Në 20 vjetorin e emisionit “Opinion” në studion e gazetarit Blendi Fevziu u dëgjua një trokitje shpatash. Duket se Artan Lamja nuk e ka harruar shkopin e gazetarit Fevziu disa vite me parë që i drejtohej atij dhe zëri në kupë të qiellit të gazetarit që thotë “Pushooooooo”
Lamja ka sjellë në studio një shpatë dhe një jatagan, të fundit ja dha Fevziut dhe për vete mbajti shpatën. Lame ndër të tjera tha se osmanëve ju deshën një mijë vjet të ndryshojnë koncept. Të kalojnë nga jatagani në një shpatë të drejtë.
Fevziu dhe Lame nuk patën një përballje shpatash por i bashkuan ato për të simbolizuar dhe bashkimin e shqiptarëve gjithmonë në të mirë të Shqipërisë.