Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Armando Duka është një copë ordiner, që tallet me bukën e fëmijëve të mi”

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Armando Duka është një copë ordiner, që tallet me bukën e fëmijëve të mi”

Kamza ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë një ditë më parë në Korçë përballë Skënderbeut, por në fund janë mposhtur me rezultatin 3-2. Ajo që është kontestuar më shumë është penalltia e dhënë në favor të James për korçarët, pasi akuzohet se ai ka qenë një vallëzim. Ndërsa nuk është akorduar penallti për një faull të pastër në zonë ndaj Plakut. Kjo ka bërë që edhe pas ndeshjes presidenti i Kamzës, Naim Qarri të shpërthejë ndaj FSHF-së dhe arbitrave të takimit duke ngritur akuza të rënda. Ai ka debatuar me delegatin e takimit, Denis Bastarin, i cili është edhe drejtori administrativ i FSHF-së.

“Panorama Sport” zbardh ekskluzivisht debatin e ndodhur dje. “Nuk është një ditë kjo punë, nuk është një javë, por është javë për javë. Le të dalin nga dhoma këta (arbitrat) dhe të thonë që na tha Armando ose na tha Shulku. Javë për javë kjo punë, nuk shpëtojnë dot kështu këta se kush do t’i ruajë, nuk i ruan dot gjithmonë policia, do dalin atje jashtë se s’kanë ku shkojnë. Nuk tallen dot me 40 burra ata, me shpenzimet tona, me lekët e fëmijëve të mi.

Kush është Armando re? Ça është Armando? Ca është ai, një copë ordiner që tallet me gjakun tim, me djersën time. Për ça vini ju këtu se s’po e kuptoj. Nuk ka sherr në Korçë ore, nuk të vret njeri në Korçë. Këtu vihet luhet futboll normal dhe ikin të gjithë. Për ça vjen federata këtu, vjen për të mbajtur drejt ndeshjen apo me hile. Hajde me Kukësin me hile, hajde atje me hile. Është turp i madh ore dhe pastaj thoni na shau ky, na shau ai.

Vjen një arbitër nga Lezha dhe bën këtë gjë. Doni të mbani Monin se është nga Durrësi? Mbajeni Monin o vlla po mos nga dëmtoni ne, se janë lekë me djersë këto që po hedhim, lekët e fëmijëve. Hajde të flasim realitetin more, se këtu nuk doni me fol ju. Flisni more pa frikë, janë 30 burra që paguajmë ditë për ditë, a mund të vazhdohet kështu? Mbajeni futbollin drejt more se është turp. Hedhim lekët e kalamajve.

Thuaji Armando Dukës o zotëri se nuk ka për ta hedhur dot poshtë këtë ekip se janë lekë gjaku, janë djersa jonë. Ti e di shumë mirë, unë kam 11 vjet në futboll, ti ke ardhur pas meje. Më thuaj një javë kur nuk është bërë një hile ndaj nesh. Ju jeni punonjës të federatës, ta kapni arbitrin në pushim të ndeshjes e t’i thoni, ca bëni kështu, mbajeni mirë ndeshjen. Për ça vini ju këtu, vini të bëni komandime me telefon nga Federata. I di gjërat mirë unë ore çun.

I di shumë mirë unë gjërat, po mos i bëni gjërat me telefona se është turp. Kamza thoni ekip i vogël, janë 50 milionë në muaj shpenzime, djersa ime, buka e fëmijëve jo të talleni kështu. Nuk merrem me drogë unë, e di gjithë Shqipëria, merrem me punë të pastër. Nuk jam këtu për të më degjeneruar ju mua. Pse e mban me dy standard.

Jo të mbajnë këta kalamaj me hile, u bë b… e këtyre të bëjnë këto gjëra. Mua më vjen keq për ty (i drejtohet Bastarit), se je punonjës që ke dhe stemën e UEFAs, kështu shkohet në UEFA. Shkohet me drejtësi Denis se është turp për kokën e fëmijëve. Unë do të akuzoj haptas në televizor, edhe në UEFA do çoj shkresa me fakte ore, se kështu e doni ju”, kanë qenë fjalët e presidentit të Kamzës.

Tags: Armando Dukabukëncopëështëfemijeveordinertallet

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post
Babai i Mario Majollari zbulon 5 arsyet përse është i pafajshëm

Babai i Mario Majollari zbulon 5 arsyet përse është i pafajshëm

Barazim me shije humbjeje, Milani dhe Napoli ndajnë nga një pikë (Video)

Barazim me shije humbjeje, Milani dhe Napoli ndajnë nga një pikë (Video)

Del harta/Rusia gati për Luftën e III Botërore, nga do sulmojë Putini

Putin: Sulmet e reja në Siri çojnë në kaos ndërkombëtar







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë
Aktualitet

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë

by mirseda
12:04 | 06/01/2026
0

Për shkak të situatës së krijuar dhe përkeqësimit të kushteve atmosferike, vijon pezullimi i lundrimit detar për...

“Nuk jam naiv e budalla si Milosheviçi”/ Vuçiç provokon: Groenlanda? Po me Kosovën çfarë ndodhi

“Nuk jam naiv e budalla si Milosheviçi”/ Vuçiç provokon: Groenlanda? Po me Kosovën çfarë ndodhi

12:01 | 06/01/2026
Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

11:56 | 06/01/2026
Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja

11:53 | 06/01/2026
Moti i keq në vend/ Përmbyten tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet

Moti i keq në vend/ Përmbyten tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet

11:17 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com