Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë për 30 %

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë për 30 %

Azerbajxhani do t’i rrisë këtë vit eksportet e gazit në Evropë për 30 për qind, teksa Bashkimi Evropian synon të ulë varësinë në energjinë ruse. Ministri i Energjisë në Azerbajxhan, Parviz Shahbazov, ka thënë se në tetë muajt e këtij viti, Bakuja e ka furnizuar Evropën me 7.3 miliardë metra kub gaz natyror”.

“Furnizimet e përgjithshme me gaz në Evropë për vitin 2022 do të arrijnë në 12 miliardë metra kub” – rritje për 31 për qind në krahasim me vitin 2021, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Ai, po ashtu, ka treguar se prodhimi i gazit natyror është rritur për 10 për qind në periudhën janar – gusht 2022, duke arritur në 30.6 miliardë metra kub. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar ditë më parë vendosjen e çmimeve tavan ndaj gazit natyror që importohet nga Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do t’i ndalë eksportet e naftës dhe gazit për të gjitha shtetet që vendosin çmim tavan.

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht. Në muajin korrik, BE-ja dhe Bakuja kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për të dyfishuar sasinë e gazit të importuar nga Azerbajxhani në të paktën 20 miliardë metra kub deri më 2027.

Marrëveshja, gjithashtu, parasheh zgjerimin e Korridorit jugor të gazit që përshkon Azerbaxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë dhe Greqinë.

Pas vendosjes së sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë – për luftën e nisur në Ukrainë – Moska ka nisur t’i zvogëlojë furnizimet me gaz në Evropë, andaj Bashkimi Evropian është duke përgatitur plane për të tejkaluar dimrin.

Putin ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska është duke përdorur eksportet e energjisë si “armë”.

Presidenti Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /evropaelire

Tags: beMinistri i Energjisë në AzerbajxhanParviz Shahbazov

TË LIDHURA

“Ukraina ka nevojë për garanci”/ Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati
Aktualitet

“Ukraina ka nevojë për garanci”/ Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati

14:25 | 16/01/2026
“NATO është këtu!”/Trump nuk heq dorë nga ishulli, ushtarët e parë europianë mbërrijnë në Groenlandë
Bota

“NATO është këtu!”/Trump nuk heq dorë nga ishulli, ushtarët e parë europianë mbërrijnë në Groenlandë

08:52 | 16/01/2026
Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
Analizë

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

08:46 | 16/01/2026
Next Post
Meta homazhe në nderim të Azem Hajdarit: Protestat do rivendosin demokracinë

Meta homazhe në nderim të Azem Hajdarit: Protestat do rivendosin demokracinë

SPAK në vendnumëro në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë

SPAK në vendnumëro në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë

Politika, politikani dhe shpërdorimi i gjuhës politike…

Gracka e konsumizmit dhe sindroma e “budallallëk material”…







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rama pas reagimeve në Greqi: Të lënduarit me humorin tim…
Aktualitet

Rama pas reagimeve në Greqi: Të lënduarit me humorin tim…

by mirseda
14:37 | 16/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së krijuar në disa media greke dhe nga përfaqësues të...

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Detare, ja kush e zëvendëson

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Detare, ja kush e zëvendëson

14:32 | 16/01/2026
“Ukraina ka nevojë për garanci”/ Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati

“Ukraina ka nevojë për garanci”/ Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati

14:25 | 16/01/2026
“O morr, o skuth, ule kokën kur të kaloj unë”/ Debat i fortë mes Keijsit dhe Mirit,

“O morr, o skuth, ule kokën kur të kaloj unë”/ Debat i fortë mes Keijsit dhe Mirit,

14:10 | 16/01/2026
Balla thirrje SPAK: Krim , Kuvendi ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve GJEDNJ-së

Balla thirrje SPAK: Krim , Kuvendi ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve GJEDNJ-së

13:53 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com