Një aksident masiv ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Paraprakisht bëhet me dije se një autobus i linjës Elbasan-Korçë është përplasur me një makinë. Në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera.
Raportohet se nga aksidenti ka të lënduar.
Nga ana e policisë ende nuk ka një informacion zyrtar, lidhur me personat e lënduar.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca, një nga qyteti i Librazhdit dhe një nga ai i Korçës.
Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë moti i keq, ndërsa thuhet se po ashtu një nga mjetet ka qenë më shpejtësi.