Futbollisti holandez Arjen Robben gjatë një interviste për gazetën “Kicker”, ka pranuar se është afër daljes në pension nga futbolli.
Ylli i Bayern Munichen, në këtë intervistë ka folur rreth planeve për të ardhmen e tij.
Robben ka pranuar se pas Bayern Munichut do të kthehet në Holandë dhe më pas do të pensionohet nga futbolli aktiv.
“E vërteta është se karrierës sime po i vjen fundi. Çdo ditë e më shumë po mendoj të ardhmen time jashtë fushave të lojës. Në këtë moment jam i qetë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në vitin 2018”, tha Robben.
Në vijim të kësaj interviste ai u shpreh se “unë jam shumë i lidhur me skuadrën e Groningenit, ku fillova karrierën si futbollist profesionist”.
Robben ka kontratë me Bayern Munichun vetëm deri në vitin 2018.