Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

ARMO drejt katastrofës, naftëtarët: Rrezikon shpërthimin, ndërhyni urgjentisht!

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
ARMO drejt katastrofës, naftëtarët: Rrezikon shpërthimin, ndërhyni urgjentisht!

Rafineria e ARMO-s, pas problemeve në menaxhimin e saj, ajo po shfaq edhe probleme të tjera. Kompania fillon të shkojë drejt degradimit total, pasi edhe zjarrfikësit janë larguar nga puna, si shenjë protestë pasi nuk kanë marrë pagën për punën e kryer.

Tashmë, krahas flakjes në rrugë të punëtorëve, kompania rrezikon të shkaktojë një katastrofë natyrore, pasi mund të nisë ndonjë vatër zjarri, e cila do të ishte një katastrofë për banorët që jetojnë përreth. Zjarrfikësit japin alarmin dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Rreth 50 zjarrfikësit e Repartit Zjarrfikës, që varet nga kompania problematike e përpunimit të naftës, ARMO, janë të fundit që kanë ndërprerë punën dy ditë më parë. Arsyeja: Edhe ata kanë që në dhjetor që nuk paguhen, se bashku me 1100 punonjësit e tjerë të rafinerisë së ARMO-s.

Por, grupimi i naftëtarëve të ARMO-s ka dhënë alarmin se shpërbërja e kompanisë po rrezikon një katastrofë.  “Reparti zjarrfikës varet nga ARMO, dhe e ka në administrim uzina e Ballshit. Atje ka  rezervuarë të mbushur me lëndë djegëse, që në çdo moment mund të shpërthejnë dhe zjarrfikës nuk ka”, ka pohuar grupimi i naftëtarëve që ka kontaktuar me shqetësim redaksinë e Monitor. 

Edhe TEC-in e Ballshit e ka ARMO, pohojnë ata dhe punonjësit nuk i kanë marrë rrogat që nga dhjetori.  “Përveç energjisë që i jep Kombinatit të Ballshit, TEC-i kryen dhe shpërndarjen e energjisë për gjithë jugun. Imagjinoni një stakim të mundshëm të energjisë”.Edhe punonjësit e pompave të ujit që janë në Poçem paguhen nga ARMO dhe janë pa paga edhe ata. Pompat e ujit shpërndajnë ujë dhe për banorët e Mallakastrës. “Kush përgjigjet në këtë shtet?!”, thonë naftëtarët.  “Uji, energjia , Kombinati, janë objekte të rëndësisë së veçantë”.

Punonjësit paralajmërojnë që më e keqja mund të ndodhë. “Nuk shkon askush në punë pa paguar, dhe imagjino çfare mund t’i hidhet ujit të pijshëm kur s’ka punëtorë?! Jemi të pasigurt. Nuk duam që kur të ndodhë e keqja të fillojnë të merren masat. Jemi në prag katastrofe prej gjithçkaje. Një shpërthim në kombinat do të  sjellë viktima. Një stakim i energjisë në TEC , do të jetë problem për gjithë jugun”.

Punonjësit e ARMO-s pohojnë se do të rifillojnë protestat të hënën në mëngjes dhe në planet e tyre është një tjetër marshim drejt Tiranës.

Rafineria e përpunimit të naftës, ARMO, ndërpreu aktivitetin që në fund të muajit nëntor, pasi kompania IRTC, një offshore, që e kishte marrë në shfrytëzim në shtator 2016, ndërpreu aktivitetin pasi Bankers Petroleum nuk e furnizoi më me naftë bruto për shkak të mospagesave.

Që prej asaj kohe, punonjësit kanë mbetur në mëshirë të fatit dhe takimet me përfaqësues të qeverisë nuk kanë shërbyer për asgjë. “Ne kemi 14 paga të vitit 2015-2016 pa u paguar, dhe nga dhjetori e tani nuk marrim paga”. Uzina e Ballshit nuk po punon që prej fillimit të dhjetorit.

Ata kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme nga shteti. “Në parlament ka kaluar statusi i naftëtarit, ku ne që dalim të papune të paguhemi sipas ligjit që vetë shteti e ka bërë, pra me 150 % të pagës minimale per 3 vjet. Të ruhet uzina me shërbim zjarrfikës, të ruhen pompat e ujit në Poçem. Kush përgjigjet për 100 mijë banorë që ka Mallakastra. Çfarë është ky aneksim dhe mohim i jetës tonë që po na bën shteti shqiptar?”, pohon i indinjuar grupimi i naftëtarëve.

Historia e ARMO

Në vitin 2008, ARMO u privatizua nga grupi Taçi Oil, që mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro. Grupi Taçi është tashmë i falimentuar.

Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksioneve të AMRA Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën. Në 2014-2015, përmes qiradhënies ARMO-n e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling. Pas një periudhe disamujore ku aktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, që e mbylli si gjithë të tjetër, me një fund pa lavdi.

Në fillim të muajit shkurt të këtij viti u mësua se një tjetër kompani po negocionte për të blerë rafinerinë, e quajtur Allum Enterprises. Allum Enteprises sipas ekstraktit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit është krijuar në gusht në vitit 2017 dhe pronari i saj është ALLUM ENTERPRISES LIMITED, një kompani e regjistruar në Angli në qershor të vitit 2017. Aktiviteti i saj është “agjentë të përfshirë në shitjen e karburanteve, metaleve dhe produkteve kimike”.  Aksionerët realë nuk bëhen të ditur në të dhënat e kompanisë, por vetëm për adresën e saj. Në internet për këtë kompani nuk gjendet asnjë informacion, duke qenë sërish në linjën e sipërmarrjeve offshore që kanë shfrytëzuar ARMO-n. Dalja në skenë e kësaj kompanie u komentua nga ekspertët si një skenar për të shkëputtur përfundimisht asetet e ARMO nga borxhet që ka ajo dhe nënkontraktorët e saj.

15% të aksioneve të ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend.

Ekspertë të tregut pohojnë se me ARMO-n është abuzuar sistematikisht. Kompanitë që e marrin atë në përdorim nëpërmjet qirasë apo marrëveshjeve me bankat e shfrytëzojnë dhe ndërkohë nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit. Në fund të gjithë largohen, duke lënë pas një mal me detyrime.

Tags: armo. drejtkatastrofesnaftetaretnderhynirreyikonshperthiminurgjentisht

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Foto+Video/Wilder i pamposhtur, vuan 10 raunde për të hedhur në tokë Luis Ortiz-in

Foto+Video/Wilder i pamposhtur, vuan 10 raunde për të hedhur në tokë Luis Ortiz-in

Video/Incident gjatë votimit të Berluskonit, shikoni çfarë bën vajza gjysmë e zhveshur

Video/Incident gjatë votimit të Berluskonit, shikoni çfarë bën vajza gjysmë e zhveshur

Avokati i stomatologes: Kush janë “peshqit” e mëdhenj që mbron Prokuroria

Avokati i stomatologes: Kush janë “peshqit” e mëdhenj që mbron Prokuroria

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com