Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Balla: Ndryshime në Kodin Penal, “të fortët” të bëhen shembull

1 muaj ago
in Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u ndal në Kuvend te aksidenti i rëndë që ndodhi një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur.

Në fjalën e tij, ai paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal dhe iu drejtua Policisë së Shtetit që ‘të bëjë shembull të fortët e lagjes’.
“Në vijim të asaj që tha kolegu Braçe dhe duke e mbështetur plotësisht nevojën për të reflektuar të gjithë pa asnjë dallim, të majtë e të djathtë, socialistë dhe demokratë… Ngjarja e djeshme është një ngjarje që na kërkon ne të fillojmë të luajmë si zbatohen ligjet tona. Nëse ne do të mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Në kushtet që jemi pranë rishikimit të Kodit Penal, Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur konceptin e vrasjes në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Si koncept në rastet e këtyre. Z. Manja më shpjegoi dhe raste të tjera, dhe mendoj se përgjigja jonë në këtë rast do të jetë e menjëhershme, sa të kemi mundësinë të ndryshojmë kodin. Kam dhe një thirrje për Policinë e Shtetit, këta të fortët e lagjeve, këta duhen bërë shembull të gjithë. Këta të fortët e lagjeve duhet të kontrollohen mëngjes, drekë, darkë, këta nuk duhet të kenë fare patentë. Besoj se dhe ti (i drejtohet Berishës) je dakord që këta të fortët duhet të bëhen shembull nga policia në të gjitha komunitetet”, u shpreh Balla.

Më pas, ai u përplas dhe me deputetët e PD-së, sa i përket deklaratave të Berishës për Reformën në Drejtësi.
“Sot iu kam dëgjuar që të sulmoni Reformën në Drejtësi dhe këtë e bëni dy herë në muaj. Reforma në Drejtësi është një sukses. Ne jemi një vend që nga viti 1912 nuk kemi pasur drejtësi, por suksesi më i madh i kësaj reforme është që ka të majtë dhe të djathtë që përballen me drejtësinë. Nuk do ia ishim arritur kësaj dite që të gjithë të dalin para drejtësisë. Padyshim radhën e kanë ata që kanë futur duart në xhep. Prokurorët dhe gjyqtarët bëjnë një punë që ne ia kemi besuar në rrugë kushtetuese. Ne votonim në këtë sallë për të emëruar gjyqtarë, nuk ka më. Sa i përket akuzave, ka një standard. Kushdo që ka një akuzë, të shkojë dhe ta bëjë atje. Javën e kaluar, ditën e enjte, jam gjendur në Gjykatën e Posaçme. Do të doja shumë që një person të ishte aty. Gjithsesi ka vlerësuar punën që ka bërë gjykata. Nuk duhet harruar kurrë që përpara se të jesh një politikan, je një qytetar i thjeshtë.
Ministrat duhet të kuptojnë që Kuvendi është pushteti ku nuk shmangesh dot për të raportuar. Ajo që ka ndodhur sot në Komisionin për Europën dhe punët e jashtme, është një punë që duhet bërë çdo javë. Atë që iu thashë në komision po ju a them dhe këtu. Ministri ynë i jashtëm është një nga ambasadorët më të mirë që ka pasur ky vend. Ka punuar me të dyja qeveritë, dy herë me qeverinë e Berishës dhe dy herë me qeverinë tonë. Ferit Hoxha ka bërë një punë mjaft të mirë. E vërteta është që përgjigjen ta dha ministri. Keni dy muaj që dilni e bërtisni: ‘Jo IBAR-i ka dështuar, jo IBAR-i është rrëzuar’, ndërkohë që IBAR-i nuk është shqyrtuar ende nga këshilli”, tha ndër të tjera Balla.

TË LIDHURA

Politikë

Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë, historia e ka treguar këtë gjë

21:10 | 05/06/2026
Aktualitet

Tubimi për projektin në Zvërnec, protestës i bashkohen edhe qytetarët në Elbasan, Kukës dhe Korçë

20:55 | 05/06/2026
Politikë

Rama nga Tivati: Vlora ka çdo gji si perlë, dikur refuzoja ta vizitoja

20:35 | 05/06/2026
Next Post

Berisha në Kuvend: “Shoferi, terrorist votash e patronazhist”

Këlliçi në Kuvend: Transparencë për integrimin dhe skandalin

Sara Mila: Banorët nuk janë kundër Korridorit VIII







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com