Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Audio-përgjimi/ Xhafaj: Përmes vëllait do të më godisnin mua

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Audio-përgjimi/ Xhafaj: Përmes vëllait do të më godisnin mua

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, ka shuar kërshërinë e qytetarëve dhe jo vetëm, në lidhje me çështjen e të vëllait. Teksa ka qenë i ftuar në “Real Story”, një ndër pyetjet që iu drejtuan Xhafës përsa i përket vëllait të tij është se pse u dorëzua Agron Xhafaj përballë një sajimi, siç e quan ministri audio-përgjimin që publikoi PD.

Sipas ministrit, sajimet kanë pasur vetëm një qëllim: goditjen e tij. Ai pranon se i vëllai ka bërë gabimet e tij, për të cilat tashmë po vuan. Po kështu ai ka theksuar se i vëllai i tij nuk i është shmangur për asnjë ditë procesit gjyqësor.

“Në çfarëdo gjykate që ai të ishte gjykuar, ai do ta humbiste çështjen, sepse siç u sajua audio-përgjimi, mund të sajoheshin gjëra të tjera. Ai ka qenë i ri dhe ka bërë gabimet e veta për të cilat po vuan, dhe do vuajë në vazhdim sidomos për faktin që është vëllai i ministrit.

Për masën e dënimit që ai kishte këtu në Shqipëri, nuk duhet të bënte asnjë ditë burg, por ai zgjodhi të shkonte në Itali në mënyrë që të mos më përzinte mua politikisht, në mënyrë që kjo histori që sajoi opozita të vijonte. Im vëlla nuk i është shmangur për asnjë ditë procesit gjyqësor. Ai gaboi dhe tani po shlyen fajin e tij. Po kryetari i opozitës që iu shmang drejtësisë për procedurë dhe për çfarë, për 400 milionë dollarë të shpërdoruara”, tha ministri Xhafaj.

Xhafaj tha se audio-përgjimi ishte një sajesë e pastër, dhe se ishte i bindur që elementë të opozitës ishin të përfshirë në këtë shantazh politik. Xhafaj citoi se nëse audio-përgjimi është i vërtetë, ai do të mbajë përgjegjësi. Nëse nuk është i vërtetë, ata që e kanë sajuar, duhet të përgjigjen me përgjegjësi penale.

“Hetimi për audio-përgjimin po ecën shpejt. Nëse qëndron e vërtetë, unë do të mbaj përgjegjësi, por nëse ai material nuk qëndron, atëherë ata që e kanë sajuar duhet të përgjigjen me përgjegjësi penale. Në këtë rast nuk bëhet fjale thjesht për vëllain tim, por këtu bëhet fjalë për mua.

E kam thënë dhe e them: nuk ka pasur asnjë lidhje për favorizim të vëllait tim nga ana ime, në shkelje të ligjit direkt apo indirekt. Di që është caktuar një grup prokuroresh për te hetuar audio-përgjimin. Unë jam më i interesuari që hetimi dhe përgjigjja për këtë rast të jetë sa më e shpejtë. Për mua është e rëndësishme të provohet se kush dhe përse e kanë bërë këtë gjë, përveçse të kuptohet që audio-përgjimi ishte sajese. Unë besoj se elemente të opozitës janë të përfshirë në këtë shantazh politike ndaj meje me audio-përgjimin”, deklaroi ministri.

Ai mohoi edhe akuzat e opozitës se ministri ka favorizuar vëllain e tij për tendera në shtet. Ndër të tjera ai zbuloi se para 8 vitesh, i vëllai ka punuar si i punësuar në një kompani të lojërave të fatit, por asnjëherë nuk ka pasur aksione.

“Sfidoj këdo që të më gjej edhe një fakt të vogel që unë kam favorizuar familjarët e mi gjatë kohës që kam qenë në politike. Vëllai im nuk ka pasur aksione në kompani të lojërave të fatit.  Para 8 vitesh ka punuar si i punësuar në një kompani të lojërave te fatit. Por nuk ka pasur asnjë lidhje me kompanitë qe akuzon opozita. Policia e Shtetit qe drejtoj unë ka shkuar ne Prokurori dhe ka kërkuar hetim per emrat e njerëzve qe drejtojnë kompani ne lojërat e fatit, qe sipas opozites paskan lidhje me vëllain tim”, tha Xhafaj.

 

Tags: audio-përgjimii vellaiXhafaj

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
“Rama është kukull e oligarkëve. Nuk mund të ketë pushtet pa ta”

"Rama është kukull e oligarkëve. Nuk mund të ketë pushtet pa ta"

Emrat/Desh u morën jetën 11 shqiptarëve, e pësojnë keq 3 mafiozët nga vendi ynë

Emrat/Desh u morën jetën 11 shqiptarëve, e pësojnë keq 3 mafiozët nga vendi ynë

“ISIS po rrëmben fëmijë në Burrel?” Policia përcjell detajet

"ISIS po rrëmben fëmijë në Burrel?" Policia përcjell detajet







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com