Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka shpërthyer keq ndaj Top Channel, edhe pse ndodhej në studion e këtij televizioni.
Duke iu referuar dokumentarit te emisionit investigativ Top Story “Injorantët e parlamentit”, Balla tha se Top Channel është kthyer në një televizion të degraduar, që bën emisione të porositura.
Menjëherë ka ardhur reagimi i drejtuesit të Top Story, që i ka dërguar një mesazh gazetares Vasili, ku shkruan se i ka kërkuar disa herë intervistë Ballës, por ai nuk ka pranuar.
DEBATI I PLOTË:
BALLA: Top Channel ka degraduar, bën emisione të porositura
ENI: Nëse nuk vërtetohet ne kërkojmë falje
BALLA: Top Channel ka rënë në një batak. I kam sugjeruar ministres së re kontrollin e tezave të doktoraturës në universitetin ku unë kam mbaruar
BASHA: Pse nuk e hidhni në gjyq Top Channel të vërtetohet kush gënjen
TOP STORY: Ju kërkuam intervistë dhe ju keni refuzuar
BALLA: Fare fare, fare
ENI: Ju keni refuzuar
BALLA: Më vjen keq që në TCH ndodhin këto histori
Top story është fshehur pas shpërdorimit të një shpifësi