Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Asnjë linjë treni nuk ka vende

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Deklarata e fortë e Frrok Çupit: Protesta u financua nga Rusia

Nga: Frrok Çupi

Sot në mëngjes kisha një telefonatë me mikun tim që është nisur për në Francë para pak ditësh, për një trajnim mbi sigurinë publike. E dija se ishte në Paris.

-Ngelëm këtu- më tha sapo hapi telefonin; as biletat që kishim në xhep nuk pinë ujë.

-Ku ndodhesh tani, nuk je në Paris?

– Jam në një rajon larg, Gramat quhet; në Paris dua të shkoj, por asnjë tren nuk ndalon. Të gjithë trenat vijnë e ikin. Asnjë linjë treni nuk ka vende!- më tha miku im dhe më la dy mbresa:

E para, se si po më vinte që ai nuk po  e kapte Parisin sot në mesditë.

E dyta, ajo që më bëri më shumë të mendohem: Një shtet i pasur ka shumë lëvizje, domethënë i lëviz gjaku e jeton fuqishëm; një qytetari e zhvilluar është bërë ashtu për shkak të shpejtësive.

Ku është Gramati? Hyra në Google: Gramati- një rajon në jugperëndim të Francës, me nja tremijë e ca banorë, plot katedrale e kështjella. Distanca deri në Paris është rreth 560 kilometra; por koha për të kapur Parisin varet me cilin mjet dhe me çfarë shpejtësie udhëton. Me veturë- 5 orë, me tren bëhet për rreth 6 orë, me trenin e natës bëhet për dy orë më shumë- rreth 8 orë me tren dhe autobuz akoma edhe dy orë të tjera- rreth 10 orë.

Një ‘katund’ i largët në Francë, më mbeti në mendje për shkak të pasurisë dhe të lëvizjes. ‘Asnjë linjë treni nuk ka vende’, më tha miku im.

Është një tregim shumë i thjeshtë, vërtet; por kur vjen ‘në shtëpinë e hallexhiut’, siç e thotë populli në një mënyrë tjetër, atëherë të peshon shumë; peshon pavarësisht sa i thjeshtë është tregimi me ‘botën e zhvilluar’. Ne, këtu në Tiranë, na qëlloi që të na godasë fort nocioni dhe nevoja për lëvizje.

Dje sapo mbaroi punë një seancë Parlamentare, ku me zor të madh nxori kokën një vepër e re, e madhe, e pa ndodhur kurrë në vendin tonë- Porti i Ri i Durrësit. Normal që do të lindte me zor të madh, sepse një ‘peshë’ e madhe në çdo maternitet lind me vështirësi. Aq më shumë në një maternitet plot infeksione që ndalojnë rritjen dhe shpejtësinë. Porti i Ri është një nga ato vepra që do t’ia rrisë lëvizjen mbarë kombit dhe vendit tonë. Efekti i parë i shpejtësisë është që do të krijohet ‘Parku dy-Qytetës’ me dy rajone bashkë (Tiranë e Durrës), dhe që sipas disa të thënave do të quhet ‘Duran’. Lëvizja do ta bëjë vendin tonë që të njihet sipas një harte të re përtej ‘hartës’ së staniacionit dhe dembelizmit mesjetar. Porti, fillimisht, do të vendoset në një truall me sipërfaqe prej 812 600 m2. Do të ketë të përfshirë 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. 80 000 metër katror hapësira të gjelbra (sa një qytet i kategorisë së dytë), dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Parashikohen 12 000 qytetar të punësuar… Për të ardhur nga Durrësi në Tiranë do të duhen vetëm pak minuta, sepse do të jesh brenda të të njëjtit qytet, jo 500 e ca kilometra sa Gramat- Paris.

Ndërsa shumëfishohet lëvizja me botën. Edhe shpejtësia e marrëdhënies me të tjerë dhe me njëri tjetrin bëhet njëmijë fish. Tre portet e tjerë të vendit sapo kanë nisur projektin e zhvillimit; për pak vite do të dalin mbi ‘ujërat e shpejtësive të ulëta’. Janë edhe tre aeroporte të rinj…

Pyetja që po shtrohej dje në Kuvend ishte e thjeshtë: Të lëvizim apo jo? Të shtojmë shpejtësitë, apo të ruajmë derisa ndryshku të hajë edhe bigën ‘Adem Reka’ të vitit 1968?

As Atdheu, asnjë trup tjetër, nuk jeton pa lëvizje.

Me çfarë shpejtësie do të lëvizim?!- kjo është çështja. Ndërsa një pjesë e madhe e politikanëve të vendit tonë mendojnë se ‘ le të rrimë kështu si jemi…, presim trenin edhe kur nuk vjen’. 35 deputetë në Kuvend, dje, nuk e votuan ndërtimin e Portit të Ri.

A është politika inerte, apo është lëvizja ajo që e zhvillon vendin?…

Sikur të bëheshin shumë pyetje, tribuna e ‘no way!’ do të zbrazej pak nga pak, nga 35 që janë- në 34, nga 34 në 4…

Ka ligjësi: Sepse mungesa e shpejtësisë na la në prapambetje përballë qytetërimit perëndimor; nuk ishte ideologjia, por mungesa e shpejtësisë! U kanë gënjyer ata që u thanë se ‘ideologjia jonë është fitimtare’. As ideologjia se ‘po na marrin Portin’, nuk e zhvillon vendin. Ideologjia në Parlament e paraqet në mënyrë të gabuar realitetin; qëllimisht në mënyrë të shtrembëruar. Ideologjia nuk e ka kriter të vërtetën; shpejtësia po; edhe lëvizja- po; si kategori të shkencës.

Ndryshe po na detyrojnë të presim trenin e natës, ose as trenin e natës…,  ku Gramat- Paris bëhet për dhjetë orë, në vend të pesë orëve.

Tags: Frrok Çupi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Ismail Kadare shpallet “Qytetar Nderi” i Tetovës

Ismail Kadare shpallet "Qytetar Nderi" i Tetovës

Rrihte foshnjat në çerdhe, pranga infermieres

Rrihte foshnjat në çerdhe, pranga infermieres

Kanye West shpall sërish kandidaturën për president të SHBA

Kanye West shpall sërish kandidaturën për president të SHBA







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Banorët e Mbolanit në Berat protestojnë sërish për rrugë, ujë dhe kushte më të mira jetese
Aktualitet

Banorët e Mbolanit në Berat protestojnë sërish për rrugë, ujë dhe kushte më të mira jetese

by mirseda
18:49 | 01/11/2025
0

Banorët e fshatit Mbolan në Njësinë Administrative Sinjë, Bashkia Berat, janë ngritur sërish në protestë për gjendjen...

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
Vranë me thikë bashkatdhetarin, ulet dënimi dhe lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

Vranë me thikë bashkatdhetarin, ulet dënimi dhe lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:09 | 01/11/2025
3 të vrarë e mbi 10 të plagosur në përpjekjen për falje gjaqesh në Kretë

3 të vrarë e mbi 10 të plagosur në përpjekjen për falje gjaqesh në Kretë

18:07 | 01/11/2025
Familja Thaçi: Përkrahja e Fatos Nanos për Kosovën në vitet 1998–1999 është historike

Familja Thaçi: Përkrahja e Fatos Nanos për Kosovën në vitet 1998–1999 është historike

18:05 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com