Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

As shkopinj dhe as karrota

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
As shkopinj dhe as karrota

Nga Ivana Jordanovska, “European Western Balkans”

Eksperimentet e kryera mbi majmunët, kanë treguar se primatët kanë një ndjenjë të natyrshme të drejtësisë. Sa herë që një majmun nuk kishte marrë të njëjtin shpërblim (një banane) si majmuni tjetër, ai niste të rebelohej. Tani, nëse majmunët e kuptojnë kaq mire këtë parim, imagjinoni reagimet e qenieve njerëzore.

Si shumë herë në të shkuarën, shtetet e Ballkanit Perëndimor, kanë qenë një terren pjellor për një numër eksperimentesh, me disa që ishin më të suksesshme se të tjerat. Një nga qasjet kryesore të Bashkimit Europian, ka qenë ajo e “shkopit dhe karrotës”.

Duke e marrë të mirëqenë idenë se BE-ja do të vepronte si një arbitër objektiv, që do të ishte në gjendje të shpërblente përparimin dhe të ndëshkonte sjelljen e keqe, unioni duhej të ishte një frymëzim për shtetet e ardhshme anëtare, që të zbatojnë rregullat e saj.

Duhej gjithashtu të tregonte përkushtim dhe respekt, ndaj vlerave liberale dhe demokratike të BE-së. Sidoqoftë, siç e di çdo mësues i keq i shkollës së mesme, integriteti i dikujt është i lidhur fort pas historisë së tij vetjake. Si një federaliste evropiane, unë jam e inatosur me BE-në, për shkak se nuk jam në gjendje të lëvdoj historinë e BE-së, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Sikurse e kanë treguar raportet e progresit përgjatë viteve të fundit, Brukseli është më se i kënaqur të shikojë mënyrën tjetër në rastet serioze të kapjes së shtetit, dhe mungesës së llogaridhënies demokratike. Dhe kjo vazhdon ende sot.

Kur Maqedonia Veriore, po përjetonte muajt më të ethshëm të kapjes së shtetit, BE bëri thirrje për “stabilitet”. Në vend, kishte një krizë të thellë politike, rrezikohej jeta e një numri individësh të guximshëm, dhe muajt e gjatë të protestave ishin më se të mjaftueshme që Brukselin të kuptonte se si qëndrimi i një politikani, nuk i përshtatet vlerave të tij apo realitetit në vend.

“Shkopi” evropian mbeti një mister, i zëvendësuar nga një “grusht” amerikan, që ishte parë aq shumë herë edhe në të shkuarën.

Raport-progresi i sivjetshëm mbi Maqedoninë Veriore nga Komisioni Evropian, duket të jetë më pranë realitetit. Unë dua të jem optimiste realiste, dhe shpresoj se ata e kanë nxënë leksionin e tyre. Raporti nxjerr në pah përmirësimin e vazhdueshëm në shumë fusha, me termin kryesore që është “e vazhdueshme”.

Ashtu si me çdo reformë, vetëm një përpjekje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme, mund të sjellë ndryshime të rëndësishme. Raporti vlerëson përmirësimet në sektorin gjyqësor, reformën e shërbimeve të inteligjencës (duke theksuar bashkëpunimin me NATO-n), kuadrin ligjor për mbrojtjen e të drejtave themelore, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai përshkruan çmontimin e kapjes së shtetit, të kryer dikur nga qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Nikola Gruevski. Ai flet ndërkohë mbi përmirësimin e klimës së medias dhe lirisë së shprehjes, si dhe përfshirjen dhe konsultimin e shoqërisë civile.

Megjithatë, vlerësimet më të mëdha i janë rezervuar zgjidhjes së njërës prej mosmarrëveshjeve më të vjetra dypalëshe në Ballkan, dhe marrëveshjes që i dha fund asaj. Marrëveshja e Prespës, cilësohet si historike, dhe i ka dhënë Brukselit një shembull të ri të shkëlqyer, të asaj që shpresohet të arrihet nga vendet e tjera kandidate.

Kjo, nuk do të thotë se përmirësimi është kudo i shkëlqyer. Raporti, përmend problemet e vazhdueshme në administratën publike, dhe emërime të caktuara në administratën publike, që janë pak transparente. Përkundër përpjekjeve, korrupsioni konsiderohet ende një problem serioz në të gjitha nivelet.

Dhe ndoshta më shqetësuese nga të gjitha, përbërja e shpenzimeve publike është përkeqësuar dhe reformat e paraqitura nuk konsiderohen të strukturuara mjaftueshëm, për të siguruar përmirësime të rëndësishme në periudhën e ardhshme. Raporti ka qenë një konfirmim i mirëpritur i sukseseve të qeverisë deri tani, dhe e ka vënë theksin tek fushat që kanë nevojë për reforma të mëtejshme.

Megjithatë, kjo do të ketë kuptim vetëm nëse BE-ja është e gatshme të luajë rolin e saj. Pra, është koha që ajo të nisë t’u japë vendeve të rajonit “karrota”. Në qershorin e vitit 2018, Këshilli Evropian vendosi një objektiv 1-vjeçar për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, nëse kryheshin reformat e nevojshme.

Në raport-progresin e këtij viti, Komisioni Evropian konfirmoi se reformat janë përfunduar. Fillimi i negociatave, duhet dhe mund të nisë që këtë verë. Qasja goliste ndaj politikës së BE-së, që kanë zgjedhur disa shtete anëtare, është shumë destruktive dhe mund të ketë pasoja afatgjata.

Nëse BE nuk mundet të mbajë dot premtimet e veta, kur një vend po përmbush të gjitha standardet, çfarë mesazhi po u dërgohet vendeve të tjera? Nga ana tjetër, fillimi i negociatave nuk do të thotë se vendi do të plotësojë kushtet për t’u bërë anëtar së shpejti (ose deri në fund të mandatit, siç preferojnë të mendojnë disa politikanë).

Bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë, sepse alternativa është shumë e zymtë. Si në rastin e zgjerimit jugor të BE, ajo që është në rrezik është e ardhmja demokratike e Maqedonisë së Veriut, si dhe të vendeve të tjera në rajon.

Dhe negociatat mund të fillojnë që nesër, pasi kjo do të thotë që anëtarësimi do të ndodhë së shpejti, dhe as që do të rrezikojë në njëfarë mënyre integrimin e mëtejshëm. Nuk ka absolutisht asnjë provë, se zgjerimi ndërhyn në forcimin e institucioneve evropiane, përveçse në mendjet e atyre që dëshirojnë ta përdorin këtë si një mjet politik kundër anëtarësimeve të reja.

Kur protestuam në rrugët e Shkupit kundër regjimit të Gruevskit, një nga këngët tona kryesore ishte “Нема правда, нема мир” (Nuk ka drejtësi, pa qetësi). Ashtu si majmunët, edhe ne e dinim se nuk mund të qëndronim të qetë derisa të rivendosej drejtësia.

Maqedonia e Veriut, ka bërë pjesën e saj të detyrave, dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të na shpërblejnë për këtë. Na jepni një notë të mirë, dhe le të vazhdojmë më tej punën që kemi nisur. Përveç shkopit, Evropa duhet të fillojë të përdorë me rajonin edhe karrotat. Është koha për të negociuar mbi anëtarësimin në union.

Shënim: Ivana Jordanovska, është bashkëpunëtore e lartë në Këshillin e Politikave Demokratizuese, dhe ish-këshilltare e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: as karrotaas shkopinj

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
“Nuk kemi televizion, ai s’e di çfarë pune bëj”, Rama zbulon të pathënat për Zahon

"Nuk kemi televizion, ai s'e di çfarë pune bëj", Rama zbulon të pathënat për Zahon

Krimet e Rënda: Po hetohen 74 persona. Publikimi i përgjimeve dëmtojnë hetimet

Krimet e Rënda: Po hetohen 74 persona. Publikimi i përgjimeve dëmtojnë hetimet

Përgjimet/ Reagon Arta Marku: Para përgjegjësisë kush ka kryer vepër penale!

Përgjimet/ Reagon Arta Marku: Para përgjegjësisë kush ka kryer vepër penale!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg
Bota

Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg

by mirseda
18:38 | 28/08/2025
0

Adoleshenti 15-vjeçar që qëlloi për vdekje senatorin e krahut të djathtë dhe kandidatin e mundshëm presidencial Miguel...

Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë

Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë

18:34 | 28/08/2025
Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

18:14 | 28/08/2025
Qeveria e Kosovës reagon pas akuzave për spiunen serbe të inflitruar në kryeministri: I hedhim poshtë këto pretendime, hetime të përbashkëta me Kroacinë

Qeveria e Kosovës reagon pas akuzave për spiunen serbe të inflitruar në kryeministri: I hedhim poshtë këto pretendime, hetime të përbashkëta me Kroacinë

17:56 | 28/08/2025
Eurot në gotë plastike! Inspektorëve të IMT-së Tiranë iu gjetën mbi 3 mijë euro

Eurot në gotë plastike! Inspektorëve të IMT-së Tiranë iu gjetën mbi 3 mijë euro

17:46 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com