Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Audio-përgjimi/Del në skenë “aktori” që u hoq si Agron Xhafaj

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Stil
Audio-përgjimi/Del në skenë “aktori” që u hoq si Agron Xhafaj

Hetimi i dosjes shumë të përfolur në politikën shqiptare të audio-përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut (Babalja) dhe Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka sjellë nxjerrjen në dritë të elementëve të reja mbi këtë çështje.

Një element i ri ka dalë së fundmi, provë e cila mund të kthejë përmbys të gjithë situatën e debatit politik dhe vërtetësinë e akuzave të bëra nga PD, se Agron Xhafaj drejton trafikun e drogës. Por nëse ky element do jetë i vërtetë, atëherë përgjegjësia totale do bjerë mbi kupolën drejtues të PD dhe denoncuesit publik të këtij audio-përgjimi të mistershëm.

Gjatë verifikimeve të kryera elementë të rinj kanë dalë, duke treguar një anë të erët dhe version të panjohur deri më sot, mbi atë çfarë ka ndodhur dhe vërtetësinë e këtij audio-përgjimi, që Partia Demokratike e publikoi në media, dhe trumbetoi se Agron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm drejton trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të Italisë.

Në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe më konkretisht tek anëtarët e grupit hetimor që po heton çështjen e audio-përgjimit “Babalja-Xhafaj”, është vetëofruar një person i cili ka deklaruar para hetuesve se ai ishte personi që kishte aktruar në këtë përgjim të regjistruar nga Babalja, apo i etiketuar nga vetë PD si dëshmitari X, shkruan Shqiptarja.com

Burime pranë Krimeve të Rënda, pohuan pa bërë publik emrin e personit se ky shtetas nga qyteti i Vlorës, është vetëofruar pak ditë më parë në prokurori, duke marrë autorësinë e personazhit tjetër të këtij përgjimi, që sipas tij ai ka bërë rolin e Agron Xhafaj. E habitshme por e vërtetë.

Pas dy muaj debate të ashpra politike, sot në derën e prokurorisë së Krimeve të Rënda ndodhet dhe një provë tjetër, që kundërshton vërtetësinë e këtij audio-përgjimi, dhe që dëshmitari i vetëofruar pretendon se gjithçka ka qenë një inskenim mes tij dhe Albert Veliut (Babalja).

Konfirmohet se dëshmitari i vetëofruar në prokurori ka njohje dhe shoqëri me dëshmitarin X, Albert Veliu, dhe të dy së bashku kanë regjistruar bisedën për një tentativë trafiku droge, ku siç ka pretenduar i vetëofruari në prokurori ai ka bërë rolin e “Agron Xhafaj” ndërsa Babalja ka aktruar në rolin e tij. “… të aktroja në audio-përgjim ma ka kërkuar Babalja, me të cilin kam njohje prej disa vitesh…”- ka pohuar dëshmitari i vetëofruar.

Në këmbim të këtij shërbimi ka shumë dyshime se këtij personi i është ofruar shuma parash, por ka shumë gjasa që ky dëshmitar nuk i ka marrë asnjë lekë dhe për pasojë është paraqitur në prokurori. I vetëofruari u ka pohuar prokurorëve se: “Duke parë zhurmën e madhe që bëri në vend ky regjistrim, vendosa të vetëofrohem dhe të tregoj të gjithë të vërtetën e këtij materiali”.

Dhe për të bindur prokurorët se në këtë audio-përgjim ishte pikërtisht zëri i dëshmitarit të vetëofruar, ky personazh ka dhënë si provë zërin e tij në prokurori, duke qartësuar se zëri tjetër në audio-përgjim nuk është i Agron Xhafaj, por i këtij dëshmitari. Pas dëgjimit të pretendimeve të tij, anëtarët e grupit hetimor e kanë marrë me rezerva dëshminë e tij, kjo pasi ata janë në pritje të përgjigjes shkencore nga një laborator në Romë, Itali, i cili pritet të nxjerrë në drejtë vërtetësinë e këtij audio-përgjimi.

Në fakt edhe vetë gazetari Jetmir Olldashi që ka qenë pjesë kryesore e realizimit të këtij përgjimi çuditërisht ka ngritur hije dyshimi për vërtetësinë e tij. Olldashi ka qenë personi i cili i ka organizuar gjithçka për realizimin e këtij materiali.

Ai i ka dhënë Babales paisjen e përgjimit, madje ka hyrë bashkë me të në lokalin e Agron Xhafajt herën e parë që ai nuk ishte, por herën e dytë kur Babalja realizon takimin e pretenduar me Agron Xhafajn ku flitet për drogën, gazetari nuk ishte i pranishëm. Fakt të cilin Olldashi e ka deklaruar edhe vetë publikisht në media duke deklaruar madje se ai nuk mund të thotë 100% nëse Babalja ishte takuar atë ditë në Vlorë me Agron Xhafaj apo jo, pasi nuk e kishte parë me sytë e tij.

Një pohim i habitshëm ky duke parë veprimet e gazetarit i cili ia dorëzoi këtë audio-përgjim Partisë Demokratike me pretendimin se kishte frikë për jetën, pasi kishte zbuluar skandalin e madh të përfshirjes në trafikun e drogës së vëllait të ministrit të Brendshëm. Në këtë mënyrë kemi një përgjim që është reklamuar me të madhe si një investigim që zbardh lidhjet e trafikantëve me mbështetje politike, por që vihet në pikëpyetje nga vetë autori i tij!

Gjithsesi mbetet ajo që gazetari Olldashi ka pohuar publikisht se Babalja, ishte larguar dhe kishte hyrë në lokalin e Agron Xhafaj dhe prej andej ka ardhur me një bisedë të tillë të përgjuar. Por pavarësisht kësaj tashmë prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dosje dhe një zë tjetër, çka detyrimisht do të kërkojë në të ardhmen kryerjen e një ekspertimi për të mësuar nëse zëri i dëshmitarit të vetëofruar është i njëjti me atë që ky person pretendon se ka aktruar Agron Xhafaj. Momentalisht në adresë të prokurorisë ende nuk ka mbëritur përgjigjia nga Italia, ku janë çuar për ekspertim zërat e Albert Veliut (Babalja) dhe Agron Xhafaj, me materialin e shfaqur në audio-përgjim./Shqiptarja.com

Tags: Agron Xhafajaktoriaudio-përgjimDelhoqskenë

TË LIDHURA

Vizita e liderëve europianë “ngrin” qarkullimin në Unazën e Madhe
Aktualitet

Vizita e liderëve europianë “ngrin” qarkullimin në Unazën e Madhe

20:39 | 16/05/2025
Kryeministri Rama dhe presidenti Macron vizitojnë Piramidën
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe presidenti Macron vizitojnë Piramidën

20:35 | 16/05/2025
“Pse duhej pritur të vinte Trump që të diskutohej paqja”? Rama ‘qorton’ Europën për lufën në Ukrainë
Aktualitet

“Pse duhej pritur të vinte Trump që të diskutohej paqja”? Rama ‘qorton’ Europën për lufën në Ukrainë

20:24 | 16/05/2025
Next Post
Përgjimi i Babales/Basha zbulon se kush qëndron pas “Agron Xhafajt”

Përgjimi i Babales/Basha zbulon se kush qëndron pas “Agron Xhafajt”

Intervistë ekskluzive/ Xhuljet, na fal që të bëmë kurban!

Intervistë ekskluzive/ Xhuljet, na fal që të bëmë kurban!

Telenovela e “Babales” nuk ka të ndalur

Telenovela e “Babales” nuk ka të ndalur

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Ndeshjet e Kombëtares në qershor/ Grumbullimi dhe konferenca, Silvinjo ka më shumë kohë
Sport

Ndeshjet e Kombëtares në qershor/ Grumbullimi dhe konferenca, Silvinjo ka më shumë kohë

by mirseda
21:15 | 16/05/2025
0

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të vitit, atë me Serbinë. Pavarësisht aspektit emocional,...

‘Qeveri në largim’, BE godet kabinetin e Kurtit: Po minon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

‘Qeveri në largim’, BE godet kabinetin e Kurtit: Po minon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

21:13 | 16/05/2025
Pasagjerët përjetojnë tmerr, fluturimi pa pilot për 10 minuta

Pasagjerët përjetojnë tmerr, fluturimi pa pilot për 10 minuta

20:58 | 16/05/2025
Vizita e liderëve europianë “ngrin” qarkullimin në Unazën e Madhe

Vizita e liderëve europianë “ngrin” qarkullimin në Unazën e Madhe

20:39 | 16/05/2025
Kryeministri Rama dhe presidenti Macron vizitojnë Piramidën

Kryeministri Rama dhe presidenti Macron vizitojnë Piramidën

20:35 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com