Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Artistët që nuk mbrojnë teatrin janë bashkëpunëtorë në vjedhje

7 vjet ago
in Të Gjitha
Artistët që nuk mbrojnë teatrin janë bashkëpunëtorë në vjedhje

Nga Ergys Mërtiri/Situata është aq flagrante sa është për të ulëritur. Po i lemë mënjanë diskutimet banale nëse ka apo nuk ka vlerë godina.

Shkeljet e këtij projekti janë për të vënë duart në kokë dhe fakti që artistët qepin gojën dhe i bëjnë hosana pushtetit, tregon në çfarë niveli e kanë ulur veten. Pikë së pari këmbimi i teatrit me 6 kulla në qendër të Tiranës, në kundërshtim me çdo parim dhe logjikë urbanistike, i pashpjegueshëm me asnjë logjikë tjetër përveç hajdutërisë, është i pafalshëm.

Së dyti, sipas agjencisë BIRN, vlerësimi me të cilin bashkia dhe qeveria po ia japin truallin firmës Fusha është qesharak, 470 euro për metër katror. Jo në këtë zonë, por qindra metra më larg, një metër katror, jo truall, por ndërtim, shitet me mbi 2500 euro metri katror.

Këta japin truall me më pak se një të pestën e çmimit të ndërtimit. Të gjithë e dimë se ndërtuesi zakonisht i jep pronarit të tokës në këtë zonë, të paktën 50 për qind të sipërfaqes së ndërtimit.

Bëjini pak llogaritë se sa është shifra e parave që shteti po i fal kompanisë në fjalë, duke i dhuruar 8 mijë metra katror në zemër të zemrës së Tiranës! Së treti, është skandaloze se projekti është bërë pa konkurs, në kundërshtim me ligjin, duke u justifikuar me idenë se nuk po jep fonde publike, kur në fakt po jep truall publik.

Pra, sipas këtyre marifetçinjve në pushtet, qeveria nuk mund të japë asnjë fond publik pa konkurs, por troje mund të japë sa dhe si ti dojë qejfi. Në fakt, me këtë çmim do të turrej çdo kompani për ta fituar këtë projekt. Një konkurs natyrisht që do ta rriste çmimin pakrahasimisht më shumë.

Por jo, qeveria ia jep atij që ka qejf, pa u interesuar të rrisë fitimet e veta! Ky shtet nuk ka interes të fitojë. E tmerrshme… Së katërti, projekti po bëhet me procedurë të përshpejtuar dhe nuk na thotë se pse. Çfarë ngutjeje ka qeveria në miratimin sa më shpejt të këtij projekti? A mund të jetë kultura një çështje emergjence?

Së pesti, projekti bëhet në shkelje të rëndë ligjore, duke e kaluar pronën e bashkisë në varësi të qeverisë, në mënyrë që të bëjë të mundur miratimin e aferës në parlament, pasi bashkia vetë nuk i ka votat.

Pra ky shtet, i ndryshon pronësinë sipas qejfit një prone publike, vetëm e vetëm që të bëjë të mundur pazarin e vet. Së gjashti, arrihet deri aty sa bëhet ligj për një marrëveshje me një kompani konkrete! Marrëveshjet gjithmonë duhen bërë konform ligjit. Në këtë rast, bëhet një ligj konform një marrëveshjeje! Çmenduri…

Së shtati, teatri aktual është monument kulture i mbrojtur me ligj dhe është e turpshme që ligji shkelet e ndryshohet sipas qejfit. Të gjitha këto janë flagrante dhe mund të ndodhin vetëm në vende që qeverisen sipas tekave të pushtetarëve si Koreja e Veriut.

Nëse këta artistë bien dakord që kjo të ndodhë ata meritojnë të konsiderohen gaztorë të Kim Jong Un-it. Nëse nuk kanë turp për këtë që bëjnë aq më keq për ta. Kjo njollë do ti shoqërojë gjithmonë. Aktorë, regjisorë, skenaristë, sa herë që do t’u përmendet emri i tyre, do ketë njerëz që do t’iu kujtojnë pafytyrësinë e tyre në përfshirjen në këtë aferë.

Ata kanë shitur jo vetëm historinë e teatrit, duke lejuar këtë maskarallëk, por edhe fytyrën dhe historinë e tyre personale.

Tags: artistetbashkepunetorembrojnëteatrinvjedhje

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
E keni punën keq me mushkonjat, ja si të shpëtoni nga pickimi i tyre

E keni punën keq me mushkonjat, ja si të shpëtoni nga pickimi i tyre

Doni një martesë të shëndetshme? Studiuesit japin moshën ideale

Doni një martesë të shëndetshme? Studiuesit japin moshën ideale

A doni luftë? Kotzias tregon se çfarë ndodh në rast ndryshimi kufijsh

A doni luftë? Kotzias tregon se çfarë ndodh në rast ndryshimi kufijsh







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Shtyrja e samitit Trump-Putin, Rubio SHBA-të ende të interesuara për takim me Rusinë
Bota

Shtyrja e samitit Trump-Putin, Rubio SHBA-të ende të interesuara për takim me Rusinë

by mirseda
16:45 | 24/10/2025
0

Sekretari i Shtetit Marco Rubio u tha gazetarëve të mërkurën se SHBA-të mbeten të interesuara të takohen...

Rama: Projektligji për “Paqen Fiskale” do të përmbyllet brenda këtij viti, zbatimi nis në vitin 2026

Rama: Projektligji për “Paqen Fiskale” do të përmbyllet brenda këtij viti, zbatimi nis në vitin 2026

16:41 | 24/10/2025
Rama: Prioritet rritja ekonomike dhe ulja e informalitetit

Rama: Prioritet rritja ekonomike dhe ulja e informalitetit

16:38 | 24/10/2025
Balluku: Bashkëpunim me Zvicrën për hekurudhat

Balluku: Bashkëpunim me Zvicrën për hekurudhat

16:36 | 24/10/2025
I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:19 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com