Një avokat i mirënjohur amerikan ka vdekur pasi ka djegur veten në një park në Nju Jork në shenjë proteste kundër ndryshimeve klimatike.
Përmes një letre qe u zbulua pasi ai kishte kryer vetëvrasje ai ka thënë se ka djegur veten duke përdorur karburante për të simbolizuar siç ka thënë dëmin që po i bëjnë njerëzit, botës.
Ai ka thënë se shumë persona marrin ajër të keq dhe disa prej tyre përballen me vdekje të hershme.
Buckel është njohur për punën e tij në të drejtat e komunitetit LGBT, ndërsa më vonë është angazhuar në shumë grupe për mbrojtjen e ambientit.
“Vdekja ime e hershme me karburante reflekton atë që po i bëjmë vetes”, ka shkruar ai./REL