Maja e katedrales u rrafshua pa shkuar ora tetë e mbrëmjes. Maja e katedrales ishte 93 metra, dhe konsiderohej ndryshe si simboli i Parisit. Për orë të tëra, qytetarët e Parisit dhe mijëra turistë panë zjarrin të djegë katedralen e ndërtuar mbi 800 vjet më parë.
Zjarrfikësit kanë thënë se flakët shpërthyen në papafingon e katedrales. Kisha u evakuua dhe zjarrfikësit ngritën një rreth të madh sigurie rreth saj. Sipas mediave vendase, u vendosën katër shkallë shumë të larta, dhe dy ashensorë për të vënë nën kontroll flakët që po gllabërojnë strukturën e famshme gotike. Disa helikopterë fluturojnë mbi zonë.
Një zëdhënës i katedrales njoftoi se e gjithë struktura e çatisë është në flakë: “Asgjë nuk do të mbetet”, tha ai, siç raportojnë mediat vendase.
‘Notre-Dame’ është monumenti historik më i vizituar në botë, ku çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë.