Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Artan Hoxha: Don Duka dhe bimbash Çako rrëzojnë Shkodrën

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Artan Hoxha: Don Duka dhe bimbash Çako rrëzojnë Shkodrën

Gazetari i njohur i kronikës në “News 24”, Artan Hoxha, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, pak minuta më parë, duke komentuar shkrimin e publikuar në numrin e sotëm të “Panorama Sport”, rreth masave të policisë për ndeshjen Shqipëri-Itali, bën një analizë kritike për atë që ai e cilëson si sjellje çnjerëzore. Hoxha ironizon direkt me drejtorinë e policisë, Haki Çako, si dhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Ja komenti i plotë, ashtu siç e ka shkruar vetë gazetari në “Facebook”:

Rrethimi i fundit i Shkodres

Shkodra, njëri nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë dhe njerëzimit. Me fillese si vendbanim më shumë se 2000 vite para Krishtit, u ka rezistuar ëer 4000 mijë vite rrethimeve dhe pushtuesve më të egër që ka njohur bota.

Por….. sapo është dorëzuar pa kushte para rrethimit dhe pushtimit të fundit të Sulltan Don Dukës së Pare i mbështetur nga taborret e FSHF-së dhe nga trupat speciale të bimbashit Haki Cako nën komandën e yzbashit vendor të qytetit. Po po, Shkodra e famshme nga humbëtira e shekujve kapitulloi pa kushte. Koshadhet e bimbashit Cako sipas një plani te përbashkët me taborret e FSHF-së, kanë marrë vendim tu zbathim deri dhe brekët çdo shkodrani apo shqiptari, i ardhur nga brenda apo jashtë vendit që do të tentojë të futet në stadiumin “Loro Borici”. S’ka, rrup sup!!! Ku jemi këtu!!!! Kemi shtet dhe FSHF jo shaka.

Sulltani e njoftoi miletin qysh dje. Je me makinë, parko te Harku Berdicës, në zall të Kirit ose në Shtoj të vjetër. Futja me këmbë vëlla, zahmet e ke nëse do te jesh këtë mbrëmje në stadium. Dy tre orë njeriu i bën për qejf. Ece që ece me këmbë, duhet të hysh në stadium 4 orë para fillimit të ndeshjes.

Hyrja nis më 17.00, ndeshja fillon në 20.45. Me gjithë respektin si impianti më i mirë sportiv në vend, “Loro Borici”, nuk është “Santiago Bernabeu” dhe as “Uembli” ku ti ke kushte të kalosh katër orë në ambientet e shërbimit social për të kaluar kohën, të bësh shoping apo të argëtohesh.

Katër orë në Loro Borici kam përshtypjen që nuk rrijnë as punëtorët e fushës që paguhen për të qëndruar aty. Tifozëve, ata për të cilët luhet ndeshja, që kanë shpenzuar sa qimet e kokës për një biletë, që kanë hequr të zitë e ullirit për të ardhur në Shkodër, për të gjetur një parking që nuk gjendet kund se nuk të le policia, që kanë harxhuar pa fund shpenzime udhëtimi, kanë dhe një skaner te fundit.

Atë më të pamëshirshmin. Ata nuk duhet te mbajnë me vete monedha metalike. Punë e madhe, shyqyr qe leku shqiptar nuk ka shume vlerë, se edhe po të ketë mbetur ndonjë kacidhe ne xhep, e hedh tej. Nuk duhet te mbajnë çelsa. Po ku ti çojnë o pashallarë, që për vete hyni ne stadium edhe me superbenz-at tuaj luksoz. Janë çelsat e shtëpisë, e makinës, e zyrës,… ku ti çojnë të shkretët tifozë.

Sulltani dhe Bimbashi kanë nxjerrë tellallin të thotë se masat shtrënguese janë kaq te forta sepse duhen shmangur sulmet terroriste. Po ku keni pare ju të ketë masa te tilla në mes të Europës, aq më tepër kur luan Italia. Me Serbinë dhe Izraelin na e hodhët, por këtë radhë boll më, boll në keni zot.

Po luhet në Shkodër djepin e tolerancës fetare, që nga thellësia e shekujve, nuk po luhet në Rripin e Gazës. Po luan Shqipëria me Italinë, dhe shqiptarët janë gati po aq tifozë sa me njërën ashtu dhe me tjetrën. Nuk po luan Izraeli me Palestinën, ku kamikazët pritet të shpërthejnë nga çasti në çast.

A do mësoni ndonjëherë të administroni një ndeshje normale?!!! Nëse jeni kaq të paaftë boshatiseni stadiumin, në daçi boshatisni dhe qytetin, por mos na përrallisni për supermasat tuaja bajate.

Gjatë europianit Francë 2016, Policia e Shtetit dërgoi një skuadër oficerësh që qëndruan një muaj atje. A patë gjë aty o trima, a mësuat si administrohet dhe sigurohet një ndeshje futbolli?!! Tregojuani shefave tuaj të frustruar që të qetësohen, të kthjellohen, që ta marrin vesh se futbolli është një lojë që zhvillohet për njerëzit, për sportdashësit, për tifozët, jo për tua nxirë jetën këtyre të fundit. Kam parë ndeshjen në Marsejë, Francë-Shqipëri, 68 mijë tifozë në Velodrome, vetëm një kontroll, vetëm një, dhe ai nga civilë…

Meqë më ra shansi të jem në Palermo në ndeshjen e parë Itali-Shqipëri, mbaj mend se kalova vetëm një kontroll policor, dhe ai gati formal. Kontrolli i dytë ishte elektronik, vetëm për biletën, asgjë tjetër. Dhe aty ishin 33.000 njerëz dhe jo më shumë se 700-800 policë. Ishim në Palermo, simbolin e mafias dhe Policia ishte për ndihmuar jo për ti torturuar tifozët pa shkak, pse atje sipër janë ca të paftë që nuk ia kanë haberin si menaxhohet një ndeshje futbolli. Janë vetëm 15.250 tifozë që kanë paguar si frëngu pulën për tu argëtuar dhe trajtohen si huliganë apo terroristë nga mobilizimi i mbi 1500 policëve.

Hej burra cfarë bëni kështu? E keni çuar çmimin e biletës sa në “Bernabeu” në një vend ku shumica e qytetarëve shpenzojnë në muaj sa vlera e një bilete në tribunë. Ju qofshi!!! U paçim sa malet!!!!

Shkodër locja, që i rezistoi rrethimit serb e bullgar, venedikas e malazes, që e mbajti Sulltan Memetin dy herë jashtë mureve të saj, u dorëzua pa pikë rezistence përpara rrethimit të fundit të Sulltan Don Dukës dhe taborreve të FSHF-së mbështetur nga paaftësia “shkëlqyese” e policisë.

Një ndeshje futbolli nuk cilësohet e shkëlqyer kur ti nga paaftësia u heq rripat e pantallonave dhe çorapët tifozëve, por kur tifozët argëtohen me performancën e futbollistëve.

Në fund të fundit mbase s’keni faj, kaq dini kaq bëni…

Tags: Artan HoxhabimbashÇakoDon DukarrëzojnëShkodrën

TË LIDHURA

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

23:00 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd
Sport

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Next Post
Rama: Rezistenca kushtetuese nuk ndrydhi reformën në drejtësi, kam dy fjalë për BE-në

Rama: Rezistenca kushtetuese nuk ndrydhi reformën në drejtësi, kam dy fjalë për BE-në

“Gazzeta Dello Sport”: Lila titullar, ja formacionet

“Gazzeta Dello Sport”: Lila titullar, ja formacionet

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës kualifikohet në “Elite Round”

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës kualifikohet në “Elite Round”

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com