Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Audioja/Paloka: Provë se Tahiri është pjesë e trafikut. Ja kur kapen peshqit e mëdhenj

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Audioja/Paloka: Provë se Tahiri është pjesë e trafikut. Ja kur kapen peshqit e mëdhenj

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka që të mbrojë ish-ministrin Tahiri dhe Orest Sotën, personi të cilit iu gjetën në automjet 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të Tahirit, që u lirua sot nga burgu me kusht.

Po ashtu, Paloka iu referua audios së publikuar dje nga portali Politiko.al, për të cilën tha se është provë e qartë se makina e Tahirit është përdorur nga Habilajt për t’u bërë presion policëve.

Në mbyllje, Paloka i bën thirrje medias televizive që të vazhdojnë investigimet dhe të publikojnë materialet në audio, ndërsa shton se vetëm me largimin e Ramës do të kapen “peshqit e mëdhenj”.

Deklarata e plotë:

Efektet e Edi Ramës kryeprokuror po godasin çdo ditë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje nga ligji çdokujt që implikon Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe, bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë.

Partia Demokratike e ka shprehur shqetësimin e saj që në 22 nëntor, kur paralajmëroi se Edi Rama po bënte gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe, nëpërmjet tij, edhe Orest Sotën.

Publikimi në media i pohimit të Ramës para deputetëve socialistë më 21 nëntor, se “gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet”, ishtë mesazh për pengimin e drejtësisë.

Nuk ka njeri sot të besojë që 863 mijë eurot, nuk ishin as për të blerë hekur, as për të blerë ilaçe. 863 mijë eurot janë janë një pjesë e pasurisë kriminale të pronarit të patentave, Saimir Tahirit.

Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre sesi Ministri i Brendshëm ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Materialet audio të publikuara nga portali Politiko.al konfirmojnë:

– se makina e Ministrit të Brendshëm u përdor nga kushërinjtë e tij Habilaj për t’i bërë presion policisë, në mënyrë që ata të punonin të qetë me trafikun e drogës.

– Se Saimir Tahiri e ka njohur italianin, me të cilin punonin Habilajt në Itali.

– Se Partia Socialiste ka blerë vota për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë.

Partia Demokratike fton të gjitha mediat e vendit të vazhdojnë investigimin për çështjen “Tahiri”, pavarësisht pengesave nga Edi Rama. Partia Demokratike fton televizionet kombëtare dhe lokale të publikojnë materialet audio të bisedave të trafikantëve, që kanë patur nën kontroll qeverinë shqiptare për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ne e dime se marrja nën kontroll e prokurorisë e bën të paprekshëm Saimir Tahirin, Orest Sotën dhe këdo që mund t’i trondisë Edi Ramës pushtetin e bazuar tek krimi, droga dhe blerja e votës. Me Edi Ramën kryeprokuror është e sigurt se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.

Partia Demokratike, si shumica e shqiptarëve, është e bindur se drejtësia do të jetë e pafuqishme të luftojë krimin dhe drogën derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëm atëherë peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pakapur. TIRANA TODAY

Tags: audiojaPalokapeshqitpjese e trafikut

TË LIDHURA

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane
Aktualitet

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

22:32 | 30/08/2025
Shembet asfalti pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, hapet gropë e madhe sa mund të bjerë një makinë brenda
Aktualitet

Shembet asfalti pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, hapet gropë e madhe sa mund të bjerë një makinë brenda

20:46 | 30/08/2025
Maqedoni e Veriut/ Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup
Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup

19:43 | 30/08/2025
Next Post
U arratis nga burgu i Greqisë, zbulohet e shkuara e 27-vjeçarit shqiptar

U arratis nga burgu i Greqisë, zbulohet e shkuara e 27-vjeçarit shqiptar

Thellohen përçarjet në Vetëvendosje, jep dorëheqjen edhe Dardan Sejdiu

Thellohen përçarjet në Vetëvendosje, jep dorëheqjen edhe Dardan Sejdiu

VIDEO LAJM/ Momenti i arrestimit të tutores në Itali, në Shqipëri u prezantua si këngëtare

VIDEO LAJM/ Momenti i arrestimit të tutores në Itali, në Shqipëri u prezantua si këngëtare

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus
Bota

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus

by mirseda
22:56 | 30/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump thuhej se po vinte në dyshim nëse një takim Ukrainë-Rusi do të zhvillohej...

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

22:50 | 30/08/2025
Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

22:32 | 30/08/2025
SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

22:16 | 30/08/2025
Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

21:54 | 30/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com