E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Meta: I trishtuar nga zjarri në ‘Notre Dame’ (foto)

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zjarrin që ka shkrumbuar një pjesë të rëndësishme të katedrales të ‘Notre Dame’ në Paris. Përmes rrjeteve sociale, presidenti ka shprehur afërsinë e tij me popullin francez në këtë ditë të vështirë për atë vend, por edhe për trashëgiminë botërore.

“Asgjë nuk do mbetet”/Bota mban frymën për ‘Notre Dame’ (foto)

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, shkruan Meta në Facebook.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një postim në Twitter shkroi: “Notre Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Pranë të gjithë katolikëve dhe të gjithë francezëve. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar të shoh këtë pjesë tonën duke u djegur”.

“Notre Dame” në flakë, Macron: Jam i trishtuar, pranë të gjithë katolikëve

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump. “Çfarë tmerri të shohësh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta duhet ndërhyrë nga ajri, për të shuar zjarrin. Veproni shpejt”.

Video/Bie kulla e ‘Notre Dame’, Trump: Veproni sa më shpejt!

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...