Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestohet ish-administratori i kompanisë “Kurum”, u shpall në kërkim ish-drejtori

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Arrestohet ish-administratori i kompanisë “Kurum”, u shpall në kërkim ish-drejtori

Gjykata e Elbasanit me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën ‘arrest me burg’ ndaj dy zyrtarëve të të kompanisë “Kurum International”. Sipas prokurorisë Ish-administratori i kompanisë” Koray Zeytinoglu dhe ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën rreth 1.5 milionë dollarë.

Ish administratori është arrestuar mbrëmjen e sotme, ndërsa ish drejtori i skrapit është në kërkim pasi është larguar nga Shqipëria. Gjithashtu me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të kompanisë.

NJOFTIMI I PLOTE I PROKURORISE ELBASAN:

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy ish-drejtues të lartë të kompanisë “Kurum International”, të dyshuar se kanë krijuar një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën rreth 1.5 milionë dollarë. 

Gjithashtu, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të kompanisë Kurum.

Ish-administratori i kompanisë “Kurum”, Koray Zeytinoglu dhe ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu dyshohet se, nëpërmjet faturave fiktive, kanë deklaruar se kanë kryer aktivitet shit-blerje në vitin 2011 me disa kompani të tjera, të regjistruara në qytetin e Laçit. Në bazë të dyshimeve të arsyeshme, mbështetur në prova, Prokuroria kërkoi nga gjykata caktimin e masës “arrest me burg” për këta dy shtetas, e cila u pranua nga ana e gjykatës.

Mbrëmjen e sotme është bërë i mundur ekzekutimi i masës nga ana e Policisë për ish-administratorin e Kurum, Koray Zeytinoglu, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu, i cili rezulton të jetë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Fillimisht, hetimi nisi nga Prokuroria e Kurbinit, e cila kishte regjistruar procedimin penal për “Fallsifikim të vulave e stampave”; “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve penale” për 4 kompani që kishin të deklaruar si vend ushtrimi aktiviteti për mbledhjen e përpunimin e skrapit në qytetin e Laçit. Këto kompani ishin “Kurbini” shpk; “Erad&XHT”; “R&B2011” dhe “Kavaja Co”. Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Kurbinit, u krijuan dyshime të arsyeshme se këto kompani shërbenin si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm të ish-drejtuesve të kompanisë “Kurum International”, e cila ushtronte aktivitetin në qytetin e Elbasanit.

Për këtë arsye, hetimi kaloi për kompetencë pranë Prokurorisë së Elbasanit, e cila, deri në këtë fazë të hetimit ka konstatuar se:

Gjatë vitit 2011, shoqëria tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, aktualisht me zyrë qëndore në Tiranë, ka kryer aktivitet fiktiv të blerjes së lëndës skrap, nga 4 (katër) shoqëritë tregtare të cilat figurojnë si palë shitëse.

Të gjitha faturat tatimore të shitjes së lëndës skrap për vitin 2011, të përpiluara me palë shitëse këto 4 (katër) shoqëri, dhe blerës shoqërinë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, (e cila e ka patur qendrën e aktivitetit në Elbasan), janë të falsifikuara. Këto shoqëri asnjëherë nuk kanë kryer realisht aktivitet shitblerje skrapi ndërmjet tyre.

Të gjtha këto fatura tatimore janë përpiluar nga shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në mënyrë fiktive, me qëllim për t’u deklaruar dhe njohur nga organet tatimore si TVSH e zbritshme, TVSH për këto furnizime (blerje) skrapi.

Shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, ka qënë dhe është aktualisht e regjistruar si subjekt tatimpagues pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë.

Nëpërmjet këtij aktiviteti kriminal, pra duke deklaruar në organin tatimor fatura  tatimore të blerjes së lëndës skrap të falsifikuara, fiktive, shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme TVSH-në përkatëse për këto blerje. Njëkohësisht, kjo shoqëri ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, duke ulur fitimin dhe për rrjedhojë edhe tatim fitimin që ka paguar pranë organit tatimor.

Në bazë të hetimit të kryer, si edhe në përfundimet e ekspertimit kontabël, ka rezultuar e provuar se shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, nëpërmjet falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, dorëzimit të dokumenteve të falsifikuara dhe të dhënave të rreme në organin tatimor, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga mospagimi i TVSH-së dhe Tatim Fitimit sipas ligjit, vlerën e përllogaritur 158,654,280 lekë, e cila përfaqëson dëmin ekonomik të shkaktuar buxhetit të shtetit.

Të gjitha këto fatura tatimore shitje janë nënshkruar për palën blerëse shoqërinë  “KURUM INTERNATIONAL” SH.A nga shtetasi Yücel Aksu, i cili në atë kohë ka patur pranë shoqërisë detyrën e Drejtorit të Skrapit.

Gjithashtu, rezulton se nga administratori i asaj kohe i shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, z.Koray Zeytinoglu, janë kryer pagesat për likujdimin e këtyre faturave tatimore për 4 (katër) shoqëritë shitëse, nëpërmjet bankës NBG Bank.

Nisur nga fakti se të gjitha këto fatura kanë qënë fiktive, kalimi i këtyre shumave nëpërmjet sistemit bankar është bërë për t’i dhënë formë të ligjshme në dukje këtij aktiviteti kriminal, dhe për të fshehur origjinën e vërtetë të këtyre të ardhurave, që janë rrjedhojë e falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, evazionit fiskal, si dhe mashtrimit ndaj organit tatimor, duke kryer edhe veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Për sa më sipër, Prokuroria e Elbasanit iu drejtua gjykatës, e cila autorizoi arrestimin e dy shtetasve turq, si edhe u vendos sekuestrimi i llogarive bankare të kompanisë “Kurum International”, e cila aktualisht është në procedurën e falimentimit.

Tags: arrestohetish-administratoriish-drejtorikompaniKurum

TË LIDHURA

“Më lironi, s’jam rrezik për prishjen e provave”, shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës
Politikë

“Më lironi, s’jam rrezik për prishjen e provave”, Gjykatën e Lartë rrëzon kërkesën, Veliaj ngelet në burg

14:50 | 02/10/2025
Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë
Aktualitet

Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë

14:47 | 02/10/2025
Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzon kërkesën për masën disiplinore ndaj prokurores, seanca shtyhet më 27 tetor
Aktualitet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzon kërkesën për masën disiplinore ndaj prokurores, seanca shtyhet më 27 tetor

14:46 | 02/10/2025
Next Post
Facebook ndalon së punuari, çfarë po ndodh me rrjetet sociale?

Facebook ndalon së punuari, çfarë po ndodh me rrjetet sociale?

A do t’i mbijetojë presidenca amerikane këtij presidenti?

Sfidat dhe perspektivat/ Trump bëri gjysmë viti në Shtëpinë e Bardhë

Shtypi i ditës, 20 korrik 2017

Shtypi i ditës, 20 korrik 2017

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“Më lironi, s’jam rrezik për prishjen e provave”, shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës
Politikë

“Më lironi, s’jam rrezik për prishjen e provave”, Gjykatën e Lartë rrëzon kërkesën, Veliaj ngelet në burg

by mirseda
14:50 | 02/10/2025
0

Gjykata e Lartë vendosi të lere ne burg ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkoi shfuqizimin...

Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë

Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë

14:47 | 02/10/2025
Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzon kërkesën për masën disiplinore ndaj prokurores, seanca shtyhet më 27 tetor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzon kërkesën për masën disiplinore ndaj prokurores, seanca shtyhet më 27 tetor

14:46 | 02/10/2025
Avokatja dënohet me 20 vite burg, futi drogë në qeli për klientin e saj

Avokatja dënohet me 20 vite burg, futi drogë në qeli për klientin e saj

14:43 | 02/10/2025
Si skenar filmi/ Morën peng të miturin në Tiranë dhe kërkuan lekë, arrestohen autorët

Si skenar filmi/ Morën peng të miturin në Tiranë dhe kërkuan lekë, arrestohen autorët

14:42 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com