Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Austria dhe Gjermania: BE t’i shtrijë dorën Ballkanit Perëndimor

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Austria dhe Gjermania: BE t’i shtrijë dorën Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Gjermanisё, Steinmeier zhvilloi vizitën e parё nё Austri nё funksionin e presidentit. Nё takimin me presidentin austriak van der Bellen ata u shprehёn pёr mё shumё ndihma pёr Ballkanin Perёndimor.

Presidentёt e dy vendeve fqinje gjatё njё takimi tё pёrbashkёt bёnё thirrje, qё vendet e BE-sё t’i kushtojnë mё shumё vёmendje Ballkanit Perёndimor.

‘‘BE-ja do tё bёnte mirё, qё t’u ofrojё dorёn konkretisht gjashtё vendeve’’, tha presidenti i Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier nё takimin e parё me kreun austriak tё shtetit Alexander Van der Bellen nё Vjenё.

Gjendja e vendeve pasuese tё ish-Jugosllavisё vazhdon tё jetё e vёshtirё, tha Steinmeier. Atij i ёshtё bёrё sё fundi e qartё, se ‘‘stabiliteti nё Ballkanin Perёndimor ёshtё i garantuar, nёse ruhet perspektiva evropiane’’. Edhe presidenti i Austrisё Van der Bellen u shpreh pёr mё shumё ‘‘vёmendje’’ tё BE-sё ndaj Shqipёrisё, Bosnje-Hercegovinёs, Serbisё, Maqedonisё, Malit tё Zi dhe Kosovёs.

Nё rajon mbizotërojnë konfliktet etnike. Pёrveç kёsaj Rusia pёrpiqet tё zgjerojё influencёn nё Ballkan. BE-ja antarёsimin e mundshёm tё gjashtё vendeve e ka kushtёzuar me njё proces me disa etapa. Gjatё vizitёs sё tij tё parё nё Vjenё, qeveria e sё cilёs ndjek njё kurs kundёr migrantёve, Steinmeier kritikoi edhe formulat e thjeshtuara dhe zgjidhjet nё nivel kombёtar pёr problemin e refugjatёve.

‘‘Kush e anashkalon Evropёn nё zgjidhjen e domosdoshme aktualisht, vepron me dritëshkurtësi, sipas mendimit tim’’, tha Steinmeier. Nёse kёrkohen ndryshime nё itinerarin e Mesdheut mё tё pёrdorur aktualisht prej refugjatёve, mbetet gjithmonё çёshtja e menaxhimit konkret. Nё Austri, ministri i Jashtёm Sebastian Kurz (ÖVP) mbёshtet kёrkesёn pёr mbylljen e itinerarit tё Mesdheut. ‘‘Ështё evidente, qё refugjatёve qё vijnё nё Mesdhe ne duhet t’u japim arsye pёr tё qëndruar nё atdheun e tyre’’, u shpreh Steinmeier duke bёrё thirrje pёr zgjidhje gjithёpёrfshirёse.

Van der Bellen u shpreh nё kontekstin e spekulimeve pёr njё mbyllje tё mundshme tё kalimit kufitar nё Brenero mes Austrisё dhe Italisё, qё kjo tё mos ekzagjerohet. Masat e fundit tё qeverisё sё Vjenёs nё kёtё drejtim janё ‘‘masa tё përgatitjes teorike pёr njё rast ekstrem, qё nё fakt nuk ёshtё ende konkret.’’

Nё programin e Steinmeierit ishte edhe njё takim me kancelarin e Austrisё Christian Kern (SPÖ) si dhe njё bisedё me intelektualё, ku merrnin pjesё ndёr tё tjerё shkrimtari austriak Robert Menassedhe filozofi Konrad Paul Liessmann. 

Tags: AustriaBallkanit Perëndimorbegjermanit’i shtrijë dorën

TË LIDHURA

Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve
Aktualitet

Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve

16:56 | 17/02/2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve
Aktualitet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

16:22 | 17/02/2026
Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj
Aktualitet

Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj

16:18 | 17/02/2026
Next Post
Shkodër, qytetarët në protestë: Bashkia përgjegjëse për vdekjen e punonjësit. Duam siguri në punë

Shkodër, qytetarët në protestë: Bashkia përgjegjëse për vdekjen e punonjësit. Duam siguri në punë

(VIDEO) Selami: Garë e pabarabartë; Basha me eskortë, unë me një shofer që nuk njeh rrugët

(VIDEO) Selami: Garë e pabarabartë; Basha me eskortë, unë me një shofer që nuk njeh rrugët

Shkodër, plagosen tre persona, njëri në gjendje të rëndë

Shkodër, plagosen tre persona, njëri në gjendje të rëndë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve
Aktualitet

Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve

by mirseda
16:56 | 17/02/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e pagave të gjyqtarëve, duke vendosur që të pranojë pjesërisht...

Tashmë zyrtare! Finalja e Big Brother VIP Kosova do të ketë kaq banorë në garë për fitoren

Tashmë zyrtare! Finalja e Big Brother VIP Kosova do të ketë kaq banorë në garë për fitoren

16:26 | 17/02/2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

16:22 | 17/02/2026
Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj

Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj

16:18 | 17/02/2026
Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër

I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell

15:16 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com