Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Arti si “çekiç” për të ndryshuar shoqërinë

5 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Arti si “çekiç” për të ndryshuar shoqërinë

Edicioni online i festivalit të teatrit Postwest, organizuar nga teatri Berliner Volksbühne dhe partnerë nga Evropa Lindore dhe Juglindore kritikon dhe abuzimet sociale, për shembull në thertore.

Muajt e izolimit e kanë paralizuar jetën kulturore kudo në botë dhe kriza e koronës ka prekur fort sidomos artistët.

Por edhe nëse nuk kanë mundur ta vazhdojnë punën si zakonisht, artistët mbeten syhapur dhe kritikë në vlerësimin e botës, që ndodhet para sfidash të reja. Njerëzit e teatrit kërkojnë tani të tjera mjete dhe kanale për t’u shprehur.

Në maj 2020, me iniciativën e teatrit Berliner Volksbühne, ishte planifikuar të zhvillohej në Berlin festivali transkulturor “POSTWEST\\ guess where”.

Të dymbëdhjetë shfaqjet teatrale nga dhjetë vende të kontinentit tonë – Gjermania, Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania, Kosova, Letonia, Lituania, Estonia dhe Ukraina – i kishin vënë vetes qëllim të analizonin artistikisht ndarjen e Evropës në Lindje-Perëndim dhe stereotipet që lidhen me këtë.

Alina Aleshçenko: Ndarja e Europës akoma ndjehet

“Volksbühne me historinë e vet të gjatë dhe të trazuar dhe qyteti i Berlinit janë simbole karakteristike të ndarjes së Europës – një ndarje, që pas rënies së murit të Berlinit ndoshta nuk shihet më me sy, por ndjehet”, thotë kuratorja e festivalit, Alina Aleshçenko, në bisedë me DW.

Ajo ka lindur në Moskë dhe jeton që nga viti 2015 në Gjermani.

“Çfarë do të thotë sot për artistët e rinj, të jesh evropianolindor? Kjo është pyetja, që përshkon gjithë festivalin”, thotë Aleshçenko.

Si të reagosh ndaj debateve aktuale shoqërore?

Përgatitjet që kishin nisur që në vitin 2019, u desh të ndërpriteshin pak para fillimit të provave, për shkak të pandemisë së koronës.

Në fund u vendos që aktiviteti të mos shtyhet për vitin e ardhshëm, por që projekti të rimendohet dhe të prezantohet në formë digjitale.

Në një kohë të shkurtër artistët ndërkombëtarë kërkuan mënyra të reja të shprehjes dhe ide për kontributet e tyre digjitale. “Çfarë kuptojmë me shoqëri të fortë civile, solidaritet, vlera me rëndësi për të ardhmen dhe sisteme demokratike?”

“Si mundemi ne, si profesionistë të teatrit, të vazhdojmë të qëndrojmë të lidhur me njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë iniciativa afatgjata ndërkulturore, për t‘iu përgjigjur artistikisht debateve aktuale sociale – në kohët e një izolimi global, pa takime në hapësirën publike?”, janë disa prej pyetjeve, që trajtoi festivali i Berlinit.

“Realiteti i ri nuk ka ndryshuar vetëm formatin (nga live në online), por edhe vizionin tonë për Europën, raportin Lindje-Perëndim, punën krijuese në teatër dhe pjesëmarrjen në një projekt ndërkombëtar në kohët e krizës”, thotë autorja dhe regjisorja rumune Gianina Carbunariu, Intendante e teatrit rinor (“Teatrul Tineretului”) në Piatra Neamt, një qytet në verlindje të Rumanisë.

Kontributi i saj “Postwest – something digital” është një video-ese, ose thënë më mirë një kolazh me disa aspekte të realitetit rumun, por edhe të realitetit Lindje-Perëndim, të cilin ajo e analizon artistikisht.

Gianina Carbunariu, një nga zërat më të fortë të teatrit rumun, pjesët e suksesshme dhe veprat regjisoriale të së cilës janë shfaqur në shumë skena gjermane, ka preferencë për çështjet sociale dhe politike.

Kushtet e padenja të punës të punëtorëve evropianolindorë – qoftë në fushat e shpargujve apo luleshtrydheve, në skelat e ndërtimit, në industrinë e mishit apo në kujdesin ndaj të moshuarve – prej kohësh e preokupojnë.

Ajo i ka tematizuar në shumë prej pjesëve të saj teatrale.

“Nëse duam seriozisht më shumë se predikimet e së dielës”

Kështu për shembull në “Flisni gjuhën heshtje?” prodhim i teatrit kombëtar Sibiu. Pjesa teatrale lindi pas bisedave të panumërta, që ajo bëri me punëtorë rumunë, që punonin në sektorë të ndryshëm.

“Pavarësisht nga sektori, mekanizmat e shfrytëzimit janë të njëjtët.

Të flasësh për skllavëri moderne nuk është ekzagjerim, sidomos kur bëhet fjalë për punën sezonale.

Nuk ka përjashtime, në rastin e këtyre punëtorëve trajtimi çnjerëzor i kompanive dhe i nënkontraktuesve është diçka e zakonshme, si për sa u përket kushteve të punës dhe pagave, ashtu dhe akomodimit”, thekson dramaturgia rumune.

Shkak i kësaj është vetëm “babëzia dhe përçmimi i dinjitetit të njeriut”.

E gjitha asgjë e re, thotë Carbunariu, por “vetëm përmes kësaj pandemie dhe çarjes që krijoi në sistem, u bë i qartë një realitet i tmerrshëm tashmë ekzistues”.

Artistja rumune foli për këtë edhe në festival me njerëz në bisedë live online: “Më duket e rëndësishme të tregoj, se ky problem na prek ne të gjithë – që debatet mbi solidaritetin evropian dhe respektimin e të drejtave të njeriut të jenë më shumë sesa predikimet e së dielës.”

Për kontributin e saj në festivalin Postwest Carbunariu ka zgjedhur tablonë e famshme të Édouard Manets.

Arti si “çekiç” për të ndryshuar shoqërinë

Interesante ishin edhe prezantimet e tjera nga profesionistët e teatrit nga Lindja dhe Perëndimi. Kështu për shembull, kontributi nga Prishtina “The Return of Karl May”.

Protagonisti i njohur Kara Ben Nemsi ikën me një grup aktorësh nga Lindja në drejtim të tokës gjermane dhe në këtë udhëtim të pazakontë takon mes të tjerëve, Slavoj Zizek-un, Peter Handke-n dhe një anëtar të organizatës ilegale naziste (NSU).

“Kjo shfaqje konfronton publikun me qëndrimin demonizues të Evropës Perëndimore ndaj Lindjes. Sipas Aleksandar Hemon, epërsia e pretenduar kulturore, politike dhe intelektuale e Perëndimit është e rrënjosur thellë në kolonializmin dhe racizmin e tij”, thuhet në programin e festivalit.

Shumë aktual dhe që përshtatet me temën e punës dhe shkëmbimit në hapësirën virtuale në kohët e koronës, është edhe kontributi polak: “Your Internet Connection Is Unstable”.

Kontributi gjerman “Hammer und Spiegel” (Çekiçi dhe pasqyra) e shpie shikuesin në një vizion të së ardhmes, në të cilin në vitin 2321 “nuk bëhet më fjalë për argumente politike, por për frikëra dhe dëshira private”.

Titulli i referohet një citati të Karl Marksit, se arti nuk është një pasqyrë, ku shihet realiteti, por një “çekiç” që e formëson atë. /DW

Tags: artiçekiçshoqëri

TË LIDHURA

Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga
Kultura

Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga

14:55 | 15/11/2025
Riviera shqiptare, në listën e gjigandit financiar “JP Morgan”
Kultura

Riviera shqiptare, në listën e gjigandit financiar “JP Morgan”

12:22 | 12/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Pandemia në Shqipëri/ Zyrtari i klubit të futbollit infekton prindërit dhe dy shokët

Pandemia në Shqipëri/ Zyrtari i klubit të futbollit infekton prindërit dhe dy shokët

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Digjen gjatë natës dy automjete/ Një prej tyre në pronësi të kryeinspektorit të ISHSH

Digjen gjatë natës dy automjete/ Një prej tyre në pronësi të kryeinspektorit të ISHSH







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com