Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ballkani, ja si Kina ka depërtuar në hallkën më të dobët të Evropës

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni
Ballkani, ja si Kina ka depërtuar në hallkën më të dobët të Evropës

Nga Laris Gaiser “Formiche.net”

Gjatë dekadës së fundit, Kina komuniste ka gjetur një terren pjellor për praninë e saj gjeopolitike në Ballkan. Në rajonin e ish-Jugosllavisë, Pekini ka investuar rreth 13 miliardë euro, dhe llogarit një shkëmbim tregtar prej 110 miliardë eurosh në të gjithë Evropën Qendrore.

Ballkani, së bashku me Evropën Qendrore,është hallka me e dobët e kontinentit të vjetër, ose më saktë e sistemit të Atlantikut të Veriut. Fragmentimi i këtij rajoni, që është shtuar në mënyrë eksponenciale në 100 vitet e fundit me shembjen e perandorive Hapsburge dhe Osmane, e bën atë natyrshëm fushëbetejën e konfrontimit dhe pikëtakimit të të gjitha lojërave gjeopolitike.

Pikërisht përmes Ballkanit forcat antagoniste të sistemit perëndimor, duke qenë në gjendje të shfrytëzojnë lehtësisht tensionet e tij historike, përpiqen që të shkaktojnë destabilizim në sistemin tonë. Për këtë arsye, regjimi komunist në Pekin promovoi në vitin 2012 në Varshavë Nismën e  Bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, e njohur më mirë si Nisma 17+1.

Duke qenë se hapësira ekonomike e Bashkimit Evropian, me kufizimet e veta ligjore, është shpesh shumë i vështirë për t’u shfrytëzuar nga vendet e këtij rajoni, Pekini e ka ri-kalibruar strategjinë e tij mbi kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Mundësia për të pasur qasje në këtë zonë që po vuan vonesat e përsëritura në vazhdën e procesit të zgjerimit, por dhe për shkak të standardeve shumë më liberale ligjore dhe mjedisore, e kanë bindur Kinën që të përqendrohet në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti në Serbi, për konsolidimin e pranisë së saj në Evropë, pavarësisht se në terma absolutë të tregut, zona është thuajse e parëndësishme për gjigantin ekonomik aziatik.

Në Beograd, regjimi kinez ka investuar mbi 10 miliardë euro në autostrada, hekurudha dhe industrinë e rëndë. Falë blerjes së fabrikës së çelikut në Smederevo, Kina e ka tejkaluar FIAT, që ka në pronësi fabrikën në Kragujevac, si eksportuesja kryesore e vendit.

Në Bosnje Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë, propaganda për ta përdorur mbështetjen financiare të garantuar nga huatë kineze është intensifikuar gjatë 5 viteve të fundit, ndërsa në Malin e Zi, kredia prej 1 miliardë eurosh në favor të zhvillimit të autostradës, është bërë tashmë një çështje evropiane pasi qeveria lokale i kërkoi ndihmë Brukselit për të shmangur rënien në spiralen e borxhit ndaj Pekinit.

Rënia me 15 për qind e PBB-së kombëtare në vitin 2020, performanca e dobët e projekteve në infrastrukturës, dhe modestia e një tregu të përbërë nga vetëm 600.000 banorë, e bënë Malin e Zi i cili është një vend anëtar i NATO-s që prej vitit 2017, një objektiv strategjik natyral për Kinën.

Gjithsesi, ndërsa prania kineze në Ballkan përfaqëson një rrezik në periudhën afatshkurtër, ajo nuk paraqet ndonjë rrezik afatgjatë. Para së gjithash, pas blerjes së portit grek të Pireut, që ndodhi gjatë krizës financiare në Greqi, me shpresën për të pasur një trampolinë për zgjerimin e tyre të mëtejshëm në kontinent, Pekini zbuloi shumë shpejt se ishte ende i izoluar nga pjesa tjetër e Evropës Qendrore.

Në rastin e Malit të Zi, Kina mund të fillojë të kuptojë se politika e saj e financimeve me huatë e veta, me të cilën dëshiron që të skllavërojë vendet më të dobëta në botë, mund t’i kthehet kundër nëse këto vende nisin ta refuzojnë në masë, të mbështetura edhe nga Perëndimi, që të shlyejnë detyrimet e tyre.

Dhe së fundmi, udhëheqja në Pekin nuk e ka kuptuar ende se ata janë thjesht një partner i përkohshëm për shkak të interesit të momentit, nga i cili mund të çlirohesh sapo të arrihen rezultatet e dëshiruara. Vendet e rajonit, trashëgimtare të traditës së shkëlqyer të “mos rreshtimit”, janë ekspertë në përdorimin e interesave të fuqive globale për të shtuar peshën e tyre gjeopolitike.

Ndaj, të treguarit e një lloj afërsie me Pekinin, nuk është asgjë më shumë sesa një mënyrë për të shtuar kërkesat ndaj Brukselit dhe Uashingtonit, të cilat mbeten partnerët më të rëndësishëm ekonomikë dhe politikë të rajonit.

burimi: https://formiche.net/2021/05/balcani-cosi-la-cina-ha-scoperto-il-ventre-molle-delleuropa

Përshtatur nga Tirana Today

Tags: Ballkanievropakina

TË LIDHURA

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”
Aktualitet

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025
Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi
Aktualitet

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Next Post
Kosova, me shpejtim drejt Vetëvendosjes

PD-së i ka skaduar misioni, Basha nuk është më mburojë ndaj regjimit

Analisti Nazarko: Nëse Kurti dështon, do të jetë faji i Ramës

Zgjidhja gjeniale e Bashës… As kaluar, as në këmbë, as veshur e as zhveshur

Ministrja Denaj: Qeveria 2 mld lekë shtesë për vaksinat

Ministrja Denaj: Qeveria 2 mld lekë shtesë për vaksinat

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

14:14 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike
Aktualitet

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

by mirseda
09:32 | 26/07/2025
0

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër...

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025
Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

09:07 | 26/07/2025
“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

09:04 | 26/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com