhe arsyeja kryesore përse Kroacia hyri në NATO – sepse parimi i mbrojtjes kolektive, do të thotë se nuk duhet të shqetësohemi shumë për atë që po bën Serbia, dhe nëse shqetësimet dalin në sipërfaqësore, ne kemi mbështetje.

Prandaj, qytetarët në Kroaci nuk janë realisht të lumtur për këto harxhime ushtarake, apo teksa shohin ministrat e tyre të mbrojtjes të bëhen së sëmurë pas blerjeve. Kur shohin etiketat e çmimeve, ata zemërohen: “S’ka ka para për fëmijët e sëmurë, spitalet dhe pensionet, por paska për plane të padobishme. Si kështu?”.Përgjigjja, siç ndodh zakonisht në Ballkan, është korrupsioni. Vjedhja e parave publike për blerje të tepruara hedhurinash.

Nëse shpenzimet ushtarake do të ishin rezultat i një kërcënimi real, kërcënimi mund të adresohej. Nëse do të ishte rezultat i paranojës dhe frikës së vërtetë, ato gjëra mund të tejkaloheshin. Por ky nuk është rasti – dhe ky është një lajm i keq për Kroacinë.

Kroacia është në fundin e shkallares, kur bëhet fjalë për ekonomitë e vendeve të BE-së. Serbia nuk është shumë pas saj. Borxhi publik, reformat strukturore, treguesit në tërësi janë negativë. Njerëzit po braktisin masivisht të dyja vendet, sidomos të rinjtë e arsimuar.

Demografikisht, ne jemi në rënie të lirë, dhe së shpejti sektori privat nuk do të jetë në gjendje të paguajë për të gjitha shpenzimet e shtetit.

FMN-ja mund të na nuhasë si një antilopë e plagosur në stepat e Serengetit. Nëse kjo garë armësh vazhdon, me siguri që do të na falimentojë. Është e çmendur, por nuk do të ndalet.

Kur të mos ketë më shumë para për avionët, tanket, helikopterët dhe raketat, ne do të fillojmë të blejmë atë që mund ta përballojmë – balonat më ajër të nxehtë dhe zepelina.

Kur të na mbarojë edhe gazi, ne do të blejmë katapulta. S’ka asnjë para për armët? Do të blejmë hobe! Asnjë kacidhe për granata?

Do të shkojmë tek diaspora kroate në Australi, dhe do të blejmë bumerangë! Shumë të varfër për të pasur thika?

Do të importojmë gurë!  Dhe ne do të kemi ende dhëmbë për të kafshuar, dhe pështymë për t’i pështyrë armiqtë! 

Pastaj, ditën kur nuk do të kemi më para mënjanë, udhëheqësit tanë do të takohen dhe do të nënshkruajnë një traktat miqësie. Deri kur të bëjmë sërish para.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

 

Tags: armatosetBallkanikroaciarusiaserbisetensionzemer

TË LIDHURA

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 14 prill 2018

Shtypi i ditës, 14 prill 2018

Shtypi nga bota, 14 prill 2018

Shtypi nga bota, 14 prill 2018

Horoskopi javor, zbuloni shenjën më me fat

Horoskopi i datës 14 prill 2018







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan
Bota

Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan

by mirseda
09:40 | 14/04/2026
0

Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të kthehen në Pakistan në ditët në vijim për një raund...

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

09:29 | 14/04/2026
Kryeministri i Kanadasë forcon pushtetin, Mark Carney siguron shumicën liberale në Dhomën e Komunave

Kryeministri i Kanadasë forcon pushtetin, Mark Carney siguron shumicën liberale në Dhomën e Komunave

09:27 | 14/04/2026
Putini pas Orbanit, për herë të parë pas 16 vitesh presidenti rus përballet me pasoja

Putini pas Orbanit, për herë të parë pas 16 vitesh presidenti rus përballet me pasoja

09:24 | 14/04/2026
Grupi kriminal shiste kokainë, arrestohen tre prej anëtarëve, mes tyre edhe një 17-vjeçar

Grupi kriminal shiste kokainë, arrestohen tre prej anëtarëve, mes tyre edhe një 17-vjeçar

09:18 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com