Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Astrit Patozi: Basha një tigër prej letre, nuk përdoret dot as për dordolec

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Vrasja e gjyqtares, Basha: Ajo u lut e tmerruar për ndihmë, u shpërfill nga shteti

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka hedhur një lumë akuzash ndaj kreyt të PD-së Lulzim Basha.

Patosi tha se Basha po kërkon kohë që të harrohet 25 qershori, më pas 22 korriku, por mundësisht edhe 9 shtatori, si start i turpshëm i listës Basha, në kontaktin e parë me parlamentin.

Patozi ndër të tjera tha se në ditën e rikthimit të Bashës në parlament ai u rishfaq tigri prej letre, që nuk përdoret dot më as si dordolec, i cili mori guximin të flasë për moral dhe për votën e lirë. Pikërisht, për dy temat përvëluese të Republikës së Re, që të paktën sot duhet të ishin tabu.

Ish deputeti Patozi mendon se atij nuk i mbetet asgjë më shumë, veçse të ndreqë atë që ia kanë prishur të tjerët. Natyrisht, ky është një teprim i madh, por puna ka ardhur që Lulzim Basha nuk habit më askënd për atë që thotë dhe atë që bën.

 

Statusi i plotë i Patozit në Facebook

NUK KA MË KOHË DHE AMNISTI PËR LULZIM BASHËN

Mos e merrni seriozisht Lulzim Bashën për asnjë çast dhe për asnjë fjalë. Nuk do të ketë, as çadër tjetër, e aq më pak kryengritje popullore të udhëhequr prej tij. Si cdo njeri në hall të madh, ai thjesht po kërkon të fitojë kohë. Që të harrohet në radhë të parë 25 qershori, më pas 22 korriku, por mundësisht edhe 9 shtatori, si start i turpshëm i listës Basha, në kontaktin e parë me parlamentin.

Fatmirësisht, nuk ka nevojë ta shpjegosh fare një gjë që e kanë bindje të gjithë. Si demokratët, ashtu edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, kundërshtarë apo të pangazhuar politikisht qofshin. Sepse Lulzim Basha është i tejdukshëm tashmë dhe nuk ka maskë që e shpëton.

Në ditën e rikthimit të tij në parlament u rishfaq tigri prej letre, që nuk përdoret dot më as si dordolec, i cili mori guximin të flasë për moral dhe për votën e lirë. Pikërisht, për dy temat përvëluese të Republikës së Re, që të paktën sot duhet të ishin tabu.

Dhe m’u kujtua se si për më shumë se dy vjet më ka zënë “goja lesh” për zgjedhjet dhe për reformën zgjedhore në mbledhje grupi dhe kudo tjetër, ku kam pasur mundësi të shprehem (ka dëshmitarë të panumërt për këtë). Por në atë kohë, ky “kalorës” i votës së lirë, sikur nuk ishte aty, kur unë flisja, sepse kishte halle më të madhe mbi supe për të zgjidhur.

Dhe vetëm tre muaj para se t’i vinte veza, vendosi në mënyrë të befasishme të hapte “çadrën e lirisë”, të cilën e mbylli ditën e parë që qeveria i dha një pazar. Duke e çuar në greminë elektorale Partinë Demokratike, më të rëndën e historisë së saj, ndonëse u kishte dhënë të gjithëve (demokratëve në radhë të parë) garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Tani po flet sikur marrëveshjen e 18 majit nuk e kishte bërë dhe nënshkruar vetë, ndaj atij nuk i mbetet asgjë më shumë, veçse të ndreqë atë që ia kanë prishur të tjerët. Natyrisht, ky është një teprim i madh, por puna ka ardhur që Lulzim Basha nuk habit më askënd për atë që thotë dhe atë që bën. Arsyeja është e thjeshtë. Atë nuk e merr më njeri seriozisht.

Dhe nuk janë vetëm humbjet ato që e kanë bërë të papërdorshëm më si opsion për opozitën Lulzim Bashën. Në politikë qëllon të humbasësh, edhe më rëndë, nganjëherë madje edhe kur nuk bën asnjë gabim.

Ai tashmë është kartë e djegur kryesisht për mënyrën se si i menaxhon humbjet e njëpasnjëshme, që thellohen, jo rastësisht, në progresion gjeometrik. Ato konsiderohen përgjithësisht si “fitore”, për të cilat lideri ka meritën e vetme, dhe demokratëve do t’u duhet që ideatori i Republikës së Re të mbetet një ditë fillikat i vetëm, që të kujtohen se partia e tyre i ka humbur zgjedhjet.

Tamam në këtë stil ishte edhe akuza e neveritshme e vjedhjes e votave për të fshehur skandalin e të paktën tre deputetëve të Listës Basha, që iu bashkuan socialistëve në mbështetjen për Gramoz Ruçit, ditën e parë që shkelën në Kuvendin e Shqipërisë.

Kështu duhet lexuar fjala e djeshme e Lulzim Bashës në parlament, si nevoja e një të dëshpëruari që kërkon më kot që t’i falen gjynahet e të shkuarës dhe të tashmes, jo duke u penduar, por duke rrahur gjoksin për mrekullitë që do bëjë në të ardhmen. Por t’i besosh atij sot, është njësoj sikur të mendosh se soba nuk do ta djegë më dorën, pasi e ke provuar disa herë, dhe ta ka përcëlluar në të gjitha rastet.

Dhe në kushtet e një ekstramazhorance, që ka dhënë prova të forta se ka një koncept të shtrembër për qeverisjen e vendit, opozita është një nevojë e fortë shoqërore në Shqipëri. Këtë mision nuk mund ta kryejë kurrësesi Lulzim Basha, që është përgjegjësi kryesor për katandisjen dramatike në numra dhe moral të Partisë Demokratike, por jo vetëm të asaj. Për të nuk ka më, as kohë, dhe as amnisti.

Tags: astrit patozibashadordolecnjë tigërpërdoretprej letre

TË LIDHURA

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”
Aktualitet

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat
Aktualitet

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

20:18 | 06/09/2025
Next Post
Qytetarët e Maqedonisë nuk besojnë te shteti, policia dhe ushtria e tyre

Qytetarët e Maqedonisë nuk besojnë te shteti, policia dhe ushtria e tyre

Riparohet pista e vrapit te kodrat e liqenit, përgatitje për Maratonën e Tiranës

Riparohet pista e vrapit te kodrat e liqenit, përgatitje për Maratonën e Tiranës

Makina-shtëpi, ja projekti i çmendur i Renault (Video)

Makina-shtëpi, ja projekti i çmendur i Renault (Video)

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com